• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushtetuesja rrëzoi herësin, lëvizjet e supozuara në Kuvend: Beqaj e Majko marrin mandatet, ikin Vasili, Dule dhe… (EMRAT)

by A R
01/07/2021 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese vendosi më 30.06.2021 shfuqizimin e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor si të papajtueshëm me Kushtetutën. Pika e shfuqizuar thekson: “Në fillim përfitojnë mandat kandidatët që kanë marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se herësi që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti, sipas nenit 162 të këtij Kodi. Në çdo rast, herësi nuk mund të jetë më shumë se 10 000 vota. Në rast se herësi që përftohet nga pjesëtimi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt”.

Në natyrën e vendimeve të GJK aktet e saj, sidomos ato zgjedhore, nuk kanë fuqi prapavepruese, pra përcaktojnë rregulla për të ardhmen, megjithatë mbetet për tu specifikuar vendimi i detajuar dhe pozita ligjore në raport me parlamentin e ri. Instituti i Studimeve Politike (ISP) vlerëson se vetëm zbardhja e plotë e vendimit do të përcaktojë detaje të rëndësishme, ku më kryesori është përcaktimi mbi afatet dhe efektin dhe më pas edhe mënyra sesi partitë do ta lexojnë vendimin në kundër të standardeve të zgjedhjeve dhe të reformes së ardhshme elektorale.

Pavarësisht se përbërja e parlamentit të ri nuk do të ndryshojë dhe efektet e heqjes së pragut për herësin të jetësohen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, publiku, media, ekspertët dhe vetë politikanët e cenuar nga ky nen, tashmë antikushtetues, do ta përdorin vendimin e GJK për të vënë në dyshim legjitimitetin e një pjese të deputetëve, të cilët nëse vendimi do të ishte aplikuar në zgjedhjet e 25 prillit, nuk do të ishin pjesë e parlamentit të ri 2021-2025.

Sa është numri i deputetëve që nuk do të ishin më deputetë nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e pikës 3 të nenit 163 të ishte zbatuar nga KQZ në dhënien e mandateve nga zgjedhjet e 25 prillit? Të dhënat e përpunuara nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) tregojnë se 34 nga 140 deputetë ose 24% e parlamentit të ri nuk do të ishin zgjedhur dhe as mandatuar si deputetë, për shkak të numrit të votave që ata kanë marrë nga qytetarët.

Tabela bashkëngjitur ilustron listën e plotë të deputetëve dhe të partive politike që do të humbnin mandatin dhe listën e deputetëve që do të fitonin mandatin nëse formula e përcaktuar nga GJK do të ishte zbatuar më 25 prill 2021.

Për lehtësi vlerësimi tabela pasqyron edhe votat e deputetëve që kanë fituar mandat për shkak të pragut mbi 10 mijë vota të herësit, si dhe votat e deputetëve që nuk kanë arritur të fitojnë mandat edhe pse janë më të votuar nga qytetarët.

Midis emrave që do të humbnin mandatin bien në sy ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, kryetari i PBDNJ Dule, numri dy në LSI Vasili, deputetë të njohur si Bushka, Felaj apo Bylykbashki, etj. tabela pasqyron të dhënat e detajuara bazuar në secilin qark. Nga deputetët që do të siguronin mandat parlamentar janë edhe emrat e njohur Majko, Kodheli apo Beqja nga PS, Spahia, Dogjani dhe Cara në PD, Spahia e Kërpaçi në LSI, etj.

Në nivel të partive politike, PS do të duhej të zëvendësonte 14 deputetë ose 18% të grupit, PD 16 deputetë ose 27% të grupit, LSI 2 nga 4 deputetë e shprehur në 50% të grupit dhe PSD 3 nga 4 deputetët, pra 67% të grupit. Në total do të humbnin mandatin parlamentar duke u zëvendësuar 34 deputetë ose 24% e numrit total të deputetëve në parlamentin e ri.

Analiza të tilla statistikore të realizuara nga ekspertët e Institutit të Studimeve Politike (ISP) në këndvështrimin e vendimit më të ri të Gjykatës Kushtetuese vlejnë për të nxjerrë në pah faktin sesi një praktikë tashmë antikushtetuese mund të tjetërsojë votën dhe vullnetin qytetar në masën 24% duke sjellë në parlament së paku 34 deputetë më pak të votuar sesa 34 të tjerë që penalizohen për shkak të sistemit zgjedhor të përcaktuar nga Kuvendi në korrik 2020.

Të dhënat janë elementë kritikë sesi partitë politike nuk kanë arritur të përfshijnë në listat e kandidimit individë me mbështetje elektorale, por kanë përdorur skema e formula taktike që sigurojnë mandate me legjitimitet të cunguar.

Të dhënat janë gjithashtu një bazë e mirë referuese për reformën e ardhshme elektorale dhe për nevojën jetike të partive politike për një sistem karriere dhe merite brenda tyre, përpara paraqitjes së listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Instituti I Studimeve Politike (ISP)

Next Post
Aksident i rëndë në Elbasan! Makina del nga rruga, të paktën pesë të plagosur

Aksident i rëndë në Elbasan! Makina del nga rruga, të paktën pesë të plagosur

Comments 1

  1. ppa says:
    5 years ago

    Me gjithe respektin per Javanews, ky koment duket se eshte bere nga gjithollogia K.Lala!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: Do të tregoj të vërtetën mbi veprimet e Izraelit në Kombet e Bashkuara -

Zgjedhje vendimtare në Izrael, Netanyahu në provë, pjesëmarrje rekord: Qeverisë i ka ardhur fundi

October 27, 2026
Marrëveshja me SHBA-në, Rusia: Nesër do të niset cisterna e katërt me naftë

Marrëveshja me SHBA-në, Rusia: Nesër do të niset cisterna e katërt me naftë

October 27, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Veliaj jep lajmin për 1500 familje në Tiranë: Kredi të buta për shtëpi të reja, lista për miratim më 29 tetor

October 27, 2026
Karakaçi: Zgjatet edhe me 5 vite marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit Shqipëri-Itali

Karakaçi: Zgjatet edhe me 5 vite marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit Shqipëri-Itali

October 27, 2026
Merz: Rusia dhe SHBA-të nuk mund ta zgjidhin luftën në Ukrainë pa bashkëpunimin me Kievin dhe Evropën

Merz: Rusia dhe SHBA-të nuk mund ta zgjidhin luftën në Ukrainë pa bashkëpunimin me Kievin dhe Evropën

October 27, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Maskat” kërkojnë destabilizim, protestat drejt shuarjes/ Leka: Berisha ka bërë autogol, opozita nuk e dënoi dhunën

October 27, 2026
Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

October 27, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

October 27, 2026
Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

October 27, 2026
Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In