• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mesazhi i zgjedhjeve dhe mandati i Erion Veliajt

by
26/06/2015 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Në 21 qershor nuk u verifikua ndëshkimi i shumëpërfolur i qeverisë me votë popullore. Koalicioni i majtë e arriti sërish numrin simbolik të një milion votave në këshillat bashkiake, si për t’ja bërë edhe më therëse humbjen opozitës së djathtë. Nga 61 bashki që u hodhën në votë të dielën, shumica do të drejtojë 45 prej tyre.

Këto shifra flasin vetë, nuk kanë nevojë  për interpretime dhe analiza. Një mesazh megjithatë doli i fortë dhe i qartë: reformat e ashpra nuk e penalizojnë gjithmonë qeverinë që i ndërmerr. Mbledhja masive e faturave të papaguara të energjisë, shembjet e mijëra ndërtimeve pa leje nga Veriu në Jug, rrafshimi i plantacioneve të drogës në Lazarat dhe Veri të vendit, apo mbyllja e një numri jo të vogël universitetesh private, ku mësonin mijëra studentë – të gjitha këto nuk u kthyen në bumerangun fatal për Edi Ramën në 21 qershor. Përkundrazi, qeveria ka pasur një humbje fiziologjike votash, po aq sa ç’është e drejtë të thuhet se opozita thuajse nuk lëvizi vendit. Kjo e fundit dështoi të fitojë Durrësin dhe humbi Tiranën, duke mos llogaritur se fitoret në qytete të vogla, u pasuan nga po aq humbje në të tjera qendra të vogla urbane.

Mesazhi i këtyre zgjedhjeve do të dëgjohet me shumë gjasë edhe në kryeqendrën e Shqipërisë, Tiranë. Aty ku vota e kryeqytetasve rrëzoi në mënyrë të qartë katërvjeçarin e qeverisjes së Lulzim Bashës, më shumë sesa fushatën e moderuar e të qetë të Doktor Kosovës. Mesazhi i 21 qershorit për pasardhësin e Bashës, Erion Veliajn, duket gjithashtu i qartë si drita e diellit: shtrirja edhe në hapësirën e 24 njësive të reja të bashkisë Tiranë, të të njëjtës linjë drejtimi, me atë të qeverisë qëndrore. Nuk ka nevojë që me këtë përcaktim të ndërtohen paralelizma ironike, sipas të cilave Veliaj do të jetë një “asistent” i Ramës në bashki, siç është dëgjuar të thuhet shpesh këto javë. Veliaj nuk ka nevojë të kopjojë Ramën. Tirana e sotme nuk është më ajo që drejtoi dikur Edi Rama. Konfigurimi i ri i saj, me rreth 25 herë më shumë hapësirë se bashkia e vjetër, bën që ndaj këtij realiteti të ri dhe kompleks, kryebashkiaku i ri të ndërmarrë një valë punësh, duke përdorur dorën e fortë dhe vendimmarrjen e qartë.

A do të ndalen ndërtimet që nisën të mbijnë në kryeqytet dy vjetët e fundit? A do të pastrohen rrugët, a do të zgjidhet disi nyja gordiane e trafikut, a do të vihet rregull dhe rend në trotuaret, tregjet, rrugicat e brendshme, a do të ndalen shtesat dhe cepat që shfaqen çdo ditë nëpër trupin e pallateve e ndërtesave të qytetit? Më tej, a do të kryhet integrimi i natyrshëm i qytetit me rrethinat që tashmë i përkasin bashkisë së re? A do të disiplinohet kurora e ndërtimeve pa leje që ka rrethuar kryeqytetin në 20 vjetët e fundit? A do paguhen taksat bashkiake, në një mënyrë që të mos ketë nevojë të rritet presioni fiskal mbi banorët dhe bizneset?

Erion Veliaj ka një timon të rëndë në duar. Por ka nga pas edhe votat e duhura për ta drejtuar atë. Shumica e kualifikuar në Këshillin Bashkiak është garancia e parë për ta bërë këtë. Por në thelb të mandatit të Veliajt duhet të qëndrojë i njëjti koncept i drejtimit të punëve, pa u merakosur shumë se cilat janë politikat “popullore” dhe cilat reformat “antipopullore”. Tirana kërkon dorë të fortë, pas një vakumi katërvjeçar, që Erion Veliaj më i pari, e ka kritikuar aq e aq herë.

 

veliaj turizmi

Next Post

"Arratesh 2015" asgjësohen 560 rrënjë kanabis në Krujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com