Dje ishte e diela e fundit për këtë sezon i emisionit ‘E Diela Shqiptare’. Ardit Gjebrea i tha ‘Lamtumirë’ ambientit ku punoi për dhjetë vjet, çdo të dielë.
Por, sezoni i ri do ta gjejë moderatorin në një studio të re, për të cilën nuk e fshehu entuziazmin në këtë postim: ‘Nesër studioja ime do të rrënohet, por do të ndërtohet një e re, dhe i gëzuar që do të punoj në një ambient të ri’, shprehet ai.
Postimi i moderatorit duket si një mesazh për Teatrin Kombëtar, për të cilin ka një projekt që pritet të realizohet shumë shpejt, për t’iu dhënë aktorëve një “shtëpi” të re moderne, me të gjitha kushtet e nevojshme për shfaqje.