• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Seanca në Kuvend, betohen 7 deputetët e rinj nga PD dhe LSI

by A R
13/03/2019 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi e ka nisur seancën me betimin për deputetët e rinj nga radhët e opozitës.

Lefter Maliqi, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni dhe Elda Hoti, janë deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Ata u betuan në seancën e sotme parlamentare pasi pranuan mandatin prej të cilit hoqën dorë në bllok deputetët e opozitës. Të shtatë ishin kandidatë vijues në listat e PD-së dhe LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Lefter Maliqi i qarkut të Beratit, në momentin kur u ngrit në këmbë për të bërë betimin, e shoqëroi këtë proces duke ngritur dy gishtat, simbolin që përfaqëson Partinë Demokratike.

***

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u mblodh dje për t’u dhënë mandatin e deputetit pesë kandidatëve, që morën dritën jeshile nga KQZ-ja.

Konkretisht, Këshilli i Mandateve vendosi që t’i përcjellë seancës plenare raportin për dhënin e mandatit të deputetit për kandidatët Elda Hoti e LSI-së, Erdiola Braha e LSI-së, Edlira Hysenit e LSI-së; Lefter Maliqit të PD-së dhe Majlinda Halilajt të PD-së. Zyra e shtypit e Kuvendit bëri të ditur se Këshilli i Rregullores, Mandatet dhe Imunitetin ishte shprehur pro shkresave të dërguara nga KQZ-ja, e cila rekomandonte dhënien e mandatit të deputetit për pesë kandidatët.

Kësisoj, ditën e sotme pritet që Parlamentit t’i shtohen pesë deputet të rinj, që sipas Rregullores, ata do të betohen për të marrë edhe detyrën e ligjvënësit. Po ashtu, bëhet me dije se ditën e sotme pritet të mblidhet sërish Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet për dy kandidatët që u miratuan sot në KQZ.

Konkretisht, për Ligoraq Karamelon e Partisë Demokratike në Qarkun Korçë dhe Alban Zenelin në Qarkun Kukës. Edhe për këta dy kandidatë duhet të shprehet Këshilli i Mandateve, përpara se sa të kalojnë për betim në seancë plenare.

Deri më tani kanë marrë zyrtarisht mandatin e deputetit katër kandidatë nga LSI-ja, ku së bashku me kandidatët që pritet të betohen sot, do ta çojnë këtë numër në 11 parlamentarë, të cilët do të ulen për herë të parë në karriget e opozitës.

/a.rada

Next Post
Dokle publikon dokumentin: Si u bë festë zyrtare Dita e Verës

Dokle publikon dokumentin: Si u bë festë zyrtare Dita e Verës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një komb që i ka dhënë historisë botërore”, deputeti i PS: Nuk dimë të vlerësojmë gjërat tona

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

September 16, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

September 16, 2026
Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

September 16, 2026
Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

September 16, 2026
“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

September 16, 2026
Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

September 16, 2026
“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

September 16, 2026
Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

September 16, 2026
FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

September 16, 2026
Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com