Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1756 testime për koronavirus, ndërsa 166 raste kanë rezultuar pozitivë.
Prej tyre në Shkup-46, Kumanovë-17, Dibër-3, Shtip-13, Prilep-12, Tetovë-11, Strugë-4, Veles-3, Manastir-4, Ohër-2, Kavadar-2, Gjevgjeli-2, Strumicë-3, Kriva Pallankë-2, Radovish-2, Koçan-7, Probishtip-1, Makedonski Brod-2, Pehçevë-6, Berovë-4, Vinicë-3, Dellçevë-12, Kratovë-2, Shën Nikollë-3.
Në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë. Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 224 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 shkon në 14.762, prej të cilëve 11.965 janë shëruar, ndërsa 606 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2191.
/e.rr