• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Menopauza, këshilla për problemet që e shoqërojnë

by Java News
29/10/2016 09:46
Lumturi Merkuri

Lumturi Merkuri

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Menopauza nuk është një sëmundje apo çrregullim, ajo është një proces natyral që çdo femër do ta përjetojë në mënyra të ndryshme. Disa femra nuk kanë fare shenja ose kanë shqetësime të vogla, por disa të tjera kanë shqetësime madje edhe të rënda deri në paaftësi. Shenjat mund të vërehen për disa muaj dhe vite para menopauzës dhe mund të vazhdojnë edhe disa vjet më pas. Sipas specialistes së Institutit të Shëndetit Publik, Lumturi Mërkuri, te shumica e femrave menopauza ndodh midis moshës 40 e 50 vjeç, por mund të ndodh edhe më shpejt se mosha 40 vjeç apo më vonë se 55 vjeç.

“Menopauza është periudha kur menstruacionet ndalojnë si rezultat i pakësimit gradual të prodhimit të hormoneve femërore nga vezoret. Menopauza është e lidhur me ndryshime hormonale, fizike dhe psikologjike, të cilat ndryshojnë jetën e një femre, ajo është një proces natyral biologjik dhe jo një sëmundje. Një femër mund të jetë mjaft e sigurt se është në menopauzë nëse ka kaluar një vit nga menstruacioni i fundit.”-sqaron Mërkuri.
Problemet

Sipas specialistes së ISHP-ës, Mërkuri, fushata botërore e ndërgjegjësimit për menopauzën thekson rëndësinë e vlerësimit të faktorëve të rrezikut specifik te femrat, dhe parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe qarkullimit të gjakut gjatë periudhës së menopauzës. “Para menopauzës, femrat kanë shkallë më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe infarktit sesa burrat. Pas menopauzës, shkalla e sëmundjeve të zemrës te femrat rritet, dhe pas moshës 65 vjeç bëhet e barabartë me atë të meshkujve. Rritja e sëmundjeve të zemrës te femrat gjatë menopauzës është e lartë, ndaj duhet që të jenë në kontakt të vazhdueshëm me mjekun”, -thekson specialistja Mërkuri.

Sipas specialistes, pakësimi dhe mungesa e hormoneve shkakton ndalimin e menstruacioneve dhe është shkaktar për një sërë shqetësimesh te femra në këtë periudhë siç janë si: Menstruacione të çrregullta, dhe shenja para menstruale si tensionim, dhimbje e gjinjve, fryrje barku, dhimbje koke në shkallë më të lartë se vitet e mëparshme; ulja e aftësisë për të lindur, gjatë menopauzës megjithëse femra mund të ketë menstruacione, aftësia e saj për të ngelur shtatzënë pakësohet; afshe të nxehta, përshkruhen si një ndjenjë e papritur dhe e pakëndshme nxehtësie sidomos në fytyrë dhe qafë, por edhe në të gjithë trupin. Afshet e nxehta vijnë në mënyrë të menjëhershme dhe zakonisht zgjasin disa sekonda apo disa minuta. Të tjera tjeta shqetësim që prekin femrat në këtë periudhë janë çrregullime të gjumit, probleme vaginale dhe urinare, osteoporoza, si dhe ndryshime të humorit dhe nervozizëm.

“Disa femra kanë luhatje humori, nervozizëm, ndjenja të qari, ankthi dhe dëshpërimi. Gjatë menopauzës, gjithashtu, mund të rritet rreziku për zhvillimin e depresionit. Femrat që kanë pasur luhatje humori para menstruacioneve mujore ose depresion pas lindjes, mund të kenë më shumë probleme me humorin gjatë menopauzës. Megjithatë, jo të gjitha femrat mund t’i përjetojnë këto.”-sqaron specialistja e ISHP-ës. Ndryshime në jetën seksuale është një tjetër shqetësim. “Gjatë menopauzës, femrat mund të përjetojnë ndryshime në jetën e tyre seksuale. Disa femra thonë se e gëzojnë seksin më shumë, pasi nuk shqetësohen më për mbetjen shtatzënë. Femra të tjera ndjehen më pak aktive, ose më pak të interesuara në marrëdhënien seksuale. Kjo sepse gjatë menopauzës vagina thahet duke e bërë seksin të pakëndshëm dhe duke zvogëluar dëshirën seksuale.”-sqaron specialistja Mërkuri.

KËSHILLA KRYESORE PËR PARANDALIMIN E SËMUNDJEVE TË ZEMRËS NË MENOPAUZË
1. Ndaloni pirjen e duhanit dhe shmangni duhan pirjen pasive.
2. Ulni konsumin e alkoolit dhe ndiqni limitet/normat e rekomanduara ditore. Limitimi në 1-2 pije standarde alkoolike në ditë mund të zvogëlojë rrezikun me 30%. Megjithatë, marrja e tepruar e alkoolit rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
3. Kryeni aktivitet të rregullt fizik, deri në 30 minuta në ditë, së paku pesë herë në javë.
4. Përdorni një dietë të shëndetshme me yndyra të ulura dhe të pasur me fibra përfshirë drithërat, frutat e perimet, si dhe reduktoni konsumin e sheqerit. Pesë racione të tilla në ditë zvogëlojnë rrezikun me rreth 25%.
5. Kontrolloni peshën trupore, ulni mbipeshën apo obezitetin.
6. Konsideroni terapinë hormonale para menopauzës, para moshës 60 vjeç, jo vetëm për të ndihmuar në menaxhimin e shenjave të menopauzës por edhe për të ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
7. Mbani në shifra normale tensionin e gjakut. Mbani të ulët presionin e gjakut në qoftë se është i lartë.
8. Ulni nivelin e kolesterolit.
9. Ulni stresin.
10. Kërkoni këshilla nga specialistët mjekësor.
BW/d.i.

Next Post
Panik në Çikago, avioni bie e merr flakë në pistë, njerëzit dalin mes ulërimave (FOTO/VIDEO)

Panik në Çikago, avioni bie e merr flakë në pistë, njerëzit dalin mes ulërimave (FOTO/VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull në 2024, Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72-vjeçar

Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull në 2024, Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72-vjeçar

July 24, 2026
Arrestohet 39-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

Arrestohet 39-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

July 24, 2026
Fluturimi më i gjatë në botë: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë

Fluturimi më i gjatë në botë: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

July 24, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Marrëdhënia me qytetarët rrezikon të thyhet”, Meçe zbërthen mesazhin e Ramës

July 24, 2026
Lufta Rusi-Ukrainë/ Shtëpia e Bardhë: Trump pret të martën Zelenskyn në Uashington

Lufta Rusi-Ukrainë/ Shtëpia e Bardhë: Trump pret të martën Zelenskyn në Uashington

July 24, 2026
Pse u frikësua Berisha të votojë kundër Niko Peleshit?

Bilanci i një viti, Peleshi: Kjo është legjislatura e integrimit evropian

July 24, 2026
Takimi ministror i APEC miraton deklaratën mbi teknologjitë digjitale dhe AI

Takimi ministror i APEC miraton deklaratën mbi teknologjitë digjitale dhe AI

July 24, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Horoskopi i Chrysanthi Kalogerit: Kujdes, po vjen java më e fortë e verës!

July 24, 2026
U mbajt peng nga ish i fejuari që i vrau babanë, 24-vjeçarja flet para Policisë, e ëma i nënshtrohet ndërhyrjes

U mbajt peng nga ish i fejuari që i vrau babanë, 24-vjeçarja flet para Policisë, e ëma i nënshtrohet ndërhyrjes

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In