• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mero Baze zbulon kush është ‘Nesti Angoni’: Kam siguruar dokumentin e SPAK, ja çfarë përmban kallëzimi

by B K
14/02/2025 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze
Sot kam siguruar dokumentin më të famshëm në Shqipëri, që ka bërë kurioz gjithë shoqërinë shqiptare: denoncimin e Nesti Angonit, i cili heq çdo dyshim se nuk kemi të bejmë me një denoncim professional, siç na e kanë shitur.

Të gjitha legjendat e thurura rreth këtij denoncimi, që ishte aq e kaq faqe, që kishte informacione sekrete dhe të pamundura për t’u siguruar nga një njeri anonim, janë thjesht gënjeshtra. Mjerisht, janë gënjeshtra të dala nga SPAK.

“Denoncuesi” i famshëm anonim ka shkruar vetëm një faqe letër, të gjitha gënjeshtra, të cilën po e përshkruaj pak a shumë se çfarë thotë. Nuk po e botoj faksimilen meqë ështe ne proces hetimor dhe ende Veliaj nuk ka një akuzë zyrtare, pasi ështe futur ne burg pse eshte grindur me prokurorin.

“Denoncuesi” jo vetëm që nuk jep ndonjë informacion të rëndësishëm, por transmeton në SPAK thashetheme banale që qarkullojnë në qytet për Erion Veliajn.

Konkretisht, ai thotë se kur Erion Veliaj u bë ministër në 2013, mori një banesë te “Kodra e Diellit” dhe ka lidhje të ngushtë me pronarin e “Kodrës së Diellit”, Gentian Sula. Pas kësaj, ai i bëri gruan zëvendësministre të Punës dhe Përkrahjes Sociale.

Më pas, thotë se Gentian Sula ka marrë disa tendera nga Bashkia. “Agikons” është kompania e ndërtimit, ndoshta e parë, ose e dytë për nga madhësia ne vend dhe natyrisht që do hyjë në gara për punë publike. Ka hyrë në garë dhe tek tenderat e SPAK. Krim është nëse gara ka qenë e pandershme, jo fakti që ka marrë pjesë dhe ka fituar. Ndonjë akuzë të tillë ende s’ka.

Denoncuesi vazhdon me gënjeshtrën se Erion Veliaj ka tre vila në Qerret, tek fshati turistik i Gentian Sulës, dhe kërkon që të verifikohet se ku i gjen këto para Erion Veliaj.

Letra, sipas protokollit, ka mbërritur në korrik të vitit 2023 dhe i është dhënë për vlerësim zotit Dado, i cili ka verifikuar “faktin” që është e vërtetë se Erion Veliaj ka njohje me Gentian Sulën dhe që ka një banesë te “Kodra e Diellit”. Pas kësaj ka nisur hetimi pasuror ndaj tij.

Kaq është e gjitha!

Ky fakt rrëzon të gjithë misterin me të cilin u përpoq të vishej personazhi Nesti Angoni. Ai nuk është as një shërbim i huaj, as Belinda Balluku, as SHISH, por vetë SPAK.

Thjesht SPAK ka vendosur të targetojë një personazh politik për t’i bërë vetting pasurie, meqë nuk arritën ta marrin të pandehur në dosjen e inceneratorëve apo atë të ish-drejtorëve të Bashkisë, dhe kanë sajuar një letër anonime, që në fakt është një përmbledhje thashethemesh, për të nisur një hetim.

Kur them që është përmbledhje thashethemesh, kam parasysh se jam njohës i të dy personazheve, jam ndër banorët e parë të “Kodrës së Diellit”, që nga viti 2009, dhe mund të deklaroj edhe para gjykatës, nëse dëshiron, se Erion Veliaj ka ardhur te “Kodra e Diellit” shumë përpara vitit 2013 dhe ende ka të njëjtin apartament që ka pasur.

Gentiana Sula, gruaja e Gentian Sulës, është bërë zëvendësministre e Punës dhe Përkrahjes Sociale si pjesë e marrëveshjes PS-LSI dhe është në listën e zyrtarëve të LSI-së. Mund të verifikohet në marrëveshjen politike mes dy palëve. Ajo është bërë gjithashtu drejtoreshë e Autoritetit të Dosjeve me mbështetjen e LSI-së, madje Rama ka pasur hezitime t’i përsërisë mandatin e dytë pikërisht për këtë arsye.

Erion Veliaj nuk ka asnjë vilë në Qerret, e jo më tre vila, siç shkruan “denoncuesi”, por prindërit e gruas së tij kanë një vilë modeste, të cilën e kanë shkëmbyer me një apartament që kanë pasur më parë aty, duke shtuar edhe një vlerë prej 30 mijë euro më shumë.

Për këto 30 mijë euro, Gentian Sula akuzohet se nuk ia ka marrë akoma dhe quhet korrupsion!

Familja e Ajola Xoxës është, përveç një familje e njohur shqiptare për shkak të shkrimtarit Jakov Xoxa, edhe një familje me biznese të konsoliduara që nga viti 1995.

Akuza se meqë tek vila e nënës së Ajolës gjenden lodrat e djalit të saj, atëherë ajo është vila e Erion Veliajt, është qesharake dhe absurde.

SPAK nuk e ka thënë këtë gjë për Sali Berishën.

Ai ka qëndruar 10 vite rresht tek vila e tij në Lalëz, të cilën e rrafshoi në 2013 dhe e rindërtoi në 2014, (mund ta verifikoni nga Ortofotot) pa asnjë leje dhe pa deklaruar asnjë shpenzim.

SPAK edhe sot e kësaj dite i referohet asaj si vila e Argitës dhe jo e Berishës.

Pse Berisha ka të drejtë të rrijë tek vila e vajzës së tij, ta rrëzojë dhe ta rindërtojë pa deklaruar shpenzime, dhe SPAK ta quajë “vilë të Argitës”, ndërsa vilën e vjehrrës së Erion Veliajt e quajnë “vilë e Erionit”?!

Madje, te vila e Argitës Berisha nuk kishte vetëm “lodrat” e mbesave, por të gjitha kasafortat me para dhe dokumentet e marra nga zyrat e shtetit shqiptar, dhe zyrën e tij të “Qytetarit Dixhital”.

Ky është një standard i dyfishtë, provokues dhe tërësisht jo profesional.

Unë besoj se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa mund të kenë pasur mundësi financiare të blejnë një vilë, por nuk e kanë blerë, ndoshta për arsye etike, ndoshta sepse nuk e kanë parë të nevojshme.

Por kjo nuk do të thotë se vila e vjehrrës së tij është vila e tij.

Të gjitha këto tregojnë qartë se e gjithë faqja e letrës që ka emrin “Nesti Angoni” është e mbushur me gënjeshtra të verifikueshme, edhe pa filluar hetimi.

Në mënyrë banale, prokurori i çështjes ka konsideruar si “të verifikuar” vetëm faktin që Gentian Sula e njeh Erion Veliajn dhe që ky i fundit banon te “Kodra e Diellit”, dhe kjo ka mjaftuar për të nisur hetimin. Kaq s’ka nevojë të “mësohet” prej Nesti Angonit se e di gjithë Tirana dhe nuk është krim dhe as arsye të nisin hetime.

Krim nuk është të njohësh dikë.

Krim është të targetosh një person për ta ndëshkuar me çdo kusht, duke sajuar letra anonime dhe duke nisur një proces vettingu për pasurinë e rrethit të tij familjar motivuar ose politikisht, ose personalisht.

Dhe ky është një precedent i rrezikshëm për shtetin e së drejtës. Dhe fatkqësisht nuk ështe rasti i izoluar.

Next Post
“Kanë blerë online veshje firmato”, por në dollapin e Ajola Xoxës SPAK ka gjetur vetëm rroba të markës Zara, publikohet dokumenti

"Kanë blerë online veshje firmato", por në dollapin e Ajola Xoxës SPAK ka gjetur vetëm rroba të markës Zara, publikohet dokumenti

Comments 13

  1. ccc says:
    10 months ago

    Mero Baze meriton mirenjohjen e te gjitheve ne! Ne keto momente kritike per stabilitetin e te ardhmen e vendit, eshte kontributor i dores pare. Faleminderit e respekte z. Baze!

    Reply
    • Gaz leshi says:
      10 months ago

      Jo vetë kaq,por atë letër mund t’a ketë shkruar Gaz pederasti

      Reply
    • Mike says:
      10 months ago

      Hahaha…a I ribotimi fotot nudo? Po dokumentin e doktorit për skizofreni?

      Reply
  2. L.Xh says:
    10 months ago

    Të gjendet një avokat i fortë, i pastër dhe i devotshëm, dhe me materialet e bollshme të sipërme dhe të tjerat që ka Erion Veliaj, të ngrihet një padi Penale, për ushtrim presioni ndaj të zgjedhurit publik, për korrupsion aktiv, për shpërdorim detyre duke u munduar të krijojë prova dhe indicie të shpifjeve duke kryer krime të rënda.
    Kaq.
    Ndofta edhe ndonjë tjetër figurë krimi.
    Përveç Olsi Dados, këtu është i implikuar rëndë direkt edhe Altin Dumani.

    Reply
  3. L.Xh says:
    10 months ago

    Anesti Angoni është emri artistik i Olsi Dade (në rolin e Salianjit në dramën “BABALE-2” me regjisor artistin e popullit, Sali Berisha.

    Reply
  4. PRoShi says:
    10 months ago

    Duhet korrigjuar kodi penal dhe si i Spak.
    Ky spak që ka marrë përsipër të shkrijë PSSH -në dhe elitën e saj duhet të shkrihet vetë , ose t’ju kufizohet kompetencat me ligj
    Uroj që PSSH të marrë sëbashku me aleatët 85 deputetë. Dhe gjithshka rregullohet.

    Reply
    • L.Xh says:
      10 months ago

      Në se fjalët e “ccc” dhe të “proshit” shkojnë në veshin e perëndisë, atehere njerëzit e ndershëm do të bien në qetesi.
      85 mandate, janë pak, duhen minimumi 96 mandate.
      Edi Rama, para zgjedhjeve, të shkojë përseri një xhiro nga Kuçi i Vlorës, ku përseri në po atë tavolinë si para kater vjetve, të bëjë parashikimin dërrmues për marrjen e madateve, mbasi i del profecia.
      Uroj më të mirën.
      Shëndet e jetë Edi Ramës, i cili të ruhet nga pseudo miqtë e pseudo shokët, se nga armiqtë ruhet vetë.

      Reply
  5. L.Xh says:
    10 months ago

    Në se fjalët e “ccc” dhe të “proshit” shkojnë në veshin e perëndisë, atehere njerëzit e ndershëm do të bien në qetesi.
    85 mandate, janë pak, duhen minimumi 96 mandate.
    Edi Rama, para zgjedhjeve, të shkojë përseri një xhiro nga Kuçi i Vlorës, ku përseri në po atë tavolinë si para kater vjetve, të bëjë parashikimin dërrmues për marrjen e madateve, mbasi i del profecia.
    Uroj më të mirë.
    Shëndet e jetë Edi Ramës, i cili të ruhet nga pseudo miqtë e pseudi shokët, se nga armiqtë ruhet vetë.

    Reply
  6. Muzaka i Ri says:
    10 months ago

    Kjo eshte nje maskarade që e rrezoi te gjithe pritshmerine që kishte shoqeria te SPAK. Drejtesia nuk bëhet me maskarenj. Le te kerkohet nje gjykate e huaj,dhe te gjykoje,si Veliaj,po ashtu edhe dosjen gerdeci dhe partizani. Kush ka faje le te shkoj ku eshte vendi.

    Reply
  7. Opionisti says:
    10 months ago

    Amund te hetohe pasuria arben mevlani bashke me te bije dhe partise ldk dhe alfred cako

    Reply
  8. Ta rrasi says:
    10 months ago

    Po mire mo mero po dhe kaq budallenj mos na be,qëndron aho qe thua se te tjerat kane miliarda si arriraqita malteze e xeni babait,po dhe kaq sa e ben ti jo,qe o ka shkdh nonen lali eri sak dyshime ,madje 5%jane thene .po te pakten mos luani ti e si ty me njerzit se sjane dele moooo?!!!?

    Reply
  9. kobra says:
    10 months ago

    po ik o mjero baze se nuk te jep njeri dokumente ty o bole

    Reply
  10. Vezhguesi says:
    10 months ago

    Pushoni ju llapaqenet e PS, bashke me Mero Bazen..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U arrestua në shtëpi bari në Angli, nis ekstradimi për fierakun, e kërkonte Interpol Tirana (EMRI)

U arrestua në shtëpi bari në Angli, nis ekstradimi për fierakun, e kërkonte Interpol Tirana (EMRI)

December 24, 2025
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Projektligji i deputetit të PD depozitohet në Kuvend: Zyrtarët e dënuar për korrupsion të kthejnë paratë

December 24, 2025
Një pasagjere e paftuar, koala futet në autobus për t’i shpëtuar trafikut

Një pasagjere e paftuar, koala futet në autobus për t’i shpëtuar trafikut

December 24, 2025
AKU bllokon 5 ton djathë dhe 944 kg fileto pule, Drejtoria Rajonale  gjobit subjektin

AKU bllokon 5 ton djathë dhe 944 kg fileto pule, Drejtoria Rajonale gjobit subjektin

December 24, 2025
FOTOT/ Nga ngjitja nëpër banesa te shkulja kasafortave, ja si vepronte banda e “skifterëve” në Itali! Mijëra euro mall i grabitur

FOTOT/ Nga ngjitja nëpër banesa te shkulja kasafortave, ja si vepronte banda e “skifterëve” në Itali! Mijëra euro mall i grabitur

December 24, 2025
Ilir Meta urim nga qelia për Krishtlindjen: Lutemi që festën e ardhshme ta festojmë në liri dhe me dinjitet

Ilir Meta urim nga qelia për Krishtlindjen: Lutemi që festën e ardhshme ta festojmë në liri dhe me dinjitet

December 24, 2025
Themelohet Shoqata e parë e Prokurorëve në Shqipëri, kryetar zgjidhet Gëzim Spahiu

Themelohet Shoqata e parë e Prokurorëve në Shqipëri, kryetar zgjidhet Gëzim Spahiu

December 24, 2025
“Duhet retushim brenda PD, të merremi me sëmundjen tonë”, Alimehmeti: E dimë se kush punoi në fushatë e kush jo

“PD doli nga përgjumja”/ Ilir Alimehmeti: Qeveria nuk bie me një protestë, ndryshimi kërkon kohë!

December 24, 2025
Tragjedi në Mesdhe/ Mbytet anija me emigrantë, 116 persona humbin jetën, vetëm një arrin të shpëtojë

Tragjedi në Mesdhe/ Mbytet anija me emigrantë, 116 persona humbin jetën, vetëm një arrin të shpëtojë

December 24, 2025
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com