• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Meraku” për oligarkët, apo për …..?

by Artur Ajazi
02/05/2020 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Ka ditë që të kollarisurit e rinj, ata që derën e PD e kanë parë 2-3 vitet e fundit për herë të parë, oratorët e ish-opozitës së dikurshme, ata që u bënë me atë parti duke besuar se “do tu japë ndonjë kockë kur të vijë në pushtet”,po ngrejnë zërin e ngjirrur ndaj “oligarkëve të Ramës”.

Sa naivë, janë tek i dëgjon ata që nuk dinë as historikun dhe as realitetin në PD, ose bëjnë ushtarin edhe kur lexojnë dhe deklarojnë në medie, se “oligarkët i ka vetëm Rama”. Merakun e oligarkëve, e ka Gazi, Enkeledi, Grida, Ervini, madje dhe Flamuri ndonjëherë, madje duke dalë dhe duke i rënë kavallit në një vrimë “mjaftojnë 110 milion euro të oligarkëve dhe kriza merr fund”. Por pse të mos themi, mjaftojnë 230 milion euro të Rrugës së Kombit, dhe të gjitha krizat marrin fund ?

Ata që e shpikën ortakërinë me “oligarkët”, ata që punuan dhe e shijuan mrekullisht bashkëpunimin me “oligarkët” dhe që u bënë pasanikër nga milionat e tyre, sot u janë turrur atyre duke seleksionuar emra të veçantë natyrisht. Sa ishte dhe kishte pushtet Partia Demokratike, “oligarkët” (që në fakt janë thjesht biznesmenë të ndershëm në punën e tyre) natyrisht ishin “të shtëpisë”, ndaj mikun nuk bën ta fyesh, ta denigrosh dhe bësh hasha. Falë atyre “oligarkëve” kupola drejtuese e ish-opozitës së dikurshme, është e “kopsitur” mirë me prona e pasuri, falë atyre “oligarkëve” PD ka fituar gjithmonë zgjedhjet, fitoi zgjedhjet edhe në 2013, bëri dhe ato protesta “popullore”, sepse sheikët e saj nuk nxorrën 1 lek, nga xhepat e fryrë.

Falë atyre oligarkëve, ish-opozita e dikurshme, mbante me rroga dhe rryshfete të tjera militantët dhe drejtuesit e degëve në rrethe, dhe sot ti sulmosh, nuk është e drejtë, apo jo ? Por sulmin, shpifjen, denigrimin, akuzën dhe denoncimin falc, e kanë hobi në atë parti.

Mjafton të kujtosh momentet kur në PD, shkeli këmba e të rinjve të kollarisur, (pas përjashtimeve masive) që nga Lulzim Basha u quajtën “e ardhmja e partisë dhe Shqipërisë”, kur sa pa mbushur muajin, dolën në ekrane dhe lexuan gërmë për gërmë, deklaratat e kryetarit, madje me zjarr dhe marrje fryme, a thua se kishin përballë hasmin.

Shumë shpejt, kollaret e reja në PD, u urdhëruan të merreshin me “oligarkët”, dhe jam i bindur se asnjë prej tyre, nuk i di kuptimin asaj fjale, apo nuk njeh për fytyrë asnjë nga emrat që përmënd. Të kthyer në ushtarë të bindur, kollaret e reja në PD, aktualisht janë në fazën e “mbingopjes” dhe nuk shohin dhe nuk mendojnë se, janë duke i shërbyer interesave të një kupole të krimbur në miliona në atë parti.

Ata nuk kanë “merakun” e oligarkëve, pasi ata kanë hallin e tyre, dhe shpresojnë se “një ditë do të vijmë në pushtet, dhe do ti bëjmë miq, por për momentin duhen sulmuar pak”. Gjithë historia e (ish) Partisë Demokratike , është mbushur me histori dhe llogari të tilla banale, e gjithë rruga e saj politike, ngjet me një serial pambarim personazhesh negativë, për të cilët shqiptarët (dhe ata që dikur i besuan) ndjejnë veç përçmim.

Next Post
A është e majtë qeverisja e PS-së në këto 5 vite?

“Ulje rrogash e pensionesh"/ Ilir Beqaj sqaron propozimin: Është prodhuar një fake news. Kemi një situatë të pazakontë ku…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Tregu i kapitaleve drejt BE-së, qeveria ndryshon rregullat për blerjen e kompanive

January 7, 2026
Gjeopolitika e Akullit, pse Groenlanda është kthyer në qendrën e “Luftës së Ftohtë” të re?

Gjeopolitika e Akullit, pse Groenlanda është kthyer në qendrën e “Luftës së Ftohtë” të re?

January 7, 2026
Tjetër mandat për Osmanin? Apo Konjufca do të jetë Presidenti i ri?

Tjetër mandat për Osmanin? Apo Konjufca do të jetë Presidenti i ri?

January 7, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përse i duhen aleatët Berishës kur vazhdon përjashtimet nga PD?

January 7, 2026
Reshjet e dendura të shiut, si paraqitet situata në qarkun Korçë, akset problematike

Reshjet e dendura të shiut, si paraqitet situata në qarkun Korçë, akset problematike

January 7, 2026
Kur koha ndahet në dysh! Pse 250 mln të krishterë e festojnë sot Krishtlindjen

Kur koha ndahet në dysh! Pse 250 mln të krishterë e festojnë sot Krishtlindjen

January 7, 2026
Dimri “ngrin” Evropën Veriore, kaos në aeroporte, qindra fluturime të anuluara dhe shkolla të mbyllura

Dimri “ngrin” Evropën Veriore, kaos në aeroporte, qindra fluturime të anuluara dhe shkolla të mbyllura

January 7, 2026
Presidentja e përkohshme shkarkon gjeneralin që dështoi të mbronte Maduron

Presidentja e përkohshme shkarkon gjeneralin që dështoi të mbronte Maduron

January 7, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

RTSH: duhet të paguajmë që ta kemi

January 7, 2026
Dje Durrësi, sot Shkodra. Nesër kush?

Dje Durrësi, sot Shkodra. Nesër kush?

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In