• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Merkatoja politike, kush janë deputetët që kanë ndryshuar “flamujt”

by Java News
26/09/2015 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emrat e deputetëve që ndryshuan parti, nga Mesila Doda deri tek Kastriot Islami

Me largimin e deputetes Mesila Doda nga Partia Demokratike shtohet akoma më shumë numri i politikanëve që kanë ndryshuar parti. Edhe pse Mesila Doda nuk ka deklaruar se në cilin grupin parlemtar do të përfshihet, mendohet se ajo do të kalojë në grupin parlamentar të PDIU-së. Aq më tepër që me kreun e kësaj partie, Shpëtim Idrizin, ka pasur disa bashkëpunime sicc ishte rasti i projektligjit për hapjen e dosjeve të komunizmit.  

Deputetët që ndryshuan parti

Ndërkohë nëse kanë pasur një specifikë politika e dhjetëvjeccarit të fundit ka qenë padyshim lëvizjet e politikanëve dhe partiakëve nga një parti tek tjetra. Deputetët që e marrin mandatin nën siglën e një force dhe e mbyllin me një forcë tjetër. Kryetarë bashkie që garojnë me logon e një partie dhe anëtarësohen në një parti tjetër. Javanews po sjell sot një përmbledhje të disa prej lëvizjeve më të bujshme të këtyre dhjetë viteve të fundit.

Merkatoja

Shpesh ishim mësuar që termin merkato ta dëgjonim për futbollistët, por në vendin tonë kjo fjalë u shkon përshtat fare mirë politikanëve. Para dy vitesh, tre deputetë socialistë kaluan në llogoret e Partisë Demokratike. Asllan Dogjani, Gjovalin Kadeli dhe Kastriot Islamin, kaluan në radhët e demokratëve. Tre deputetët kaluan tek kundërshtari i tyre pas debateve me Edi Ramën. Ndërkohë pas kandidimit në qarkun Lezhë me Partinë Demokratike në 23 qershor të 2013, Kadeli bëri një tjetër lëvizje, duke kaluar tek Lëvizja Socialiste për Integrim.

Por transfertat nga një parti tek tjetra janë bërë aq e rëndomtë sa çdo ditë e më shumë një fenomen i tillë nuk përbënë më lajm. Që në 2005 kemi disa deputetë që kishin fituar me një parti mandatin dhe e kishin braktisur atë. Kulmin e ka Lufter Xhuveli, i cili mori vota në koalicionin e majtë dhe shkoi ministër në qeverinë e djathtë. Po ashtu deputetët Hamit Kosta, Nikollaq Neranxi, Tom Doshi, Paulin Sterkaj, Luan Memushi, Spartak Ngjela, Gilman Bakalli, Piro Lutaj,  Nard Ndoka,  Preç Zogaj, Gjovalin Kadeli, Dritan Prifti etj., janë disa nga emrat e shumtë të deputetëve që kanë ndryshuar parti të paktën një herë.

Lëvizjet më të mëdha midis partive kanë ndodhur në kampin e majtë, nga LSI në drejt Partisë Socialiste ose anasjelltas. Jo pak herë edicionet e lajmeve ose titujt kryesor të gazetave janë hapur me largime nga një parti tek tjetra. Kjo lloj marrëdhënieje midis dy forcave ka nisur që më 2005. Herë-herë këto lëvizje janë dukur si groteske dhe jo rrallë herë si lëvizje të dyshimta. Themi të dyshimta, pasi ato të lënë përshtypjen e veprimeve të njerëzve të cilët kanë humbur privilegjet në partinë ku ishin dhe rendin në kërkim të një kontrate të re me partinë tjetër, që do të thotë në kërkim të një karrigeje tjetër. Në këtë lëvizje pa dyshim që Partia Socialiste ka arritur të marrë më tepër nga LSI, por dhe kjo e fundit nuk ka qëndruar duarkryq. Shumë nga figurat historike të kësaj partie janë tashmë pjesë e LSI-së. Kujtojmë emra si Luan Rama, Lefter Koka, që kanë qenë pjesë e rëndësishme e PS-së dhe tashmë përfaqësojnë flamurin e LSI-së. Lëvizje të tjera brenda së majtës ka pasur dhe me partitë e tjera.

Edhe pse jo me bujën e së majtës, dhe në kampin e djathtë kemi pasur merkato politike. Emri më i rëndësishëm që ka bërë lëvizje është ai ish-kryeministrit, Aleksandër Meksi, që braktisi forcën që e mandatoi për pesë vjet kreun e qeverisë shqiptare, për të shkuar në koalicionin tjetër të djathtë, Poli i Lirisë. Po ashtu dhe deputeti i Shkodrës. Në zgjedhjet e 28 qershorit të 2009-ës për PD-në konkurruan dy emra të njohur të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Spiro Ksera dhe Kosta Barka, të cilët për shkak të pakënaqësisë së koalicionit të Dules me PS-në vendosën ta braktisin partinë e tyre për PD-në, ata edhe në këto zgjedhje kandidojnë sërish për PD.

Por skizma më e madhe e PD-së erdhi kur lindi Fryma e Re Demokratike. Shumë eksponentë të njohur të PD kaluan tek partia e re, ku mund të përmendim ish-presidentin Topi (kryetar i kësaj partie) dhe deputetin Gazmend Oketa.

Disa nga lëvizje tek e Djathta

Nard Ndoka Nga PD tek PDK

Tom Doshi Nga PDK tek PS

Lajla Përnaska Nga PR tek PD

Preç Zogaj Nga PD-PLD-PD-PS-PD

Gilman Bakalli Nga PD tek Poli i Lirisë

Kosta Barka Nga PBDNJ tek PD

Spiro Ksera Nga PBDNJ tek PD

Aleksandër Meksi Nga PD tek Poli i Lirisë

Bamir Topi nga PD tek FRD

Gazmend Oketa nga PD tek FRD

Mesila Doda, u largua sot nga PD

Disa nga lëvizjet tek e Majta

Hamit Kosta nga PDS tek PS

Paulin Sterkaj nga PS tek PD, sërish tek PS

Luan Memushi nga PS tek LSI

Luan Rama nga PS tek LSI

Piro Lutaj nga PAD tek PS

Shpëtim Idrizi nga PS tek PDIU

Vangjel Tavo nga PS tek LSI

Dritan Prifti nga LSI tek PS, tani i pavarur

Asllan Dogjani nga PS tek PD

Gjovalin Kadeli nga PS tek PD, nga PD tek LSI

Kastriot Islami nga PS tek PD

Next Post

Elbasan, aksident i rëndë rrugor, vdes 70-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

June 28, 2026
Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In