Kancelaria gjermane, Angela Merkel i tha qeverisë së saj se do të niste këshillimet me partnerët mbi shpejtësinë e rrjetit të internetit 5G në vend.
“Çështja e sigurisë gjatë shtrirjes së infrastrukturës së telekomunikacionit është thelbësore dhe qeveria do të konsultohet me partnerët përpara se të vendosë standarde”, theksoi Merkel.
SHBA ka paralajmëruar Gjermaninë mbi përfshirjen e dyshuar të kompanive kineze të telekomunikacionit, në veçanti Huawei, në lidhje me ndërtimin e rrjetit 5G, sipas raportimeve të ”Wall Street Journal”.
/a.rada










