• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mero Baze: Duke pritur “gjyqin” e gjyqtarëve tanë

by S M
22/12/2016 23:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese më në fund i hapi rrugë zbatimit të ligjit më të rëndësishëm të reformës në drejtësi, që ka të bëjë me kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke garantuar integritetin e tyre profesional, edukimin dhe distancën nga korrupsioni. Ligji, ndaj të cilit u bë një betejë e pashembullt politike nga Partia Demokratike, u kthye në një kusht thelbësor nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, negociata të cilat janë miratuar në parim.

Dy prej gjyqtarëve që kundërshtuan, janë të njohur sa i përket përdorimit politik që u ka bërë Berisha në proceset e bujshme gjyqësore të mbyllura me procedurë, siç është gjyqi ndaj Lulzim Bashës dhe ai ndaj Fatmir Mediut. Falë këtyre dy gjyqeve të mbyllura me procedurë, të dy gjyqtarët u ngjitën në karrierë në Gjykatën Kushtetuese. Pjesa tjetër e Gjykatës, edhe pse plot hezitime, i hapi rrugë një procesi historik për shqiptarët dhe për këtë meritojnë të nderohen. Votimi ishte një test për “Vetting”-un edhe brenda Gjykatës Kushtetuese, dhe identifikoi idhtarët politik të mosndëshkueshmërisë së politikanve brenda saj.

Tani që ligji do të fillojë të zbatohet, mbetet të shikohet se cili do të jetë impakti i tij, tek pjesa tjetër e trupës gjyqësore dhe prokurorëve në Shqipëri.

Ligji përmban një klauzolë që është në vetvete një amnisti për gjithë njerëzit e korruptuar dhe kompromentuar të drejtësisë. Të gjithë ata që e ndiejnë se nuk e kalojnë dot testin, mund të mos riaplikojnë për vendin e punës dhe nuk do t’i nënshtrohen ndonjë procesi verifikimi as për pasuritë e tyre. Në një farë mënyre u është thënë “t’i gëzoni”, por ikni nga drejtësia.

Kjo klauzolë do të jetë testi i parë i Vetting-ut në drejtësi, për të parë se kush do të largohet me dëshirë nga sistemi.

Me llogjikën tonë normale, duket për një moment se do të largohen pothuajse 90 për qind e trupës, pasi nuk i përmbushin kriteret.

Por shpresa se ata mund të gjejnë sërish çarje brenda sistemit dhe mund t’i kapërcejnë këto hallka, është e fortë tek shumica e tyre.

Për këtë shkak, shumica  e tyre nuk do të dorëhiqen, por do të tentojnë të përballen me sistemin e ri dhe do përpiqen t’i gjejnë atij të çara për të depërtuar.

Ashtu si në Gjykatën Kushtetuese, ku dy gjyqtarë i dolën ballas hapur këtij procesi, dhe në gjykatat e tjera, shumica e gjyqtarëve do të tentojnë të përballen me këtë sistem.

Vetëm se tani nuk  ka vend për shqetësim dhe as për gjueti shtrigash. Tani është koha të dëshmohet se sistemi i ri është i drejtë, i barabartë dhe i ndershëm. Të gjithë ata që do të përballen me këtë sistem, duhet të provojnë që janë të aftë profesionalisht, të mirëarsimuar dhe me integritet personal.

Të gjithë kemi raste personale dhe gjyqtarë me emër dhe mbiemër që janë tallur me vendimet e dhëna nën oferta milionash apo favore pushteti. Mijëra shqiptarë tani presin të shikojnë gjyqtarin e tyre, se si do ta kalojë testin. Unë vetë kam disa prej tyre që po pres t’i shikoj si do t’i justifikojnë disa nga vendimet e tyre gjyqësore. Mijëra qytetarë shqiptarë kanë përvoja të tilla të hidhura. Është koha të shikohet sa sukses do të ketë sistemi i ri, dhe kush do t’i mbijetojë atij.

PD është e shqetësar se sistemi është kapur nga ndërkombëtarët, sidomos BE dhe SHBA, dhe se do të jetë një gjueti shtrigash ndaj njerëzve që ata nuk i duan në drejtësi. Unë uroj të jemi në dorë të Perëndimit në këtë proces. Në dorë të shqiptarëve kemi qenë dhe askush nuk na ka bërë më keq se ata.

Next Post
Konsensus për ‘Vetting’ jashtë parimeve të Euralius? Xhafaj: Do të ishte pazar

Xhafaj: Situata mes ILDKPI dhe Prokurorisë, e pakonceptueshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

June 22, 2026
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

June 22, 2026
Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

June 22, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbi tre javë protesta, Rama: Në fund do të ketë dy fitimtarë; PS-ja më e fortë dhe Qeveria e përmirësuar shumë ndjeshëm

June 22, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Thirrja ‘Berisha në burg’ po shuhet”, Braçe: Njerëzit e tij po presin urdhrin, ai do kontrollin e protestës

June 22, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In