• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhi/ Brataj për të “paqartët”: Infektohesh nga Covid dhe po u vaksinove, s’të garantohet pavdekshmëria!

by Java News
26/08/2021 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Brataj ka sqaruar disa fakte mbi vaksinimin ndaj COVID-19.

Brataj ka një mesazh për të paqartët se mund të infektohesh edhe nëse e bën vaksinën dhe për më tepër vaksina nuk të siguron pavdekshmërinë.

Sipas Bratajt, qytetarët nuk duhet të shqetësohen gjithashtu për llojin e vaksinës që kanë bërë, por për sëmundjet bashkëshoqëruese pasi vdekjet nuk vijnë vetëm nga COVID_19.

Drejtori i Urgjencës gjithashtu thotë se nëse ke kaluar COVID-19 e ke një imunitet që sipas studimeve shkon në 8-12 muaj kurse mbrojtja qelizore zgjat për vite.

Postimi nga urgjenca i Bratajt:

REALITETI MBI VAKSINAT!

Në stautset e herëpasherëshme që vendos në faqen time shikoj komentet tuaja të përditëshme, gjë e cila më bën të bëj një përmbledhje, ose disa sqarime për të kuptuar më mirë situatën në të cilën ndodhemi.

Nuk jam dakort me asnjë Novax(persona që janë kundër vaksinës), ose konspiracionist(ata që nuk besojnë në ekzistencën e virusit), sepse besoj në shkencë, sepse rezultatet janë të prekshme.

Shkenca e ka vërtetuar këtë para 225 vjetësh!

“VAKSINA E LISË, VAKSINA E PARË EFEKTIVE E ZHVILLUAR NDONJËHERË, U PREZANTUA NGA EDËARD JENNER MË 1796. JENNER KISHTE VËNË RE SE MJELSIT E BAGËTIVE QË ISHIN  INFEKTUAR NGA LIJA, PAS VAKSINËS NUK ZHVILLUAN MË SËMUNDJEN. KJO GJË TREGOI SE SI VAKSINIMI MBRON KUNDËR SËMUNDJES SË LISË”.

KËTU FILLON ERA E VAKSINIMIT TË NJERËZIMIT.

NËSE VAKSINAT DO TË ISHIN TË DËMSHME NË KËTË MOMENT NJERËZIMI NUK DO TË EKZISTONTE !!!!

Për ata që janë të paqartësuar!

1.Njerzit mendojnë se po u vaksinove nuk infektohesh!

Nuk është e vërtetë, mund të infektohesh, por vaksina të mbron nga format e rënda të sëmundjes dhe nga humja e jetës në mbi 95% të rasteve. Pra në atë 5% bëjnë pjesë ata persona që humbasin jetën!

2.Nëse kalon sëmundjen e Covid-19 nuk infektohesh përsëri! Nuk është e vërtetë, infektohesh përsëri, por je më i mbrojtur më shumë se sa kur je vetëm i vaksinuar.

3.Pasi ke kaluar Covidin dhe mbas 6 muajsh, ose më shumë po të vaksinohesh, do të thotë se je 10 herë më i mbrojtur, se sa të mos vaksinohesh. Sidoqoftë nëse e ke kaluar sëmundjen ke imunitet dhe je i mbrojtur. Për sa kohë? Studimet kanë treguar se mbrojtja e matëshme me antitrupa është 8-12 muaj, ndërsa mbrojtja humorale, ose qelizore që nuk ka mënyrë matëse me analiza gjaku, mund të zgjasi disa vite.

4.Përsa i përket llojit të vaksinave të kryera në Shqipëri, sipas disa interpretimeve, se ata me Coronavac janë më shumë, ose mbron më pak ajo, nuk është e vërtetë! Të vaksinuarit me Coronavac janë më shumë në numër, në raport me llojet e vaksinave të tjera, sigurisht që numri i të infektuarve me këtë vaksinë është më i lartë! Prandaj kujdes kush jep këto informacione sepse ato duhet të interpretohen nga specialistët dhe të kihen parasysh këto të dhëna. Fakti që ka të infektur në persona që kanë bërë edhe vaksina të tjera, tregon që ne mund të infektohemi , ose të reinfektohemi nga SarsCov2.

5.Në Europë, Amerikë, Angli, Israele dhe vende të tjera, janë soministruar vetëm Pfizer, Moderna, Astra-Zeneca, Jonson &Jonson, nuk janë soministruar vaksina Coronavac, por siç e kemi parë ka numër të lartë infektimesh! Nuk duhet të ngatërrojmë vaksinimin që na mbron nga format e rënda të sëmundjes dhe humbja e jetës, me llojin e vaksinës dhe me reinfektimet.

Prandaj ju që keni vaksinuar të afërmit tuaj mos u shqetësoni për llojin e vaksinës, por për sëmundjet bashkëshoqëruese dhe duhet të kontaktoni mmenjëher mjekun sapo mendoni se mund të jenë infektuar ose reinfektuar. Në këtë moment, çdo formë temperature, rrufe, diarreje(barku), ose të vjella, mendoni së pari infektimin nga SarsCov2, sepse janë simptoma tipike të variantit Delta!

6.Humbja e jetës nuk është e lidhur vetëm me Covidin!

7.Personat me sëmundje shoqëruese, personat me sëmundje në stade të avancuara, mund të humbasin jetën edhe nga infeksioni i çfardolloj virusi, gripi, adenoviruset ose SarsCov2!

8.Vaksinat nuk garantojnë imortalitetin(pavdekshmërinë)!!

9.Shkenca mjeksore ka misteret e sajë për shumë sëmundje, sëmundje që nuk kanë një shërim komplet siç janë disa lloje tumoresh në përgjithësi dhe sëmundje të tjera!

10.Kemi humbje të jetës për sëmundje të ndryshme dhe shkaqe të ndryshme me një vdekshmëri më të lartë se sa Covid-19! Dr. Skënder Brataj

/m.j

Next Post
“Dardan Krivaqën e kanë zhdëpur në dru në burg”, flet Policia: Ja e vërteta e lajmit!

"Dardan Krivaqën e kanë zhdëpur në dru në burg", flet Policia: Ja e vërteta e lajmit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

November 11, 2026
Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

November 11, 2026
Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

November 11, 2026
Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

November 11, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Nëse nuk janë të zotë, të hapin krahun”, Karanxha: Na duhen gjyqtarë të pavarur në Kushtetuese

November 11, 2026
Karma

Karma

November 11, 2026
Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In