• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mendoi se do të gjente parajsën në Itali, Daniela: Kunata më kërkoi borxhin e burrit

by Java News
12/05/2024 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Daniela që ka ardhur sot në “Ka Një Mesazh Për Ty” jeton prej 19 vitesh në Itali. Ajo e nisi rrëfimin e saj në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan me fëmijërinë e vështirë në Kombinat ku ndanin shtëpinë me fqinjët, më pas me detyrimin për të punuar pa mundur të vazhdonte gjimnazin.

Në moshën 17-vjeçare, prindërit pranojnë ta martojnë me një djalë që jetonte në Itali. Ajo qëndroi vetëm një javë me të dhe pas njëfarë kohe, erdhi momenti që të shkonte edhe ajo në Itali. Daniela kujton sesi ia kishin përshkruar Italinë, një parajsë të vërtetë, me vila e plot shkëlqim por realiteti ishte një shuplakë.

Daniela: Shkoj në Itali, thosha do gjej parajsën.

Ardit Gjebrea: Sa kate ishte vila që të priste?

Daniela: Kur kam hipur shkallët e atij pallati, kam thënë çfarë shkallësh janë këto, të një të burgosuri? Kam hipur në ato shkallë, kam hyrë në derë dhe kam thënë ku jam këtu? Ato muret me lagështirë, të nxira, çdo gjë në atë shtëpi ishte shqiptare siç ndoshta e kemi, me tapete, me mbulesa, me perde, çdo gjë ishte shqiptare.

Ardit Gjebrea: Kush banonte në atë shtëpi?

Daniela: Unë ika te motra e burrit, kunata ime sepse do të jetoja për pak kohë. Kunata më tregon dhomën, ku do të flija në një divan që do e hapja, për 5-6  muaj që do të rrija mund të flija në një divan. Mirëpo unë pas 6 muajsh ika në Shqipëri, por ika shtatzënë.

Në Shqipëri ndenji vetëm dy javë e më pas u rikthye në Itali. As jeta bashkëshortore nuk ishte mirë pasi çifti kishte vazhdimisht konflikte. Bashkëshorti ishte i lidhur fort me familjen e së motrës dhe nuk kishte bërë asnjë përpjekje për të ndërtuar një jetesë të qëndrueshme. Ndërkohë, raporti me kunatën pati tendosje që në fillim.

Daniela: Kunata më zhgënjeu pak me thënë të drejtën sepse direkt kur ndamë pjesën e lekëve që do të paguash qiranë, të gjitha sepse çdo gjë ishte gjysmë për gjysmë,  mirëpo kunata më thotë që përpara 3 vjetësh burri jot dhe vëllai i saj nuk ka paguar qiranë e shtëpisë kështu që ti duhet të më japësh lekët e shtëpisë dhe unë mbeta.

Ardit Gjebrea: Po ti sa  kishe shkuar.

Daniela: Unë sa kisha shkuar dhe mua babi më kishte çuar me  lekë, jo pa lekë. Thashë po mua babi dhe mami më mësuan që duhet të kesh një edukatë sepse je në shtëpinë e tjetrit dhe nuk duhet të flasësh.

Ardit Gjebrea: Dhe ia dhe të gjitha lekët.

Daniela: Dhe unë i dhashë borxhin e burrit dhe më takonte qiraja e atij muaji dhe kjo gjë më zhgënjeu shumë. Ndërkohë edhe me burrin, nuk është se e mori… “s’ka gjë, ta kërkoi, çfarë duhet të bëj unë tani?” dhe aty filluan edhe  konfliktet me burrin dhe unë këtë gjë e kisha shumë të vështirë se thosha është djersa e babit tim.

Daniela shton se bashkëshorti bëhej xheloz për të sepse në shtëpi hynin e dilnin shumë miq dhe e detyronte që të qëndronte mbyllur në dhomë, shpesh edhe pa ngrënë. Kur erdhi në jetë djali i tyre, ai nuk arrinte të mbante dot në duar të birin sepse reagonte nipi. Situata përfundoi pas dy vitesh kur çifti ia doli që të zhvendosej në një shtëpi tjetër./

Next Post
‘Parajsa’ e eskortave nga Amerika Latine e Lindja, Tirana. Zbardhet skema: Vijnë në grup, qëndrojnë një muaj

‘Parajsa’ e eskortave nga Amerika Latine e Lindja, Tirana. Zbardhet skema: Vijnë në grup, qëndrojnë një muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Thirrja e fundit nga PD: Shqiptarë, mos blini naftë! Sidomos ju që keni makina për tangërllik

March 5, 2026
“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

March 5, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Preç Zogaj kritika të forta PD-së: Duhen hapur mendjet, jo thjeshtë dyert!

March 5, 2026
“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

March 5, 2026
Ish kreu i PD denoncon Këlliçin: Një njeri që ka falsifikuar rezultatin e votave në PD, mund t’i manipuloje të gjitha

“PD nuk ka kauzë”, Elezi: Anëtarët nuk e kuptojnë që partia është shkatërruar

March 5, 2026
Sulmet iraniane, Izraeli në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

Sulmet iraniane, Izraeli në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

March 5, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Sali Berisha e ka kthyer PD në “Airbnb” ambiciesh

March 5, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

March 5, 2026
Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

March 5, 2026
EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In