• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KPK: Probleme me deklarimin e pasurisë, Bici: Pse kam dalë gjyqtari i vitit?!

by A R
30/07/2018 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Medi Bici, kandidat për në Kolegjin e Lartë Gjyqësor, i është nënshtruar vetting-ut me përparësi dhe paraditen e së hënës doli përballë vetting-ut.

Për pasuritë, ILDKPKI ka sjellë raport ku konstaton se deklarimi nuk është i saktë, ka kryer fshehje të pasurisë dhe ka kryer deklarim të rremë. Komisioni kreu hetimin e tij të pavarur, prandaj deklarata e Bicit iu nënshtrua një hetimi të thelluar ku u konsistua se ka pasuri vilë 4-katëshe vendosur në truall 430 m2, ndërtuar gjatë 1993-1996, toka e blerë në 1986. Objekti është legalizuar. Vlera e ndërtimit është 6 milionë lekë. Ka autoveturë Craisler 10 mijë euro. Burimi, nga shitja e një automjeti ekzistues dhe të ardhura.

Gjyqtari ka deklaruar se vëllai emigrant e ka ndihmuar për shkollimin e fëmijëve në vlerën e 10 mijë eurove në total. Gjyqtari ka paraqitur një deklaratë ku vëllai thotë se e ka ndihmuar për shkaqe vështirësie financiare. Subjekti ka paraqitur prova për këtë gjë. KPK-ja thotë se nuk rezulton që gjyqtari Medi Bici të ketë pasuri të fshehura në emër të tij apo të personave të lidhur me të.

DSIK ka dërguar raport për figurën e Medi Bicit, në të cilin konstatohet përshtatshmëri. Nga hetimi i KPK-së nuk ka dyshime se zoti Medi Bici ka lidhje me persona të dyshimtë, nuk ka denoncime për të dhe nuk ka dyshime korrupsioni.

Medi Bici tha: “Po ju paraqes disa prova të reja për të sqaruar e për të provuar se kur kam blerë tokën isha banor në Shkozë sepse para vitit 1990 nuk mund të blije tokë pa qenë banor i zonës. ILDKPKI përpara se të dilte në përfundime të tilla duhet të shikonte dokumentat e të më thërriste. Ndërtimi i shtëpisë zgjati 3 vjet, që kur e kam ndërtuar pak nga pak dhe që nga 1996 nuk kam vënë më dorë mbi të. Në shpjegimet e mia ju kam radhitur provat. Kam vetëm një shtëpi dhe asgjë tjetër. E kam ndërtuar shtëpinë në një nga zonat e varfra të Tiranës, e kam nisur këtë pasuri që në vitin 1986. Në pasaportat diplomatike të miat dhe të familjes nuk do të gjeni asnjë vulë. Kam udhëtuar vetëm në Maqedoni. Të tre fëmijët i kam shkolluar në Shqipëri, nuk kisha asnjë mundësi t’i shkolloja jashtë vendit. Jam emëruar gjyqtar në vitin 1994 dhe në vitin 1997 jam shpallur gjyqtari i vitit. E dini pse? Sepse kam punuar me ndershmëri e përkushtim”.

“Të dhënat tregojnë se për tre vite rresht kam patur rezultatet më të mira në vend si gjyqtar. Ju e dini që në vitin 1997 të gjitha çështjet e vështira të vendit u transferuan në Gjykatën e Tiranës. Megjithëse i fillova studimet me vonesë, unë mbaj medalje ari dhe jam doktor shkencash. Në Gjykatën e Lartë kam ardhur pas një karriere në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda. Unë jam gjyqtari që kam gjykuar vrasjen e studentes së Ekonomikut dhe të nënës ku një punonjës i SHIK-ut u dënua me burg të përjetshëm, unë jam gjyqtari që gjykova vrasjen e kambistit. Nuk më është refuzuar hyrja në asnjë vend. Kërkoj konfirmimin në detyrë”, shtoi Bici.

Komisionerja Etleda Çiftja pyeti: “Cila është arsyeja që sipas jush është dalë në këtë rezultat?”

“Duhet të jetë gabim, nuk u kanë kushtuar rëndësi provave dhe dokumentave”, theksoi Bici.

Vendimi për gjyqtarin e lartë Medi Bici do të shpallet në datën 31 korrik, ora 14:45./a.m.

Next Post
Vrau italianin gjatë grabitjes, arrestohet në Dibër 25-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

Dibër, 26-vjeçari dhunon prindërit dhe motrat, shkak problemet ekonomike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas debatit Dasho-Prifti, reagon Brataj: Shkenca mbetet arma më e fortë kundër Covid dhe dezinformimit

Pas debatit Dasho-Prifti, reagon Brataj: Shkenca mbetet arma më e fortë kundër Covid dhe dezinformimit

August 3, 2026
VIDEO / Vihet nën kontroll zjarri në Finiq, Nufi: Falë punës së jashtëzakonshme të pilotëve të Forcave Ajrore

VIDEO / Vihet nën kontroll zjarri në Finiq, Nufi: Falë punës së jashtëzakonshme të pilotëve të Forcave Ajrore

August 3, 2026
Pas rekordit historik, kriza e Hormuzit prek edhe tregun e makinave në Shqipëri. Bien regjistrimet në prill

Mbi 1.1 mln automjete në rrugë, sezoni turistik nxit tregun e qiradhënies së makinave

August 3, 2026
VIDEO / Dita e 65 e protestës, pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen

VIDEO / Dita e 65 e protestës, pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen

August 3, 2026
Aeroporti i Stambollit vendos rekord të ri, regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

Aeroporti i Stambollit vendos rekord të ri, regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

August 3, 2026
SHBA-të me drejtues të ri të Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton merr zyrtarisht detyrën

SHBA-të me drejtues të ri të Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton merr zyrtarisht detyrën

August 3, 2026
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

Mbi 21 mijë maturantë aplikojnë për në universitet! Lista e fituesve shpallet më 22 gusht

August 3, 2026
Pse u rritën me një të katërtën qiratë ditore në qershor?

Pse u rritën me një të katërtën qiratë ditore në qershor?

August 3, 2026
Përfshihet nga zjarri një pallat 30-katësh në Golem, zjarrfikësja ndërhyn me vështirësi

Përfshihet nga zjarri një pallat 30-katësh në Golem, zjarrfikësja ndërhyn me vështirësi

August 3, 2026

Rregullorja “Bani” si “Kurban” për të drejtat kushtetuese të medias

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com