• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Mercenarë shqiptarë në Donbas’/ Ambasada e Ukrainës në Tiranë: Rusët duan të përkeqësojnë situatën

by Java News
18/02/2022 22:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada Ukrainase në Tiranë i ka quajtur deklarata dezinformuese akuzat e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Ky i fundit hodhi akuza se mercenarë nga nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje Hercegovina po rekrutohen për t’u dërguar në Donbas, krahinën e Ukrainës të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.

Sipas ambasadës ukrainase në Tiranë, thuhet se po bëhen me qëllim që të përshkallëzojnë konfliktin, teksa i bëjnë thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë.

“Shtetasit ukrainas banojnë në të dy anët e linjës së kontaktit. Paqja, siguria dhe mirëqenia e tyre janë një prioritet absolut për Ukrainën. Pretendimet se qeveria ukrainase synon të nisë një operacion sulmues në territoret e pushtuara përkohësisht të rajoneve Donetsk dhe Luhansk janë të shkëputura nga realiteti. Ukraina gjithashtu nuk po kryen apo planifikon asnjë akt sabotues në Donbas.

Ne kundërshtojmë kategorikisht përpjekjet e Rusisë për të përkeqësuar situatën tashmë të tensionuar të sigurisë. Ne mbetemi fort të përkushtuar ndaj zgjidhjes politiko-diplomatike dhe, së bashku me partnerët tanë, maksimizojmë përpjekjet për të ulur tensionin dhe për ta mbajtur situatën në linjë me dialogun diplomatik. Në të kundërt, ne vëzhgojmë Federatën Ruse duke shpalosur fushatën e saj për të shpërndarë dezinformata masive, duke rritur granatimet e pozicioneve të Ukrainës dhe infrastrukturës civile, duke përdorur armët e ndaluara nga Marrëveshjet e Minskut dhe duke përshkallëzuar situatën e sigurisë.

I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare që të dënojnë menjëherë provokimet e kryera nga Federata Ruse dhe administratat e saj pushtuese në Donbas, duke minuar procesin e zgjidhjes politiko-diplomatike. Mungesa e reagimit të duhur ose një qëndrimi neutral do të shërbejë vetëm për përshkallëzim të mëtejshëm”, thuhet në reagimin e Ambasadës Ukrainase në Tiranë.

Next Post
Big Brother/ Arbër Hajdari i kërkon falje publikisht Einxhel Shkirës

Big Brother/ Arbër Hajdari i kërkon falje publikisht Einxhel Shkirës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In