• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Merrnin doktorët ryshfete para ’90-ës? Mjeku: Maksimumi dy kokrra mollë dhe…

by A R
04/03/2021 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mj, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim.

Do të aplikoj mënyrat e trajtimit sipas aftësisë dhe gjykimit, në të mirë të pacientëve të mi, duke i mbrojtur ata nga dëmtimet dhe padrejtësitë.

Do ta kaloj jetën dhe profesionin tim në pastërti dhe dlirësi.

Në çdo shtëpi që të hyj, do të hyj vetëm në të mirë të të sëmurit, duke qëndruar larg prej çdo padrejtësie dhe të pabëre…

Nëse e respektoj këtë betim dhe nuk e dhunoj atë, le të mundem ta gëzoj jetën dhe profesionin tim, i nderuar prej të gjithëve e në të gjitha kohërat; por nëse e thyej dhe e dhunoj këtë betim, le të jetë fati im i ndryshëm.”

Këto ishin pjesë të shkëputura nga Betimi i Hipokratit, një ligj moral i mjekëve profesionistë që bëhet para fillimit të këtij profesioni.

Në Shqipëri mjekët duhet të përballen me të drejtën e pacientit por edhe nevojën e tyre për t’u vlerësuar. Çfarë ka ndodhur me mjekësinë shqiptare në këto 30 vite?

Për të folur rreth kësaj teme në studion e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, kanë qenë dy mjekë të njohur Pirro Prifti dhe Ylli Ziçishti. Ata shprehen se ryshfeti para viteve ’90 nuk ka ekzistuar, thjesht mund të merrnin dhurata simbolike nga pacientët që kishin dëshirë dhe gjithmonë pasi ndodh operacioni. Të marrësh lekë para opeacionit dhe të bësh pazar me jetën e një pacienti kjo gjë është krim sipas mjekut Ziçishti.

Mirela Milori: Sa vjet keni që e ushtroni këtë profesion?

Ylli Ziçishti: Që në vitin ’74.

Mirela Milori: Si ka qenë fillimi?

Ylli Ziçishti: Fillimi gjithmonë duke e pasur atë betimin, ai është kryesori dhe ata që na kanë mësuar ne, nuk bëheshe fjalë për ryshfet.

Mirela Milori: Ryshfet jo, por dy kokrra mollë, një diçka ishte dhe në atë kohë.

Ylli Ziçishti: Atëherë mbaronte puna vinte ai të merrte për një drekë ose të binte diçka materiale. Nuk është mit-marrje. Unë nuk bëra problem, kam mbaruar punën, ai është mirënjohës e do të të japë një drekë, kjo s’ka gjë, të gjithë e kemi bërë. Por që të bësh pazar që të japësh kaq lekë për të të futur në operacion, kaq bën operacioni në asnjë mënyrë.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi në vitin ’90 doktor?

Ylli Ziçishti: Në vitin ’90 filloi duke u dhënë leku. Ky lek që përflitet është dhënë për të bërë pazar apo ta ka dhënë tjetri pas operacionit. Se të bësh pazar me të sëmurin që ai bie kokën, s’bie xhaketën, t’i thuash kaq lekë bën o s’të fus në sallë, ai është një krim për mua.

Piro Prifiti: Është e vërtetë që ka dallim para dhe pas ’90-ës. Para ’90-ës nuk kishte kështu elementesh jo sepse ka qenë sistemi i mirë, por problem ishte se diktatura ka qenë shumë e ashpër dhe rregulla shumë të forta. Pas ’90-ës ka pasur në liberalizim të madh dhe gjithë defekti kryesor i kësaj ishte që rrogat ngelën njëlloj, të vogla në raport me shtetet e tjera që kemi përqark, por ra dhe kontrolli i sistemit të spitaleve publik. Nuk kishte monitorim dhe menaxhim të mirë të sistemit publik shëndetësor.

/a.r

Next Post
Qarku Gjirokastër, kush janë kandidatët që do të udhëheqin listën e PS

Qarku Gjirokastër, kush janë kandidatët që do të udhëheqin listën e PS

Comments 4

  1. lexues says:
    5 years ago

    Im ate ka dhene 1 kg raki skrapari dhe nje 25 lekesh kur jam bere synet

    Reply
  2. Anonymous says:
    5 years ago

    OK mo bravo

    Reply
  3. Merkua says:
    5 years ago

    Ryshfeti eshte dhurat e sistemit Berisha

    Reply
  4. Merko Qejvanaj says:
    5 years ago

    Ryshfeti eshte dhurat e sistemit Berisha

    Reply

Leave a Reply to lexues Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

February 4, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Rama, një udhëtar që preku folenë e grerëzave

February 4, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

February 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Shkurt 2026

February 4, 2026
Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

February 4, 2026
Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

February 4, 2026
Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

February 4, 2026
Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

February 4, 2026
“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

February 4, 2026
Tentuan të grabisin ish-futbollistin e “Aston Villas”, dënohen me burg dy shqiptarët në Britani

Tentuan të grabisin ish-futbollistin e “Aston Villas”, dënohen me burg dy shqiptarët në Britani

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In