• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kapërceva ferrin”, Jamie Foxx tregon për sëmundjen e mistershme

by A R
11/12/2024 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jamie Foxx ka zbuluar shkakun që e bëri të përfundonte në spital në një gjendje të vështirë shëndetësore. Ai ka rrëfyer se në vitin 2023 pësoi një hemorragji që i shkaktoi një trombozë.

Foxx ka treguar më parë se kishte “kapërcyer ferrin” ndërsa mjekohej në prill 2023, por në komedinë e sapo publikuar në  Netflix ka ndarë më shumë detaje.

Aktori, këngëtari dhe komediani tha se u sëmur gjatë xhirimeve të filmit “Back In Action” dhe shkoi te mjeku me “një dhimbje të tmerrshme koke”. Mjeku i bëri një injeksion kortizoni dhe ra në koma.

56-vjeçari tregon se e motra “e kuptoi që diçka nuk shkonte” dhe e dërgoi në Piedmont Hospital në Atlanta. “Ajo s’dinte asgjë për Piedmont Hospital, por kishte një ndjesi sikur atje kishte disa engjëj. Atlanta shpëtoi jetën time”.

Ai shtoi se mjeku i tha së motrës se “po pësonte një hemorragji që i shkaktoi një trombozë” dhe e paralajmëroi: “Nëse nuk ndërhyj tani në kokën e tij, do ta humbasim”.

Foxx iu nënshtrua kirurgjisë ndërsa “motra ime u gjunjëzua jashtë sallës së operacionit dhe u lut gjithë kohën”. Mjekët “nuk e gjetën” origjinën e hemorragjisë.

Ai nuk i kujton 20 ditët e para pas ndërhyrjes, por “më 4 maj u zgjova”,  shprehet aktori. “Kur u zgjova, e gjeta veten në karrige me rrota, s’mund të ecja”, ndërsa  mjeku e paralajmëroi familjen se ndoshta do të ishte viti më i keq i jetës së  tij.

Familja e mbrojti nga vëmendja publike, ndonëse disa herë u vu re që aktori kishte probleme me ecjen. Foxx tha se seancat me një psikiatër e ndihmuan ta përballonte situatën, por edhe të rizbulonte marrëdhënien me Zotin.

/a.r

Next Post
Ali Ahmeti letër Ramës dhe zyrtarëve të lartë në Kosovë, BE dhe SHBA: Po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit!

U shpall “non grata” nga DASH, Ahmeti komenton vendimin për Grubin: Nëse vërtetohet fajësia, ai...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In