• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Mërzia elektorale e Ilir Metës

by S M
07/02/2017 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ilir Meta krijoi mjaft pritshmëri tek opinioni publik, me daljen e tij të fundit në studion e Sokol Ballës një natë më parë. U besua për një moment se aty do të sqaroheshin shumë paqartësi në lidhje me koalicionin, ndërkombëtarët, reformën në drejtësi, opozitën, pozicionin ndaj Ramës apo bilancin e qeverisjes katërvjeçare, në  stilin e intervistës së ish-ministrit të tij Manjani, në të njëjtin emision televiziv. Por ajo që pamë të hënën në darkë ishte një tjetër seri e të folurit “politikisht”, me fraza të tipit “integrimi më i rëndësishëm se koalicioni”, ose “është ende herët për të bërë bilance” (katër muaj para zgjedhjeve), nga ato që Meta ka konsumuar prej vitesh në studiot televizive! Të vetmet fraza të qarta, ai i përdori kur foli për vetingun dhe prokurorin e përgjithshëm. Për Metën nuk ka veting ambasadash, por vetëm zbatim të reformës nga institucionet e shtetit shqiptar. Një mesazh ky që i drejtohej personalisht Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Dhe si për ta shvlerësuar indirekt “vetingun diplomatik”, ai u shpreh formalisht se u bë mirë që iu hoq viza amerikane kryeprokurorit Llalla.

Tema madhore e qëndrimit të LSI ndaj çeshtjes së aleancave elektorale, vazhdoi të mbetet pa përgjigje. Ndërkohë që nuk pati asnjë vështirësi për t’u shprehur javë më parë se nuk do të bënte koalicion me PD (Meta justifikohet se kjo ishte replikë ndaj qëndrimit negativ të Bashës ndaj LSI), kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shfaq i ftohtë dhe hermetik kur u pyet me insistim se cili do të jetë fati i koalicionit të majtë në 18 qershor. Formalisht ai u shpreh se është ende herët për këtë temë dhe se kjo do të vendoset në momentin e duhur.

Ilir Meta nuk është në humor këto kohë. Shumëkush e mban mend sesi ai gati sa nuk shpërtheu në 21 korrik kur u përplas me aleatët e tij socialistë. Që prej asaj kohe, ai ka nisur një fushatë të pandërprerë sulmesh ndaj Ramës, qeverisë, ministrave të saj, me akuza për hashashin, korrupsionin etj, ku ka përfshirë “në rresht për një” thuajse të gjithë deputetët dhe zyrtarët e partisë së tij. Arsyet e kësaj pakënaqësie janë të shumta. Ato burojnë jo vetëm nga produkti i 21 korrikut të shkuar, por edhe nga afrimi i PDIU në tryezën e koalicionit, qëndrimi i vendosur i Ramës në muajt e fundit (e kundërta e squllljes së dikurshme), si dhe goditja më e fundit që mori me largimin e dhunshëm të Manjanit, që u pa si një fitore e qartë politike e Edi Ramës. Si të mos mjaftonin këto, njoftimi i njëanshëm i kryeministrit se tashmë Aleanca për Shqipërinë Europiane do të ketë tre bashkëkryetarë dhe jo më vetëm dy, është diçka krejt e pakënaqshme për njeriun që ishte mësuar ta konsideronin prej një dhjetëvjeçari si faktorin që bënte dhe shbënte qeveritë në këtë vend. Pamundësia numerike për të kushtëzuar qeverinë Rama, pas afrimit të Idrizit, e acaron dukshëm Metën, pasi i heq atij mundësinë e të qenit i pazëvendësueshëm. Prej nga burojnë edhe deklaratat e mbrëmshme, se LSI s’mund të jetë shtojcë e askujt, se ajo del në opozitë nëse nuk është e nevojshme për të mbajtur në këmbë qeverinë etj.

Me këto mendime të zymta në kokë, ai vijon të insistojë për të mbajtur ende pezull formulën e aleancës së ardhshme të 18 qershorit. Një formulë e cila, nëse i besojmë deklatarës së tij se nuk do të ketë koalicion me PD, ka vetëm dy variante të mundshme: ose të dalë i vetëm në zgjedhje, ose t’i bashkohet edhe një herë trenit të së majtës. Pa harruar që ndërkohë palët në lojë do të duhet të zgjedhin presidentin e ri. Një andrallë më shumë në këtë lëmsh elektoral, ku pritet të luhet gjithashtu fort nga të gjitha anët.

Megjithatë kjo fushatë po afron me një mërzi të lëxueshme në sfond, të partisë së tretë politike të vendit. Një element që mund të provokojë në javët e ardhshme cilindo prej dy skenareve të mësipërme. Për të mos thënë që mund të rihapë teorikisht edhe të tretin, atë të një bashkimi me Bashën, të cilin sot Ilir Meta e konsideron me nota thuajse tallëse.

Katër vjet pas marrëveshjes së 1 prillit, LSI paraqitet në takimin me zgjedhjet me shumë nyje për të zgjidhur. Kur Meta nënshkruante me Ramën paktin e zgjedhjeve në Shkodër në vitin 2013, vinte në tryezë me vetëm katër mandate deputetësh, por ndjehej më i fortë sesa sot, kur ka 18 të tillë. Ky paradoks shifrash mbart brenda vetes shkakun e mërzisë elektorale të një partie që dikur ishte e përkedhelura e të gjithëve, por që sot duhet të zgjidhë një ekuacion jo të lehtë për të ardhmen e saj në spektrin politik shqiptar.

Next Post
Sa mirë bëre që vdiqe, o Dritëro!

Sa mirë bëre që vdiqe, o Dritëro!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com