• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Merkel kritikon Brukselin: Edhe sa kohë duhet të presë Ballkani për financime?!

by Java News
21/02/2018 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbështetur sërish perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Merkel tha pas takimit me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev se BE vazhdon interesimin për këtë rajon.

Kancelarja Angela Merkel ka kritikuar mungesën e mbështetjes së fuqishme nga Brukseli për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev në Berlin, kancelarja gjermane tha se pyetja kryesore në këtë moment është “edhe sa kohë nevojitet që paratë e premtuara në kuadër të Procesit të Berlinit të ndahen” dhe që ato të mund të përdoren për projektet e parashikuara në kuadër të zhvillimit ekonomik rajonal. Serbia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi kanë paraqitur projekte të ndryshme për zhvillimin ekonomik të rajonit, ndërsa Bashkimi Evropian ka premtuar se këto projekte do të financohen. Merkel tha se “njerëzit në Ballkanin Perëndimor janë të interesuar për fillimin e ndërtimit të kilometrave të para në infrastrukturë” dhe jo për “studimet e projekteve të mundshme”.

BE duhet të veprojë
Bashkimin Evropian duhet të shtojë interesimin dhe veprimin në këtë rajon, sepse atje kanë shtuar influencën e tyre së fundi edhe Rusia, Kina, Turqia dhe disa vende të tjera. Zaev dhe Merkel theksuan se investimet kineze nuk paraqesin diçka të keqe vetvetiu. Por këto investime nuk duhet të lidhen me kërkesa politike, theksoi kancelarja Merkel. Ndërsa Zaev nënvizoi se për Maqedoninë dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor ekziston vetëm një perspektivë: ajo e anëtarësimit në BE. Maqedonia pretendon të anëtarësohet edhe në Nato, por në këtë rrugë ka problemin e emrit me Greqinë, e cila ka bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në këtë Aleancë. “Në 10 vitet e fundit nuk ka qenë zgjidhja kaq afër sa tani”, theksoi Zaev, i cili të martën ka biseduar me kryeministrin grek Alexis Tsipras për këtë çështje. Por zgjidhje përfundimtare ende nuk ka./DW

Next Post
Xhafaj takon homologun britanik, kërkon asistencë teknike: Operacione të përbashkëta antikrim

Xhafaj takon homologun britanik, kërkon asistencë teknike: Operacione të përbashkëta antikrim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com