Çmimet e biletave në Shqipëri, janë më të shtrenjta krahasuar edhe me Danimarkën. Federata Shqiptare e Futbollit publikoi dje në faqen zyrtare, çmimet e biletave për ndeshjen kualifikuese Danimarkë-Shqipëri, e cila do të luhet me 4 shtator në kryeqytetin danez Kopenhagen.
Ajo që bie në sy është çmimi prej 34 eurosh, që po ta krahasosh me çmimin e një bilete në “Elbasan Arena”, është më i lirë, ndërsa kujtojmë që bëhet fjalë për një nga kryeqytetet me standardet më të larta të jetesës në botë, ku çmimet janë ndër më të lartat.
Mënyra e vetme e blerjes së biletave për të ndjekur ndeshjen që do të luhen në stadiumin “Telia Parken” është përmes internetit. Biletat mund të blihen pranë FSHF-së në zyrat qendrore ose online në faqen zyrtare ëëë.fshf.org ne seksionin “Shop” duke filluar nga data 3 korrik.