• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Meri Shehu rendit shenjat më me fat për këtë javë: Kalimi i Uranit te Binjakët pas 7 vitesh në Dem, pozitive

by E S
20/04/2026 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në studion e “Rudina” në Tv Klan, këtë të hënë, më 20 prill, ishte e ftuar astrologia e njohur Meri Shehu, e cila parashikoi javën në sferën astrologjike.

Ajo pohoi se kjo javë është e madhërishme, sepse më në fund Urani, pas 7 vjetësh qëndrimi në Dem, i cili solli kriza, luftëra, pandeminë, pasiguri, paqëndrueshmëri, tashmë kalon në shenjën e Binjakëve dhe do të rrijë për 7 vjet të tjera. Sipas astrologes pritet të ndryshojë komplet atmosferën, pasi Urani në shenjën e Binjakëve është i mirëpritur.

Dashi, 3 yje: Dashi ishte nën efektin e Hënës së Re dhe është ndjerë mirë në përgjithësi, por kur u takua shenja e Dashit me Saturnin ka pasur disa bllokime, disa keqkuptime, disa probleme në komunikim, në iniciativa, në dokumente e të tjera. Dashi pritet të çlirohet, por do t’u duhet të organizojnë mirë jetën dhe potencialin e tyre. Futja e Uranit në Binjakë është një lajm i mirë për ta, pasi do të jenë më të dashur e më komunikues.

Demi, 2 yje: Demi psikologjikisht ka qenë shenja më e tronditur. Në shtëpinë e tyre të 12-të duket sikur gjithmonë rreh një çekan mbi kokë, sepse kanë pasiguri, bllokim, stres të brendshëm dhe parandjenja të çuditshme. Me ikjen e Uranit nga Demi, shenja e Demit fillon dhe qetësohet dhe do të merret me çështjet e tij ekonomike. Aspekti psikologjik për të paktën dy vjet do t’i lodhë.

Binjakët, 4 yje: Binjakëve u erdhi çelësi në derë, u erdhi përparimi, u erdhi modernizmi, sepse Urani sjell ide të reja. Shumë prej Binjakëve do të marrin ndriçimin e Uranit ose inteligjencën e tij. Urani do t’i hapë shumë rrugë, atë rrugë që mund ta bënin më ngadalë, tashmë do ta bëjnë më shpejt. Mund të përfitojnë edhe nga vështirësitë e të tjerëve.

Gaforrja, 1 yll: Kanë pasur një bllokim me tonelata. Ka nja dy orë që është çliruar, por prapë ka lënë pas pasoja. Data 24 do të jetë një ditë e mirë ku shumë Gaforre mund të marrin një lajm të mirë, një çlirim apo një ndryshim. Megjithatë, gaforret sidomos të lindura në dhjetëditëshin e parë do të kenë një bllokim të fuqishëm këto ditë.

Luani, 4 yje: Luanët kanë pasur një proces ligjor të vështirë. Kanë dy orë që janë çliruar dhe janë lehtësuar edhe në çështjet ligjore apo në punët me jashtë. Në datë 24 prill, do të marrin një lajm të mirë, ekonomik, familjar; mund t’ju vijë një pronësi apo investim.

Virgjëresha, 4 yje: Vëmendja tek ekonomia dhe tek ana juaj shpirtërore, por ekonomia është ajo që do të marrë vlerën më të madhe këto kohë, sepse do t’u duhet të veprojnë shpejt dhe instinktivisht ndaj një bllokimi, sidomos për Virgjëreshat e lindura në dhjetëditëshin e parë. Ka dy orë që është çliruar dhe do të ketë një lajm të mirë për Virgjëreshat në jetën e tyre personale në datë 24 prill.

Peshorja, 3 yje: Peshorja është shenja kardinale që i ka të gjithë planetët përballë, të gjithë kundër Peshores dhe ajo kundër të gjithëve. Në datë 24 prill kanë një avantazh të mirë, por që nëse Peshorja e shfrytëzon për mirë këtë protagonizëm, sulm, do të marrin lajme të mira. Të lindurit në datat 7 dhe 8 do të kenë probleme me partneritetin, me bashkëpunimet, me ligjin. Kontaktet me jashtë duhet t’i rrisin më shumë.

Akrepi, 1 yll: Përditshmërinë e kanë pasur shumë të vështirë. Dashi për Akrepët është jeta e përditshme dhe puna dhe kjo periudhë ka qenë një maratonë për të mos shkuar në asnjë vend konkret. Kanë dy orë që janë çliruar dhe duhet të marrin një punë, ta organizojnë mirë dhe të jenë të përgjegjshëm. Të lindurit në datat 19, 20 dhe 21 do të kenë një ndryshim shumë të madh, të cilin duhet ta shikojnë me kujdes.

Shigjetari, 2 yje: Dashuria dhe jeta e përditshme u japin edhe forcë, por edhe trishtim. Në vija të përgjithshme, erotikët do të jenë në qendër të vëmendjes. Shigjetarët janë çliruar tashmë, por mund të marrin një lajm të mirë pune ose një takim shumë të bukur, i cili mund të kthehet në romantik dhe në datën 24 mund të investojnë.

Bricjapi, 1 yll: Familja për Bricjapët kthehet në shqetësim. Nuk do të merren as me karrierën, as me punën, por do të merren me detyrime shumë të rëndësishme familjare apo me probleme me ligjin apo me pronat. Kanë pasur një bllokim të madh deri dje, do të vazhdojnë ta kenë, por do të kenë çlirim këtë periudhë. Do të kenë një lajm të mirë erotik apo që vjen nga larg. Do të ketë një surprizë për ta.

Ujori, 5 yje: Do të hapen të gjitha portat e lumturisë për Ujorët, por duhet ta shikojnë pas datës 26 prill. Pas datës 27 prill, Urani do t’i çlirojë edhe Ujorët më të bllokuar dhe do të fillojnë të dalin dritare të reja në jetën e tyre. Do të kenë një lajm të mirë familjar dhe ekonomik në datën 24 prill.

Peshqit, 3 yje: Do të merren shumë me ekonominë, çdo ujim, premtim, shqetësim për ta është ekonomia, sepse kanë pasur shumë bllokime. Të lindurit në ditët e para të muajit do të kenë Saturnin akoma prezent, kështu që duhet të kenë kujdes dhe duhet të organizojnë çështjet e tyre ekonomike.

Next Post
Ambicja e Salianjit: A mund të bëhet një Magyar?

Ambicja e Salianjit: A mund të bëhet një Magyar?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

May 15, 2026
Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

May 15, 2026
Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

May 15, 2026
AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

May 15, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Braçe flet “pa doreza”: Tirana nuk po qeveriset! Ristani të ulë tonet, kryeqyteti me notën 4

May 15, 2026
Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

May 15, 2026
Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

May 15, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Hetim për ndërtime pa leje në Sarandë e Ksamil, arrestohet shefi i komisariatit dhe dy inspektorë

May 15, 2026
Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

May 15, 2026
Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In