• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj: Situata mes ILDKPI dhe Prokurorisë, e pakonceptueshme!

by S M
22/12/2016 23:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ndër efektet e para të reformës në drejtësi dhe sidomos të ligjit të Vettingut, megjithëse ky ligj ende nuk ka hyrë në fuqi, duket se është edhe përplasja mes Prokurorisë dhe Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive.

Në lidhje të drejtpërdrejtë me Top Storyn, Fatmir Xhafaj kështu e interpretoi këtë përplasje.

“Prokurorët tani në këtë fazë kanë një konflikt interesi me institucionet e tjera në përgjithësi. Prokurorët janë në nivel vlerësimi dhe ligji i Vettingut i jep një rol të posaçëm ILDKP në gjithë procesin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, tha Xhafaj.

Deputeti socialist e cilësoi si të pakonceptueshme idenë që Prokuroria të marrë serverin e ILDKPI-së.

Ai kritikoi qëndrimin e opozitës në gjithë procesin, pavarësisht se reforma si paketa kaloi edhe me votat e saj.

“Fatkeqësisht, roli i opozitës nuk ishte ai që do të duhej të ishte në gjithë procesin. Opozita më shumë ka qenë në sens kritike dhe penguese sesa kontribues”, u shpreh ai.

Por a do të jetë në gjendje kjo reformë drejtësi në vendin tonë të prodhojë një rezultat të ngjashëm si në Kroaci? Kush mund të jetë “Sanaderi ynë” dhe kush “Dinko Cvitani”?

“Për Sanader nuk e di pasi këtu ka shumë, në kuptimin simbolik, ndërsa për Cvitan dhe shokët e tij duhet pritur për të kaluar pengesën e radhës sepse PD ka çuar në Gjykatën Kushtetuese si Këshillin e Lartë të Prokurorisë ashtu edhe Këshillin e Lartë Gjyqësore”, u përgjigj Xhafaj./Tema/

Next Post
Vulin i përçan dhe i fton serbët e Kosovës ta rrëzojnë Qeverinë

Vulin i përçan dhe i fton serbët e Kosovës ta rrëzojnë Qeverinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com