Këngëtarja Fifi ndan shpesh momente nga jeta e saj me ndjekësit në Instagram. Ajo ka treguar mbrëmjen e djeshme se i ka ndodhur një episod ku ka menduar se i ka ndalur zemra.
Bëhet fjalë për një makinë që ka frenuar shumë fort teksa këngëtarja ka qënë duke filmuar një video në makinën e saj, e ndaluar tek një semafor.
Mesa duket zhurma e makinës e ka trembur Fifin aq shumë sa ka menduar më të keqen.
“Jam e shokuar. Po bëja një video, po prisja në semafor në makinë. Dhe e dini çfarë përjetova?! Pashë vdekjen me sy 100%. Videoja tjetër do ju tregoj, mund të dëgjoni zhurmat”, ka shkruar Fifi.