• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sezoni i kanabisit! Asgjësohen mbi 5 mijë rrënjë në gjithë Shqipërinë

by
02/07/2015 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë 24-orëve të fundit Policia ka asgjësuar mbi 5 mijë rrënjë kanabis.

Sipas burimeve policore, 2 940 rrënjë bimë narkotike të mbjella në 19 parcela, janë asgjësuar nga Policia e Shkodrës mbrëmjen e djeshme, teksa 900 rrënjë janë asgjësuar në Kukës, si dhe 185 të tjera në Vlorë. Po ashtu, 445 rrënjë janë asgjësuar në Durrës, ku dhe janë arrestuar tre shtetas. Po ashtu dhe në Gjirokastër janë asgjësuar 1 100 rrënjë kanabis dhe është arrestuar nje person.

19 parcela dhe 2940 rrënjë kanabis të asgjësura në Shkodër

Siç mësohet nga burime pranë Policiss, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe në vijim të kontrollit të plotë të territorit, janë goditur tre raste të kultivimit të bimëve narkotike. Në lagjen Vilez, në komunën Postribë, janë gjetur dhe asgjësuar 5 parcela me 1460 bimë narkotike kanabis Sattiva. Operacioni ka vijuar në lagjen Mazrek, Komuna Gur i Zi, ku janë gjetur 13 parcela me 1430 bimë narkotike. Gjithashtu, gjatë operacionit në lagjen Lisen, në komunën Vau Dejës, është asgjësuar nje parcelë me 50 bimë narkotike kanabis sattiva.

Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autoreve të këtyre rasteve të kultivimit të bimëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

“Kërrnaja” në Kukës asgjëson 900 rrënjë kanabis në 8 parcela

Operacion i koduar “Kërrnaja”, i realizuar në orët e para të ditës së enjten në Kukës, ka çuar në asgjësimin e rreth 900 rrënjë bimë narkotike të kultivuara në 8 parcela.

Sipas burimeve policore mësohet se, efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kane gjetur e asgjesuar në territorin mbi fshatin Kërrnajë, në pyll, në vendin e quajtur “Përoi i Kames”, 8 parcela të kultivuara me rreth 900 rrënjë bimë narkotike. Bimët varionin deri në 120 cm. Bimët narkotike janë gjetur të kultivuara në parcela të hapura rishtas në pyll, në afërsi të livadheve në përdorim të shtetasit Hazir Madani.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka filluar procedimi penal dhe ështe shpallja në kërkim për shtetasin Hazir Madani. 58 vjeç, banues në Kërrnaj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tropojë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike “ parashikuar nga neni 284 I K.Penal.

11666019_958597667536786_5424959864722086089_n-e1435826856937

Vlorë, asgjësohen 185 bimë narkotike të gjatësisë 120 cm

Edhe në Vlorë mëngjesin e sotëm u zhvillua një operacion anti-kanabis, ku u asgjësuan 185 bimë të dyshuara narkotike, të gjatësisë 120 cm
Sipas burimeve nga Policia e qytetit bregdetar, mësohet se gjatë një kontrolli të ushtruar jane zbuluar dhe asgjësuar 185 bimë narkotike kanabis.

Bima narkotike u konstatua në fshatin Gumenicë, në vendin e quajtur “Përroi i Zhukës”, në një zonë të pyllëzuar, ku eshte zbuluar një parcelë me bimë narkotike me lartësi deri në 120 cm. U bë asgjesimi i plotë i bimëve narkotike me djegie dhe Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

https://www.youtube.com/watch?v=NaaekwQJxw4

Durrës, asgjësohen 445 bimë lëndë narkotike

Finalizohet me sukses operacioni “Liqeni Pacungut 2015” në Durrës, ku u asgjësuan 445 bimë lëndë narkotike kannabis sattiva. Policia e qytetit bregdetar, në kuadër të operacionit ka arrestuar 3 persona në flagrancë, Astrit Bazja, 47 vjeç, banues në Krujë, Dashamir Bazja, 49 vjeç, banues në Fushë Krujë, si dhe shtetasin me iniciale, A.B. 17 vjeç, banues në Krujë.

Arrestimi I tyre u bë i mundur gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Zgërdhesh, Krujë, ku në pronën e tyre janë konstatuar 5 parcela të mbjella me 445 rrënjë bimë narkotike të dyshuar të llojit kannabis sativa. Bimët u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Kultivimi I bimëve narkotike” në bashkëpunim parashikuar në nenet 284 dhe 25 të Kodit Penal.

Gjirokastër, asgjësohen 1 100 bimë narkotike

Policia e Gjirokastrës ka asgjësuar 1100 bimë narkotike kannabis sativa poshtë fshatit Golem, teksa ka arrestuar një shtetas dhe ka shpallur në kërkim një të dytë.

Sipas Policisë së qytetit të gurtë, mësohet se  mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë  asgjesimin e 1.100 rrënjë bimë narkotike në vendin e quajtur “Murrizi I Poshtëm” në fshatin Golem, të kultivuara në një parcele të madhe të hapur rishtas për kultivim te bimëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit, Vladimir Lazaj, 50 vjeç, banues në fshatin Golem, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Ky shtetas ka qenë në dijeni për një parcele të mbjellë me bimë narkotike dhe për autorin. Po ashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit Lavdosh Islamaj, 28 vjeç  banues në fshatin Golem.

Next Post

Zgjedhjet lokale, Topi: PD-ja për të ardhur keq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania nis kthimin e të dënuarve shqiptarë, 13 të burgosur riatdhesohen dhe 15 vrasës presin transferimin

Britania nis kthimin e të dënuarve shqiptarë, 13 të burgosur riatdhesohen dhe 15 vrasës presin transferimin

August 23, 2026
Rama ultimatum drejtuesve: Nuk arritët objektivat, jepni dorëheqjen!

Rama ultimatum drejtuesve: Nuk arritët objektivat, jepni dorëheqjen!

August 23, 2026
Alarmi për 2027! El Nino mund të jetë më i fuqishmi i regjistruar, meteorologët paralajmërojnë vitin më të nxehtë në histori

Alarmi për 2027! El Nino mund të jetë më i fuqishmi i regjistruar, meteorologët paralajmërojnë vitin më të nxehtë në histori

August 23, 2026
Evropianët po mbajnë gjithnjë e më shumë para cash në shtëpi, frikë nga lufta dhe sulmet kibernetike

Evropianët po mbajnë gjithnjë e më shumë para cash në shtëpi, frikë nga lufta dhe sulmet kibernetike

August 23, 2026
Beteja e Ali Këlcyrës për njohjen e bektashinjve si komunitet fetar më vete në vitin 1923

Beteja e Ali Këlcyrës për njohjen e bektashinjve si komunitet fetar më vete në vitin 1923

August 23, 2026
Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës! Policia blindon tre qytete…

Vrasja e turistit/ Dëshmia e turkes që u kap për përkrahje të autorit: S’kisha dijeni që Sokrat Vata ishte në makinë

August 23, 2026
Irani sfidon Trumpin për sanksionet e reja: Do të dështojnë!

Irani sfidon Trumpin për sanksionet e reja: Do të dështojnë!

August 23, 2026
Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

August 23, 2026
VIDEO/ 5 orë në pritje jashtë rezidencës në Pogradec, i moshuari: Dua ta përqafoj njëherë Ramën!

VIDEO/ 5 orë në pritje jashtë rezidencës në Pogradec, i moshuari: Dua ta përqafoj njëherë Ramën!

August 23, 2026
Takimi i socialistëve në Pogradec, zbardhen porositë e Ramës për lokalet 2027: Dua emra të pastër

Takimi i socialistëve në Pogradec, zbardhen porositë e Ramës për lokalet 2027: Dua emra të pastër

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com