Këtë të enjte Presidentin Ilir Meta e ka kaluar në vendlindjen e tij, në Skrapar.
Ai e ka nisur ditën mes natyrës së Bogovës, prej nga ka ndarë një fotografi ku shkruan, “Në Bogovë gjithmonë është bukur”.
Më pas ka ndarë momente duke ngritur dolli me këngëtarin Demir Zyko.
“Sot tek ‘Verori’ në Çorovodë, një shëndet për përjetësinë e këngëtarit legjendar të maleve tona, Demir Zyko”, shkruan Meta.
E ndërsa me një tufë me lule në duar, ai është takuar me shkrimtarin Xhevahir Spahiu.
“Shumë i lumtur të takohem me poetin tonë të madh xhevahir spahiu, sidomos në skrapar, ku ndodhet mali i shenjtë i Tomorrit që aq shumë e ka frymëzuar për veprat e tij të jashtëzakonshme”, shkruan më tej kreu i shtetit
/e.rr