Nuk kisha asnjë vështirësi të zgjidhja Shqipërinë para ofertës greke. Ky ishte mesazhi i Ergys Kaçes që pritet të ndezë sfidën Shqipëri-Zvicër disa orë para fillimit. Një mesazh ky që djeg jo pak në kampin kundërshtar ku lojtarët kyç janë shqiptarë.
Kaçe refuzoi kombëtaren e Greqisë dhe erdhi të luajë për Shqipërinë.
“Nuk e kisha aspak të vështirë për të bërë zgjedhjen e duhur. Jam shqiptar 24 karat”, ka shkruar Kaçe në profilin e tij në Facebook.
Kaçe pritet të luajë nga fillimi në duelin ndaj Zvicrës./a.m.