• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Merkel dhe Putin: Kundёrshtarёt që po duhen nё kohё tё pasigurta

by Java News
19/08/2018 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Angela Merkel dhe Vladimir Putin takohen pёr tё dytёn herё brenda tre muajve. Atmosfera ёshtё e ftohtё, por falё Donald Trumpit ata ndёrgjegjёsohen pёr tё pёrbashkёtat e tyre, mendon Michaela Küfner.

Nga Michaela Küfner

Formati flet qartё: deklarata para shtypit, por vetёm para takimit. Pytje nuk lejohen. Nё dhjetё minutat publike tё dyja palёt me vetёdije flasin duke iu shmangur thelbit – si njё duet i vjetёr politik. E kjo s’ёshtё aspak habi – pas mё shumё se njё dekade bashkёekzistence tё ngushtё politike.

Kur Merkel bёn fjalё pёr „pёrgjegjёsinё” e madhe politike, qё mbajnё Berlini dhe Moska nё konfliktet qendrore si Siria apo Ukraina, atёherё ajo ka parasysh nё radhё tё parё stabilitetin pёr kthimin e refugjatёve nё Siri. Kjo e zbut tensionin nё diskutimin e politikёs sё brendёshme pёr migracionin. Por nё pёrpjekjen e saj pёr ta stabilizuar Ukrainёn me furnizim gazi, ajo menjёherё merr njё refuzim nga Putini.

Sepse presidenti rus vazhdon ta cilёsojё projektin e gazsjellёsit NordStream 2 Gas Pipeline „thjeshtё si njё projekt ekonomik.” E pra mirё, edhe Merkelit iu deshёn vite pёr ta pranuar publikisht, qё njё linjё gazsjellёsё, e cila ndёrtohet vetёm pёr t’iu shmangur Ukrainёs si vend tranziti, ka njё dimension politik. Mund tё gjenden fusha „tё tjera” pёr bashkёpunimin ekonomik. Sikur tё ishte kёshtu! BE-ja ёshtё gjithsesi kundёr dhe SHBA i ka nё sirtar sanksionet kundёr Nordstream2.

Besueshmёria ka ҁmimin e vet

Kёsisoj ne cekim kёtu tё tretin e padukshёm tё kёtyre raporteve. Qёkurse Donald Trump me flakёn e tij trazuese po nxeh botёn, marrёdhёniet me Moskёn papritur nuk janё mё aq keq. Por ato ishin vёrtetё tё kёqia. Qё pas aneksimit tё Krimesё nga Moska ka qenё vazhdimisht Merkeli ajo, qё ka organizuar sanksionet e pёrbashkёta euopiane kundёr Rusisё. Por tani me Trumpin tё dy papritur konstatojnё, qё kёto kohё tё kёqia kanё qenё kohёt e vjetra tё mira tё pozicioneve tё besueshme. Nё vetvete frontet e konturuara qartё janё kthyer tani nё vlerё.

Pavarёsisht ndёrhyrjes ruse nё zgjedhjet nё SHBA, pjesёmarrjes sё mundshme tё Moskёs nё sulmin me neurotoksinё nё Britaninё e Madhe, palёt kanё nevojё reciprokisht pёr njёra-tjetrёn. Bashkarsht tani ёshtё e rёndёsishme tё shmanget dalja pёrfundimtare nga marrёveshja atomike me Iranin.

Detajet zbulohen nga nёnteksti

Nё Berlin prej kohёsh ёshtё pёrhapur mendimi, se gjendja nё Siri mund tё stabilizohet vetё me ndihmёn e Rusisё. Madje edhe me pjesёmarrjen e sundimtarit Assad. Qё kjo nuk do tё jetё krejt e lehtё pёr Gjermaninё, Putin e la tё nёnkuptohet: teksa ai foli, se sa e rёndёsishme ёshtё, qё tё marrёsh pjesё nё ndihmat humanitare, pёr tё mundёsuar kthimin e refugjatёve – e pastaj ai pёrmendi konkretisht furnizimin me ujё. Ata njihen fort mirё me njeri-tjetrin, aq sa nё publik mjafton vetёm qё t’i lenё gjёrat tё nёnkuptohen. Por shumё partnerёve tё vjetёr pas dyerve tё mbyllura u ndodh qё tё grinden fuqishёm.(dw)

Next Post
Emigrantët/Anija mbetet në det edhe pse shpëtoi 177 emigrantë

Emigrantët/Anija mbetet në det edhe pse shpëtoi 177 emigrantë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In