• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Merkel nën kërcënimin e së djathtës pas zgjedhjeve

by A R
08/10/2017 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy javë pas fitores së ngushtë në zgjedhje, Angela Merke po ndërmerr sot negociata të vështira në dukje për formimin e qeverisë së re, duke u përballur me një sulm të krahut të djathtë të familjes së saj politike.

Kancelarja u takua sot në mëngjes në Berlin me liderët kryesorë të partisë së saj kristian-demokrate (CDU), përfshirë ministrin e Financave, WolfgangSchäuble përpara se të zgjerojë rrethin e bisedimeve gjatë mesditës me aleatët e saj bavarezë të CSU, nën drejtimin e Horst Seehofer.

Objektivi kryesor i diskutimeve qëndron në shuarjen e mosmarrëveshjeve mes dy lëvizjeve vëllazërore, kryesisht në lidhje me politikën migratore me dyer të hapura mjaft bujare të Angela Merkel, dhe arritjen e një marrëveshje për programin e përbashkët për katër vitet e ardhshme.

Kjo detyrë pritet të jetë e komplikuar dhe një marrëveshje nga e diela ka pak gjasa të shënohet.

CSU bavareze që përfaqëson krahun më konservator të kësaj familje politike, mbështetur nga krahu i djathtë i CDU bëjnë përgjegjëse kancelaren dhe politikën e saj centriste për rezultatet zhgënjyese të zgjedhjeve parlamentare, me fitore por me rezultatin më të dobët të shënuar prej 1949 (32,9 për qind).

E brishtë që në fillim të mandatit të saj të katërt, Angela Merkel perceptohet si nën presion për të formuar një koalicion të shumicës në Parlament që nuk është e natyrshme në letër, me liberalët dhe ambjentalistët, dy grupime politike që janë thuajse apo gati të ndryshëm.
-Plani me dhjetë pika-

Dhe njëkohësisht ekstremi i djathtë i AfD bëri një hyrje spektakolare në Dhomën e Deputetëve.

Sipas mediave gjermane, kreu i CSU-së solli për diskutimin e së dielës një plan prej dhjetë pikash dukevënë në pozitë të vështirë Angela Merkel.

Kristian-socialistët bavarezë kërkuan që lëvizja të zërë gjithashtu vendin e saj në të djathtë të qendrës. Dhe propozojnë kontretisht përcaktimin e një kufiri vjetor të numrit të migrantëve dhe të një “kulture specifike” gjermane për t’u miratuar nga prurjet e reja.

Në mungesë të një marrëveshje brenda familjes konservatore, negociatat e ardhshme të planifikuara të nisin nga mesi i tetorit me liberalët dhe ambjentalistët, që Angela Merkel zyrtarizoi të shtunën, do të jenë të predispozuara të rezultojnë të pasuksesshme. /b.d

Next Post
Russia 2018 / Ja 13 ekipet që janë kualifikuar deri tani

Russia 2018 / Ja 13 ekipet që janë kualifikuar deri tani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit  të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

Protestat, Mazniku: Zgjidhja bëhet vetëm me mjete politike dhe Kushtetutë

October 20, 2026
Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

October 20, 2026
Dhunë ndaj protestuesve? Rama: Rreth 200 policë të plagosur, 80 protestues të lënduar. Kjo është luftë hibride

Dhunë ndaj protestuesve? Rama: Rreth 200 policë të plagosur, 80 protestues të lënduar. Kjo është luftë hibride

October 20, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 20 tetor 2026

October 20, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika

October 20, 2026
Video/ Molotovët e protestuesve djegin policin (pamje të rënda)

Ish-ministri i Rendit: Dhuna nuk u krijua nga policia, por nga të rinjtë që kanë vënë zjarrin

October 20, 2026
Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

October 20, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

October 20, 2026
Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

October 20, 2026
Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

Mblidhet sot Grupi Parlamentar i PS, pritet të bëhen publike masat për protestuesit e dhunshëm

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com