• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambicja e Salianjit: A mund të bëhet një Magyar?

by Ylli Pata
20/04/2026 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ervin Salianji mbrëmë në Kukës ishte mjaft i sigurtë në vetvete, madje mund të thuhet se nuk e fshihte edhe euforinë.

E cila vinte dukshëm nga suksesi sipas tij i takimit në një zonë të rëndësishme për PD-në, si edhe të vështirë për të.

Salianji u mbështet nga një grup politik dhe personazhet me rëndësi në territorin e strukturave të PD-së. Madje njeriu kryesor që i dha mbështetjen, ishte fituesi i primareve brenda PD-së në procesin e fundit zgjedhor brenda partisë.

Një tregues me peshë potenciale për të qenë i kënaqur. Thënë të vërtetën, Ervin Salianji, ka zhvilluar takime të mira përgjithësisht në krejt qytetet ku ka zhvilluar, disa të tilla i ka pasur mjaft të mira. Jo vetëm në pjesëmarrje, pra në formë, por edhe në përmbajtjen e diskutimeve që janë dhënë për publikun. Të cilat me arsye priten si uji i pakët nga publiku, i etur për debat, zë, ide dhe një alternativë politikë reale.

Ervin Salianji, ka arritur një hap, në të vërtetë një milestone kur thonë amerikanët, të rëndësishëm në rrugën e tij politike që ka marrë përsipër. Në diskursin e mbrëmshëm të Kukësit, fjalimin e kishte të përgatitur jo keq, dha qëndrim, mesazh, por edhe një ide shumë të qartë sesi ai e shikon alternativën e opozitës ndaj Edi Ramës.

Ide, që në fjalë të thjeshta, siç e tha Salianji, janë një model të njeriut të momentit në Europë-Peter Magyarit, që rrëzoi Victor Orbanin e Hungarisë.

Salianji, tha se ai e kuptonte modelin hungarez si një alternativë bashkimi të të gjithë opozitës për ta sjellë në zgjedhje përballë mazhorancës së Edi Ramës.

Aktiviteti i Kukësit arriti një sukses, siç ka bërë edhe në qytetet e tjera ku është alarmuar Sali Berisha dhe establishmenti i tij. Në Elbasan e Durrës u bënë përjashtime, të cilat në Kukës nuk mund të ekzekutohen. Së pari sepse bëhet fjalë për zona me ndryshim demografik të theksuar, por edhe me specifika të tjera të komunitetit që kushdo që e njeh terrenin e ka parasysh se përjashtimet do të sillnin efekt boomerang. Plus faktit se kemi të bëjmë me një zhvillim publik, ku të gjithë shohin kush është, e nëse në atë takim do të kishte ndonjë që nuk ësht i PD-së, është e thjeshtë për tu gjetur e për tu bërë publik.

Salianji e ka fituar një betejë me Sali Berishën, pasi i ka dalë përballë, ka mobilizuar njerëz brenda PD tani, por edhe më të hershëm që i kanë mënjanuar, por është në mes të luftës. E cila, i ka rënë fati atij që ta çojë deri në fund, ndryshe nga homologët e tij parardhës, të cilët zoti Salanji nuk i ka rivalë edhe pse “ua ka futur”.

Ngadhnjimi me Sali Berishën, përtej ngarkesës blasfmike që mund të ketë ky koncept në mesin e tifozëve fanatikë, është sfida reale e Salianjit. Deri tani ai e ka marrë përspër këtë punë, e sipas zhvillimeve koha po i jep atribute më shumë. Megjithatë, kjo është vetëm njëra pjesë, edh eps shumë e vështirë dhe e rëndësishm, rruga më e madhe është përpara.

Meqë vetë e përmendi, natyrisht me një shkak të qartë që të bëjë efekt ishte përmendja e efektit hungarez të Peter Magyar, 45 vjeçarit që mundi Victor Orbanin.

Edhe për këtë Ervin Salianji ishte euforik, madje dha nja dy a tre ide se si mund ta ndiqte këtë model. Me pak fjalë tha se e kam gati; bashkohemi të gjithë që jemi përballë Edi Ramës dhe fitojmë.

E pikërisht kjo është PD 2.0 apo PD+ që deri tani jo vetëm nuk është realizuar, pore dhe mundësitë që janë krijuar janë ndërprerë në mes, ku protagonist është edhe vetë Ervin Salanji.

Për modelin hungarez, së paku në opinionin publik shqiptar ka mjaft keqkuptime, kryesisht kur thonë se fitoi një i djathtë, një insder i partisë së Orban etj etj. Është e vërtetë që Peter Magyar ishte një i brendshëm FIDESZ-it të Orban, është e vërtetë se arriti të sfidojë sistemin politik të ngritur nga kryeministri hungarez, por është po aq e vërtetë dhe madje pjesa më e madhe e së vërtetës, që Magyar u bë lider pasi arriti të bëjë aleancë me të gjithë opozitën, së pari socialistët hungarezë e më pas liberalët. Magyar kishte një mision; të marrë votën e sa m shmë përkrahësv të Orbanit, por ai nuk do të vinte në pushtet nëse nuk do të krijonte koalicionin e madh.

Gergely Karacsony, është kryetar i bashkisë së Budapestit, që nuk është vetëm kryeqyteti i vendit, si dhe kryeqendra politike, ekonomike e demografike e vendit me më shumë s 3 milionë banorë si bashki e madhe.

Karacsony është një lider i liberalëve të qendrës së majtë, i cili është sfiduesi i hershëm i Orbanit, madje edhe duke rrezikuar burgun si pasojë e mbajtjes së Gay Pride në Budapest. Ndëkaq aleanca e Magyar ka qenë efektive në territor ku ka zgjedhur njerëzit e pëlqyer nga komunitetet, edhe pse nuk ishin të mjedisit të tij politik.

Për ta bërë këtë, Salianjit apo kujdo tjetër që kërkon të sjellë një model alternativ, i duhet të tregojë aftësinëë dhe kapacitetin e aleancave dhe gjithëpërfshirjes. Nga Kukësi ai dha një mesazh të fortë që synon t’i japë fund konfliktit politik në Shqipëri, sinjal shumë i rëndësishëm. Që në një farë mënyre u tregua edhe nga gjuha e komunikimit, por këtë Salianji duhet ta provojë me vepra, duke nisur nga faktorët brenda PD, brenda opozitës, brenda shoqërisë e më pas në politikën shqiptare. Deri tani, ka demonstruar të kundërtën…

Next Post
“Opozita po justifikohet pas humbjes!”/ Nazarko: Zgjedhjet e kësaj here, nuk ndryshojnë nga të kaluarat!

“Nuk i frymëzoni njerëzit”, Nazarko ja thotë troç deputetit të PD: Mobilizoni nervin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi në Elbasan shembi dy kate pallati, Policia jep detajet e para: Një viktimë dhe 10 banorë të asfiksuar, ra zjarr në apartament dhe…

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Humbja e zgjedhjeve në SHBA, Republikanët e drejtojnë gishtin nga Trump pas disfatës!

November 4, 2026
“Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur!”- Shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh, reagon kryebashkiaku i Elbasanit: U shemb kati i katërt dhe…

“Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur!”- Shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh, reagon kryebashkiaku i Elbasanit: U shemb kati i katërt dhe…

November 4, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Zonja Tabaku, të drejtat nuk zgjidhen si t’i duash

November 4, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Progres-Raporti/ BE reagon ndaj protestave studentore: Duhet dialog mes palëve!

November 4, 2026
Kina publikon raportin: Ndërlidhshmëria rurale, fokus kyç i zhvillimit në fushën digjitale!

Kina publikon raportin: Ndërlidhshmëria rurale, fokus kyç i zhvillimit në fushën digjitale!

November 4, 2026
Tensionet në protestë, reagon PD-ja: Kërkojmë lirimin e protestuesve të ndaluar

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, PD reagon dhe akuzon: Raporti konfirmon dështimet e Qeverisë! Cenim i demokracisë dhe të drejtave të opozitës

November 4, 2026
Vrasja e çiftit në Dropull, prokuroria del me njoftim: Ka prova se Thoma Mastora është autori

Vrau çiftin e moshuar në Gjirokastër më 2024, Gjykata dënon autorin Thoma Mastora, ja sa burg do vuajë!

November 4, 2026
Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi, njeriu më i afërt i Vuçiçit?

Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi, njeriu më i afërt i Vuçiçit?

November 4, 2026
Policisë së Shtetit i rritet paga, ministri Demo: Nuk lidhet me protestat, 59 efektivë në hetim

Policisë së Shtetit i rritet paga, ministri Demo: Nuk lidhet me protestat, 59 efektivë në hetim

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In