• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mesazhet e koduara të Tahirit/ Haxhia: Nëse do të dënohet, atëherë çdo politikan është pre e precedentit

by Java News
19/09/2019 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati mbrojtës i ish-ministrit të Brendshëm, Maks Haxhia, ndërkohë që trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendim për Saimir Tahirin, ka deklaruar se ai është i pafajshëm, dhe se do të jetë çmenduri që gjykata të vendosë fajësi, pa asnjë provë, apo argument për ta deklaruar fajtor për tre akuzat shumë të rënda.

Ne nje interviste dhene per “News 24”, Haxhia ka thene se pret vetem pafajesi, nderkohe qe dha nje mesazh direkt per politikanet, te bejne kujdes me akuzat ndaj kolegeve bazuar ne biseda telefonike, duke iu frikesuar, sic ka thene ai, precedentit.

“Nëse Tahiri do të dënohet cdo politikan është prehe e precedentit”- tha ai.

Pyetur per permendjen e emrit te Rames, cilesuar si shefi i madh ne politike, nga ana e Tahirit, e nese nje gje e tille ka qene mesazh i koduar nga ana e klientit te tij, Maks Haxhia deklaroi: “Ca realitete kanë edhe pjesë të humorit, me të drejtë Tahiri tha si e keni hetuar ju që une jam shefi i madh, domethene qe nese do te hetonit, ju do krijonit bindje tjetër që nuk jam. Fjalët që ai thotë ne pergjim, qe jam me shefin e madh, që sipas akuzes është Tahiri, ish ministri i kundershtoi duke faktuar qe “unë kam qenë në Bruksel me Gjoshën dhe më pas në mëngjes kam qenë me kryeministrin, tani kush është shefi i madh, jam unë? Shef i madh në krim nuk jam unë, nuk mund të jem në dy copa, një në Bruksel dhe një të hajë drekë me Habilajt”.

Nderkohe lidhur me sa tha, qe ka njerez qe nuk mbajne pergjegjesi per vellezerit, dhe nese e ka pasur kete per ish ministrit Fatmir Xhafaj, Haxhia ka thene se nuk beson te ishte per kete. “Une nuk e kuptova kështu, ai e kishte ne kuptimin qe njeriu mban përgjegjësi për veprimet e veta, nuk e marr që ishte për Xhafën, absolutisht”.

Pjese nga deklarata e Haxhiajt

“Një prokuror që e sjell cështjen për gjykim do i qëndrojë asaj deri në fund edhe pse kishte argumentat ligjor, bazuar edhe në vendimin e Catanias, cështja duhej pushuar. Në kushtet e këtij procesi, ishte me të vërtetë një proces që krërkonte përqëndrim e investim. Gjej rastin të falënderoj edhe z.Tahiri, që kishte jetën e vet në këtë proces. Ai paraqiti një sërë provash në kundërtshi me prokurorinë para gjykatës. Akuzohet për tre vepra tejmase të rënda. Gjithë ajo që sollëm në gjykatë, ishte një servirje jo vetëm për opinion, paraqitja në mënyrë pomopoze e dokumenteve që nuk sollën një provë për ta fajësuar. Kusht kryesor për të vërtetuar akuzën është pjesëmarrja aktive e z. Tahirit.

Sipas tij, “Vepra penale, ka disa korniza juridike që nuk të lë të dalësh jashtë. Gjykata është strikte në kërkesat juridikë. Shitja e makinës nuk përbën vepër penale. Aq më tepër kur personi, Artan Habilaj nuk ka akuza penale.

Është detyrim juridik i akuzës të tregojë që përvec akuzës të provojë, si e kam kryer, me kë kam bashkëpunuar në trafik. Në proces është e provuar që Tahiri si ministër i brendshëm, ka bërë 3 kallëzime e procedime ndaj Habilajve.

Sjell në vëmendje si nisi procesi, tre prokurorë i kërkuan këshillit të mandateve për arrest me burg për Tahirin si pjesëmarrës në trafik të lëndëve narkotike. Të tre këta prokurorë për të hequr cdo aludim që ishin me ngarkesa politike thanë që kemi sjellë këtu e këmi këtë kërkesë vetëm mbi bazën e dokumenteve të Italisë“- tha avokati Maksim Haxhia duke theksuar se prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë.

g.kosovari

Next Post
Vodhën dy banesa dhe u fshehën në kanal, pranga tre të rinjve në Berat

Pranga dy personave në Vlorë për shitje dhe kultivim të lëndëve narkotike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

February 15, 2026
Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In