• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Parajsa’ e eskortave nga Amerika Latine e Lindja, Tirana. Zbardhet skema: Vijnë në grup, qëndrojnë një muaj

by Java News
12/05/2024 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vdekja nga mbidoza me Xanax dhe Tramadol e 2 ukrainaseve 25 dhe 40 vjeçe në Tiranë të premten, të cilat u gjetën nga shoqja e tyre pasi u zgjua nga gjumi, nxori në pah edhe “punën” që ata po kryenin këto ditë në kryeqytet, shërbimin si eskortë. Ky nuk është rasti i parë i zbuluar në vend. Në fillim të marsit një vajzë nga Venezuela, pasi ishte rrahur me një djalë nga Shijaku në Durrës, tentoi të zbriste nga tenda e një lokali, çfarë zbuloi se jetonte me 4 shoqe të tjera që ofronin shërbime seksuale. Por Tirana ofron edhe shërbime seksi homoseksuale, siç ishte rasti i këtij fillim maji, ku një italian denoncoi 2 nga Venezuela për keqkuptime gjatë aktit.

Por, çfarë është ky trend i ri që sjell eskortat në vendin tonë dhe nga vijnë?

Burime pranë Seksionit të Trafiqeve në Policinë e Tiranës thonë për Report Tv se vajzat që punojnë si eskorta vijnë kryesisht nga 2 rajone, të paktën në pjesën më të madhe të rasteve, shtetet pranë Rusisë, si Ukraina, Polonia dhe Bjellorusia, si dhe vendet e Amerikës Latine, nga Venezuela, Kolumbia e deri tek Brazili. Nuk mungojnë edhe nga Spanja, Çekia apo më gjerë.

Përgjithësisht vijnë në grupe nga 3 deri në 4 shoqe dhe nuk qëndrojnë më shumë se 1 muaj. Ndërkohë, rastet e shërbimeve homoseksuale janë me më pakë ditë, maksimumi një javë. Shqipëria është vetëm një prej destinacioneve që ato zgjedhin, dhe pasi mbyllin kohën e caktuar të qëndrimit, lëvizin në shtete të tjerë. Më shumë qëndrojnë nëpër apartamente apo Air BNB, mënyrë që shmang dhënien e identitetit të tyre dhe nuk kanë një zonë të caktuar të preferuar, mjafton gjetja e banesave për qëndrim, por në rastet e konstatuara janë brenda unazës. Për ekspertin e sigurisë Fatjon Softa, ka disa arsye që ndikojnë që këto vajza të zgjedhin edhe Shqipërinë.

“E ka favorizuar Shqipëria për shumë arsye. E para pozicioni i saj, rrugë kalimi. Futja e linjave ‘low cost’, prurja e sasisë së turistëve. Gjendja ekonomia ka përmirësim, po themi një pjesë e njerëzve që merren me aktivitete jo të ligjshme kanë kapital dhe pasuri dhe kjo gjë i bënë që t’i përdorin ata”.

Në disa raste eskortat vijnë vetë në Shqipëri, por në shumë të tjera përmes agjencive siç është “Escort Tirana” dhe nga një verifikim i thjeshtë në faqen e tyre zyrtare vetëm në Shqipëri ofrojë shërbim 1072 vajza, 809 prej të cilave në kryeqytet, 142 në Durrës dhe pjesa tjetër në Shkodër, Vlorë dhe vijën bregdetare të jugut. Sipas Softës, vera sjell numrin më të lartë, për shkak edhe të turistëve.

“ Janë të përqendruara kryesisht në Tiranë por edhe në qytete të tjera, Durrësi dhe zonat bregdetare që më shumë fillon nga qershori dhe zgjat deri në tetor. Sot më tepër se kurrë moda ka vajtur te shtëpitë me qira, madje ka të huaj që bashkë me shqiptarët janë bërë bashkë dhe në këtë vend bëjnë organizime të tilla”, shtoi ai.

Për shërbimet e tyre seksuale më minimalja është 100 euro, ndërsa varion deri në shuma marramendëse, që me sa duket, një pjese të shqiptarëve ua mbanë edhe xhepi. Klientela e tyre është e përgjedhu, nga njerëz të biznesit, deri tek anëtarë të grupeve kriminale me të ardhura të shumta nga veprimtari të paligjshme, kryesisht të trafikut të drogës./shqiptarja.com

Next Post
Emri/ Shoku i tij në gjendje të rëndë, ky është 20-vjeçari që humbi jetën nga aksidenti në Tropojë

Emri/ Shoku i tij në gjendje të rëndë, ky është 20-vjeçari që humbi jetën nga aksidenti në Tropojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

August 24, 2026
Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

August 24, 2026
E rëndë në Tiranë, 84-vjeçari i jep fund jetës

DETAJE/ Autori i krimit në Lushnjë vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua me të vëllanë, më pas vrau nënën dhe plagosi babain

August 24, 2026
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

August 24, 2026
Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

August 24, 2026
Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

August 24, 2026
Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com