• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Meriton ta hedhësh në Lanë”/ Ndoka: Komisioni për shkarkimin e Bashës do përdorë selinë e PD! Kontribuoi të shpallte ‘Non Grata’ Berishën

by Java News
11/12/2021 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i ftuar në Report Tv është shprehur se Sali Berisha ka një mision, rithemelimin e PD-së, por theksoi se ai nuk është e ardhmja e kësaj partie. Ai ka vlerësuar maksimalisht ‘Foltoret’ e Berishës, duke thënë se në këtë aksion politik nuk ka gabuar, por ka ngjallur shpresën.

“Nuk ka bërë asnjë gabim, pas përjashtimit nga grupi, ka pasur një rritje një axhendë të qartë, një qartësi politike, mbi shpresën që krijoi, përgjegjësinë që mori mbi vete, me pranimin e gabimit. Berisha ka mision, çlirimin e PD, çlirimin e lidershipit nga kapja e Ramës, është shërbimi më i madh që i bën Bersha, e vlerësoj më shumë sot se para 30 viteve, në Basha vendosi një standart regresiv te PD, edhe pse humbi zgjedhjet nuk denjoi që të jepte dorëheqjen, delegatët. Berisha ka mision, por jo e ardhmja e PD”, tha Ndoka .

Përballë gazetarit Andi Kapxhiu, Ndoka tha se Berisha i ka pasur të gjitha mundësitë për të marrë sot drejtimin e PD-së, por nuk e ka bërë këtë, duke lënë mundësi deri në Kuvendin e ardhshëm të 22 marsit. Kjo sipas Ndokës, është një lëvizje e zgjuar për të parë ecurinë, nisur nga fakti që është shpallur ‘Non Grata’.

“E vlerësoj për misionin, kauza vazhdon, do kisha shumë dëshirë që të besonin te unë, por jo. Kongresi i kishte të gjitha mundësitë që të votonte për kryetarin e Shqipërisë, kuvendi i ardhshëm i la kohë vetes së tij, organizimit të PD, anëtarësisë për reflektim dhe opinionit në tërësi, Berisha është standart në politikën shqiptare, një garanci për atë parti”, tha Ndoka .

Ndalur te Komisioni i Rithemelimit të PD-së, Ndoka tha se puna e tyre për referendumin në 18 dhjetor, logjikisht do duhet të zhvillohet në selinë blu, pasi sipas tij ajo është shtëpia e demokratëve.

“Selia është e anëtarësisë, ajo vendosjes ngritje e Komisionin i merr atributet, në të gjithë territorin e Shqipërisë, do të organizojnë referendumin, dhe Ky Komision do ketë Kushtet normale për kohë, për riorganizimit, logjika normale është që mbledhja të bëhet në seli, kjo është logjika juridike, pa përplasje, shtëpia e PD është shtëpia e asaj shumice që votuan për ato ndryshme”, u shpreh kryetari i PDK-së.

Ndoka ka bërë një akuzë të fortë duke thënë se Basha ka bashkëpunuar me SHBA për të shpallur ‘Non Grata’ Sali Berishës, dhe se ky i fundit është në dijeni.

“Basha ka marrë pjesë edhe në shpalljen Non Grata të Berishës, ia kanë sjellë në zyrë dosjen, e ka të qartë që ai ka bashkëpunuar, unë u ngushëllova, se kur ia bëri këtë Berishës, unë jam i ngushëlluar”, tha ai.

Ndërkohë, tha se ai ka humbur besimin et SHBA, me argumentin se nuk janë të paanshëm.

“Kam humbur besimin te SHBA se nuk i marr për standard, edhe këto anëtarë nuk janë anti amerikan, amerikanët janë të paplotë”, tha Ndoka.

Ai nuk ka lënë pa komentuar edhe reagimin e fundit të kryeministrit Edi Rama, sipas së cilit ai është i mërzitur pasi “investimi te Basha i ka shkuar dëm”.

“Rama i mërzitur se investimi që bëri te Basha u hodh poshtë, merr një goditje, edhe frikësohet, e ka nga dëshpërimi, nuk do jetë komod me një opozitë që ngjall shpresa, është ngjallur shpresa e qytetarëve dhe socialiste.  Nëse ka zëra kritik brenda PS dhe opozita është e zbehur, ato zbehen, sot ka shumë zëra brenda PS, por kur shohin një opozitë të kapur, ato nuk kanë kurajën dhe besimin, Basha do jetë thjesht në rolin e jenisherit”, tha Ndoka.

E ardhmja e Lulzim Bashës? Ndoka e thotë me ironi.

“Përveç ngjyrës së flokëve, ai thjesht zëvendëson mbeturinat që patën në parlamentin e kaluar”, tha ai.

Sipas Ndokës, Basha meriton që t’i shkosh në seli dhe t’i tregosh vendimin për shkarkimin, por thekson se ky skenar përjashtuar.

“E meriton që t’i shkosh te selia dhe ti tregosh vendimin dhe ta shoqërosh deri te lana, se ai nuk di të notojë thellë, se i pa provokuar demokratët, këto kanë provokuar bazën, standardet që ndjek Berisha, është larg dhunës dhe është institucional, ai po tregohet i kujdesshëm në maksimum, Berisha iu ka kërkuar që të mos kenë konflikte personale me Bashën”, tha Ndoka./m.j

Next Post
Nëse Basha është gati të rrezikojë jetën e njerëzve për t’u rikthyer në pushtet, çfarë është i gatshëm të bëjë tjetër?

Partia e rithemeluar "alla Berisha", pa trasparencë dhe asnjë votë kundër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

March 20, 2026
Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

March 20, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Çfarë do të ndodhë të shtunën në Lalëz? Rama thërret Asamblenë! Detaje nga takimi i socialistëve

March 20, 2026
Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

March 20, 2026

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In