Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Collaku do t’i drejtohet Autoritetit të Dosjeve me një kërkesë zyrtare për të verifikuar listën e plotë të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, nëse ka dhe kush ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit nga viti 1992 deri në vitin 2023.
Çollaku e ka bërë njoftimin me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” dhe mësohet se kërkesën zyrtare do ta bëjë të hënën.
“Kam vendosur t’i drejtohem Autoritetit të Dosjeve, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kërkesë zyrtare për të verifikuar e për të më vënë në dispozicion, nga 1992 deri në 2023, listën e plotë të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, nëse kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit”, shkruan Çollaku./m.j