• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miting Funeral

by Edison Ypi
18/02/2026 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Pse dalin demokratët në bulevard ?
Askush nuk e di. As vetë ata.
Megjithatë, një arsye që e sjegon, një sebep që e shkakton, një shkak që e ndriçon, ndodhet diku në ndonjë qosh, në ndonjë zgëq.
Mblidhi ku janë e ku s’janë studjuesit profesionistë dhe amatorë të historisë së politikës, gjeopolitikës, sociologjisë, psikologët, psikiatrat, psikoterapistët. Pa harruar konsultimin me inteligjencën artificiale, konsultohu me krejt studimet, librat, enciklopeditë, fjalorët. Mos lër pa pyetur asnjë magjistar, magjistricë, fallxhor, fallxheshë, astrolog, kiromant, kqyrës fixhani kafeje dhe sfere kristali. Orpo edhe dreqin dhe të birin e dreqit bashkë me xhindin dhe lugatin po i pyete, nuk do marrësh asnjë përgjigje sadopak bindëse pse demokratët e Shqipërisë dalin në mitingje.
Pas daljeve të panumurta ndër vite, të gjitha të dështuara, nga mitingu më miting pjesëmarrësit e pakësuar, partia katandisur sa një kokërr rrushi, opinioni i gjërë krejt indiferent dalin a s’dalin në bulevard, hedhin a s’hedhin molotova drejt kryeministrisë nja një mijë lunatikë të dehur me raki tranzicionale, pas gjithë këtyre, asgjë nuk do kuptosh, asnjë arrsye nuk do zbulosh.
Në mes të vullkanit të idiotllëkut demokratik shqiptaresk, e vetmja shpresë për ndonjë shkoqitje sado aproksimative mbeten hamendjet.
Të hamendësosh se dalin për të bërë një Xhiro nostalgjike si në kohën e Zborrit, tallonave, punës me tre turne, biçikletës kineze, edhe si nostagji është e harruar, e vjetër, e ndryshkur, fosile.
Por ndoshta duan të dalin në bulevard për tu shtruar me mish e pilaf në mes të rrugës duke luftuar dhëmbë-për-dhëmbë me mishin, pilafin, pulat e pjekura, zogjtë e fshatit, koranët, karkalecat. Të ishte kështu ku ma gjen. S’do përtoja tu sillja një thes me birra si ai njujorkezi që bëri mijëra kilometra për tu çuar nga një kanaçe birre çunave të lagjes në Vjetnam. Por, si tepër gastronomike, e papranueshme.
A dalin vallë sepse duan të marrin pushtetin ? Pra më të merituarit e tyre, prap nëpër dogana, taksa, drejtorira, tendera, leje abuzive e të tjera e të tjera. Ktu m’rri. E pamundur. Demokratët e marrin pushtetin me meritë, me votë, jo me ulurima, klithma, molotova. Jo si dhelpra dinake duke i vajtur nga pas dashit të pushtetit me shpresë se hë këtu hë atje, hë tani hë pastaj, dashit do i bien, dhe dhelpra demokratike do ja hajë. Gjë që s’bëhet. Ato që skilet demokratike presin t’i hanë, dashi në pushtet i ka metalike, kuadratike, të rënda, që nuk kafshohen, as nuk përtypen, as me thikë as me pirua.
Tjetër hamëndje është se pas provave të dështuara për të shembur portën, përdhosur oborrin, thyer derën, përpjekja për të hyrë nga dritarja ose nga haleja, pse jo edhe si Konti i Montekristos nga llagëmi, pra pas gjithë këtyre tentativave të dështuara, me bo përpjekjen e fundit, atë me hyrje të ujkut nga oxhaku te mamadhia duke u treguar kecave këmbën e lyer me miell. Mjaft se më shkrive. Ça janë këto përralla ?
Mbase demokratët dalin ti bëjnë funeralin partisë së vjedhur, vdekur, ngordhur, 30 e kusur vite më parë.
Ose, nga frika mos ua pshurrin varrin, dalin në miting për t’ju lutur Perëndisë t’ua fali mëkatet që s’lanë gjë pa vjedhur e grabitur, futën në sherr shqiptarët, tradhëtuan dhe braktisën të persekutuarit të cilëve u vodhën kauzën.
Me e gjet pse dalin demokratët në bulevard është si me hy atje ku s’hyhet, te truri i budallait, që nuk bën të njëjtat budallallëqe për të arritur rezultatate të ndryshme kontraproduktive, por bën idiotllëqe të ndryshme për të arrit të njëtin rezultat pozitiv inekzistent. A e thashë mirë apo e ngatërrova ? Më falet. Të merresh me budallej, edhe do gabosh ndonjëherë.
Një gjë është e qartë: Demokratët realisht të komunistizuar, përballë komunistave të demokratizuar rrejshëm, janë dy ekstreme që takohen në mes, pra janë njësoj.
Të rrënqethet mishi të kujtosh pjesën më serioze të kësaj gallate. Atë me granata, tritola, molotova. Që nuk e bëjnë burrat demokratë, antikomunistat, tradicionalistat, por nga frika ua lenë në dorë ca kalamajve, ca debatikasve, që nuk janë as shqiptar, por Rom. Hej ça na ka gjet. Zot sa ke mos na i rrëfe.
Teatri absurd i këtyre lloj mitingjeve dhe i kësaj rrace mitingashësh zhvillohet i tëri brenda një kllapie, një dalldie, një deliri pa fillim e pa mbarim. Me ulurima, bërtima, sharje, shpifje, intriga, kërcënime.
Demokratët kurrë nuk do vinë në pushtet me të tilla mjete dhe mënyra komuniste, revolucionare, të çmendura.
Nuk ka asnjë mundësi objektive, subjektive, teorike, praktike, filozofike, ekonomike, gjeopolitike. Janë bërë për rahmet. Mitingu i tyre duket si funeral i vetes.

Next Post
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

Berisha: Rama po sillet si lopë e çmendur, kërkon të korruptojë gjykatësit kushtetues

Comments 1

  1. DalldisMen says:
    9 months ago

    Na ishte dikur, dikur, shumë e shumë kohë që nuk mbahen mënd, një parti demokratike e Shqipërisë, e adhuruar dhe e mirëpritur nga gjithë populli i këtijë vëndi.
    Por, shumë shpejt, u kuptua që kjo parti nuk ishte gjë tjetër, veçse një DEGË OPERATIVE e ish sigurimit të shtetit, dhe kryetar i kësajë dege të punëve të brëndëshme, u kooptua shoku Salitov Berisha.
    Kësajë partie, i shkoftë shpirti në parajsë, mbasi ka lindur e vdekur.
    I përjetshëm kujtimi i sajë.

    Për shokët marksistë leninistë italianë, po u a përkthej në gjuhën e tyre :

    C’era una volta, tanto tempo fa, un partito democratico in Albania, adorato e accolto con favore da tutto il popolo di questo paese.
    Ma, ben presto, si capì che questo partito non era altro che una branca operativa dell’ex sicurezza dello Stato, e il compagno Salitov Berisha fu cooptato come capo di questa branca degli affari interni.
    Che l’anima di questo partito vada in paradiso, poiché è nato morto.
    Eterna è la sua memoria.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In