• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Merrja 2 mijë euro në muaj për qiranë e vilës”, biznesmeni Bare flet për laboratorin e drogës

by A R
21/04/2017 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulimi i një laboratori droge në banesën e biznesmenit të njohur Piro Bare,ka detyruar këtë të fundit të paraqitet në policinë e Fierit dhe të japë deklarime rreth asaj që kishte ndodhur në ambjentet e brendshme të vilës së tij.

Para grupit hetimor biznesmeni i gazit njëherësh dhe pronari i Portit të Hidrokarbureveve në “Porto Romano” Durrës, ka pohuar se objektin ja kishte dhënë me qira shtetasit me inicialet E.F, tashmë i shpallur në kërkim nga policia e Fierit.

Bare ka sqaruar dhe bindur oficerët e policisë dhe prokurorisë se nuk ka pasur dijeni fare,se çfarë bënte në banesë E.F,pasi ai shumë rrallë shkonte në vilë, për shkak të angazhimeve që kishte në biznes.Më tej Bare ka shtuar se është ndjerë i mashtruar nga E.F, i cili në lidhjen e kontratës noteriale për marrjen me qëra të vilës, pranonte se do e shfrytëzonte objektin për qëllime biznesi dhe zyra.

Por e kundërta ka ndodhur, pasi E.F, e ka kthyer vilën luksoze në një laborator të rregullt droge, për kultimin e sasive të mëdha të kanabisit. Bare i ka vënë në dispozicion prokurorisë dhe policisë së Fierit një kopje të kotratës noteriale, e cila mban datën 13 shtator 2016 dhe ka një afat të përcaktuar një vjeçar, pra deri në 13 shtator 2017.

Por brenda 8 muaj qeramarësi e ka kthyer vilën në një laborator të vërtetë droge. Po kështu në këtë kontratë është përcaktuar dhe qeraja mujore, e cila ka vlerën e 2000 euro në muaj. Piro Bare, ka deklaruar gjithashtu se pagesat e qsrasë beheshin nëpërmjet bankës dhe jo dorazi.Pritet që në vijim të hetimit, prokuroria do verifikojë dhe listëpagesat që ka bërë ose jo shtetasi E.F, në drejtim të llogarive të biznesmenit Piro Bare.

Kultivuesit mbyllen në qeli
Dhjetë personat e arrestuar në ambjentet e brendshme janë lënë në burg nga gjykata e Fierit, pasi ndaj tyre prokuroria shpalosi një sërë provash që i implikonte ata në kultivimin e bimëve narkotike në bashkëpunim.Njëri prej të arrestuarve Fisnik Gorani ka pranuar para gjykatës se ka qënë i dënuar me parë për të njëjtën akuzë.

Ai i tha gjykatës se në nëntor të 2011 ishte dënuar me 2 vjet burg, por pas daljes nga burgu është detyruar sërisht të meret me kultivim të drogës, për shkak të kushteve të vështira ekonomike.Në arrest në burg në mungesë është lënë dhe organizatori dhe personi që ka ideuar këtë laborator droge, shtetasi me inicialet E.F.Sipas prokurorisë së Fierit në brendesi të laboratorit janë gjetur shtetasit Erald Buzi, Klajdo Borova, Florenco Çera, Hyqmet Borova, Fisnik Gorani, Rozana Borva, Pajtim Muka, Selvie Muka, të cilët janë kapur në flagrancë brenda kësaj banese.

Nga ana tjetër policia gjyqesore ka arrestuar në flagrancë edhe shtetasit Alesjo Hajdaraj me detyrë faturist që mbulon leximin e matësit të enërgjisë elktrike të zonës dhe Ylli Kostandini me detyrë shef i grupit teknik të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Fier.Këta shtetas janë përgjegjës për moskontrollin dhe mosraportimin në organet kopetente të faktit të humbjes së madhe të energjisë në këtë banesë, pasi brenda saj ndodheshin edhe dy transformatorë të energjisë elektrike.

Kushtet për një laborator model
Brenda vilës 3 katshe janë gjetur të kultivuara në 9 dhoma rreth 2784 bimë si narkotike “Canabis Sativa” në fazën e lulëzimit, lartësia e të cilave varionte nga 30 cm deri në 80 cm. Në këto dhoma ishte instaluar sistem ndriçimi, ventilimi, vaditje si dhe ishin të shtruara me një shtresë të trashë dheu dhe plehu ndërsa muret e dhomës ishin të veshura me mbulesë alumini.

Në dy dhoma të tjera janë gjetur rreth 2820 kubik me bimë të sapo mbira të dyshuara si bimë cannabis sativa. Personat e sipërtreguar janë gjetur duke u kujesur për bimet. U konstatuan se në ambientet e banesës ishin vendosur për tu tharë 167 bimë të prera të cilat pas peshimit rezultuan se kishin një peshë totale prej 43.1 kg. Të gjitha ambientet e brendshme të banesës ishin të përshtatura për ti krijuar kushte optimale të rritjes normale të bimëve me një infrastrukturë të posaçme si ndriçim ventilim, ngrohje, izolim ujitje etje.

Të arrestuarit kanë deklaruar se kishin shkuar në këtë banesë për punë, të detyruar nga kushtet ekonomike dhe për punën që do të bënin e kishin mësuar kur kishin shkuar në banesë dhe ishin kontaktuar nga një person që nuk e njihnin rreth moshës 30-35 vjeç.

Next Post
Nga përplasja Rama- Basha tek konflikti Basha- Bruksel

Java e ardhshme, ndërkombëtarët i pret dështimi i sigurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Leka pas dënimit të ish-krerëve të UÇK: Turp historik! Shqipëria të ngrejë fond për ish-krerët e UÇK-së

September 17, 2026
Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

September 17, 2026
VIDEO/ Momenti kur Xhelal Mziu me njerëzit e tij dhunojnë zyrtarin e Bashkisë Dibër, Kalosh Murra

Plagosën me mjete prerëse dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë tre të rinj

September 17, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Vodhën me dhunë xhiron ditore në dy pika karburanti, shpallet në kërkim një nga dy autorët

September 17, 2026
Nuk duhet harruar pse u desh ndërhyrja e NATO-s

“Dita më e zezë për kombin shqiptar”/ Avokati flet me emra: UÇK-ja u godit përmes një projekti politik!

September 17, 2026
Berisha ‘paralajmëron’ Peleshin: E ke zëvendësin gati!

Berisha ‘paralajmëron’ Peleshin: E ke zëvendësin gati!

September 17, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 18 Shtator 2026

September 17, 2026
“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

September 17, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët respekton rregullat e BE-së

Italia kërkon Shqipërinë në BE para vitit 2030, Tajani: Gabim i rëndë nëse anëtarësohet Ukraina para Ballkanit

September 17, 2026
Boçi akuzon përjashtimin e shkollave nga PISA; Kumbaro: Shqipëria përmirësoi rezultatet, përzgjedhja u bë nga OECD

Boçi akuzon përjashtimin e shkollave nga PISA; Kumbaro: Shqipëria përmirësoi rezultatet, përzgjedhja u bë nga OECD

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com