• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhet e Reeker për Tiranën/ Milo: Bashës mund t’i jetë kërkuar distancimi nga Berisha

by Java News
01/07/2021 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si qëndrimin më të rëndësishëm të pas takimeve që ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Philip Reeker zhvilloi në Tiranë, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, veçon vendosjen e luftës kundër korrupsionit në Shqipëri si një çështje të lidhur drejpërdrejt me sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Pati një element të ri, që tani kjo luftë nuk lidhet më aq shumë me problemet e demokracisë brenda në Shqipëri dhe të shtetit ligjor, por me sigurinë kombëtare të SHBA-së, është një angazhim i madh që marrin SHBA-të në këtë front lufte në Shqipëri.”, tha Milo!

Në nënvizimin që Ambasada Amerikane i bën në njoftimin e saj zyrtar luftës kundër korrupsionit, pasi DASH shpalli “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha me argumentin se është i përfshirë në vendimarrje korruptive, Paskal Milo, nuk e përjashton mundësinë që në takimin me kryedemokratin, Lulzim Bashës t’i jetë kërkuar distancimi nga Sali Berisha.

“Çdo gjë bën të mundur që kjo temë me liderin e PD-së të jetë diskutuar, sepse jo pa qëllim u nënvizua se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri vlerësohet si prioritare për t’i dhënë të mundur opinionit publik që ta kuptojë apo ta nënkuptojë që janë diskutuar çështje të kësaj natyre”, deklaroi ish ministri i Jashtem!

Po aq vizita e diplomatit të lartë të SHBA-së dhe takimet me njerëz të drejtësisë që Vettingu i ka nxjerrë të pastër dhe për të cilën Amerika është investuar ekskluzivisht, janë parathënia e një sërë vendimmarrjeve të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar të shoqëruara në të ardhmen edhe me “non grata” të tjera.

“Unë mendoj se do të ketë, se paralajmërimet janë dhënë, se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri nuk bëhet vetëm duke shpallur një, dy ose tre persona “non grata”. Ka shumë të tjerë, ma merr mendja që janë në liste, por se kur kjo do të shpallen, kjo është çështje që varen nga veprime taktike për të mos e kthyer Shqipërinë në një tabelë qitje dhe për t’i dhënë një imazh negativ vendit edhe ne rang evropian”, tha Milo.

Në vizitën që pati në Tiranë, në agjendën e takimeve të Philip Reeker nuk ishte presidenti Ilir Meta.Ishte një vendim i qëllimshëm për t’i treguar kreut të shtetit se nuk gëzon mbështetjen e SHBA-së, apo për shkak të agjendës së ngarkuar siç u tha zyrtarisht nuk u krijua mundësia e një takimi me Ilir Metën, kjo do të mbetet në pas perdet e diplomacisë jo zyrtare./m.j

Next Post
Kuvendi tërhiqet nga shpallja e vakancave në KLGJ e KLP

Kushtetuesja rrëzoi herësin, lëvizjet e supozuara në Kuvend: Beqaj e Majko marrin mandatet, ikin Vasili, Dule dhe... (EMRAT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In