Një modele 41-vjeçare me më shumë se 20 vjet eksperiencë në industrinë e modës nuk e shihte dot veten në pasqyrë.
“Laja dhëmbët dhe nuk kisha guxim t’i hidhja sytë nga pasqyra”, rrëfen ajo.
Shkaku i frikës ishte kanceri i gjirit. Pasi u diagnostifikua me kancer në fazën e tretë, ajo iu nënshtrua kimioterapisë për njëzet javë, duke humbur flokët, vetullat e qerpikët e syve.
Ishte mësuar të dukej perfekt në fotografi dhe ndaj nuk mundej ta shihte veten në versionin e ri.
Ajo ka një fëmijë dhe profesioni si modele ishte mënyra për të mbajtur familjen.
“Kur u diagnostikova me kancer, kisha shumë frikë. Shpejt fillova të vlerësoja mundësitë për mbijetesë dhe si do ta financoja veten dhe djalin”, vazhdon më tej.
Por më vonë e kuptoi se frika nuk do ta çonte askund, ndaj mblodhi forcat dhe filloi të bënte fotografi.
Në janar të këtij viti, ajo shpërndau një postim për të inkurajuar gratë e tjera në të njëjtën gjendje.
“Unë do ta përballoj këtë. Dhe dua që gratë tjera të inspirohen që t’ia dalin po ashtu. Gjithçka ka të bëjë me bukurinë e brendshme dhe, nëse shkëlqeni, jeni të bukura. Nuk keni humbur asgjë. Ju keni fituar”, tha ajo.