• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Menaxhimi i mbetjeve/ ISHPM inspektime në 61 bashkitë e vendit

by A R
14/05/2016 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në zbatim të legjislacionit në fuqi, ISHMP prej datës 15 Shkurt 2016 ka filluar inspektimin në rang vendi për administrimin dhe menaxhimin e mbetjeve urbane në 61 bashkitë, përfshirë edhe akset rrugore kombëtare.

Kreu i ISHPM, Engjell Agasi u shpreh se gjatë inspektimit në Bashki, disa njësi administrative kanë rezultuar me mungesa në përcaktimin e vendepozitimeve. Agasi u ka tërhequr vëmendje kryebashkiakëve.
“Disa bashki nuk depozitojnë mbetjet në landfillet e qarqeve. Situtata për menaxhimin e mbetjeve urbane në 2016-ën paraqitet dukshëm më pozitive se vitet e kaluara. Kryetarët e bashkive si përgjegjës të drejtpërdrejtë të ngarkuar nga ligji, të jenë proaktivë në zgjidhjen e situatave akute për mbetjet urbane”.
INSPEKTIMI
Inspektimi nga ana i ISHMP u realizua në 3 drejtime:
– Në strukturat dhe institucionet e trajtimit të mbetjeve urbane në varësi të bashkive;
– Tek operatorët privatë të kontraktuar nga bashkitë për shërbimin e pastrimit
– Në venddepozitimet e mbetjeve urbane, ose në Landfillet e ndërtuara posaçërisht.

Pas punës intensive tre mujore në terren nga 12 Degët Rajonale të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve për verfikimin e gjendjes në grumbullimin, depozitimin dhe përpunimin e mbetjeve urbane, ISHMP kontaktoi zyrtarisht me institucionet e Pushtetit Vendor dhe u la detyrat sipas përcaktimeve dhe detyrimeve të ligjit.
Në përfundim të këtij aksioni kombëtar nga të dhënat zyrtare të ISHMP për vitin 2015, rezulton se janë gjeneruar një sasi vjetore prej 2.641.498 tonë mbetje të ngurta shtëpiake dhe 206.306 tonë mbetje inerte.
Ndëkohë pas analizës së bërë dhe proçesverbaleve që ISHMP ka dorëzuar pranë 61 bashkive, në bazë të problematikës së identifikuar iu është kërkuar bashkie që të marrin masa emergjente për sa më poshtë:
–Së pari, të merren vendime për përmirësimin e situatës në venddepozitimet ekzistuese të njësive administrative të varësisë.
– Së dyti, për shkak të problematikës të vërejtur të bëhet ndërhyrje urgjente për ngritjen e venddepozitemeve të reja për rastet e konstatuara kur ato kanë dalë jashtë funksionit, por edhe në rastet e mungesës së tyre në njësitë administrative. Rastet më flagrante janë konstatuar në bashkitë Ura Vajgurore dhe Gramsh ku mungojnë venddepozitimet.

– Së treti, kërkojmë të merren masa urgjente nga ndërmarjet e varësisë së bashkisë ose operatorët privatë të kontraktuar për ruajtjen dhe mirëmbatjen e venddepozitimeve. – Së katërti, kemi konstatuar se disa nga bashkitë nuk respektojnë ligjin për të çuar mbetjet në landfillet e qarqeve.

Në përfundim të analizës së 61 bashkive në vend u është lënë afat nga ana e ISHMP-së për zgjidhjen e problematikave që ka shfaqur secila prej tyre. ISHMP rifillon fazën e dytë të kontrollit dhe inspektimit gjatë muajit qershor, për të verifikuar zbatimin e detyrimeve ligjore që u lindin bashkive.
Megjithë problematikën e vërejtur, konstatojmë se falë punës intensive së ISHMP-së, si dhe fushatave ndërgjegjësuese ndërmarrë nga Ministria e Mjedisit, situtata konkrete në vitin 2016 paraqitet dukshëm më pozitive se vitet e kaluara. Shumë bashki kanë marrë masa serioze për përmirësimin e situatës dhe në komunikimet direkte të ISHMP me Bashkitë gjatë përiudhës Mars – Maj 2016 u janë sqaruar sërish detyrimet ligjore që ata kanë.
Pavarësisht kësaj ISHMP kërkon kujdes e vëmendje të vazhdueshme për heqjen e mbeturinave nga akset nacionale dhe zonat turistike, bazuar kjo dhe në miratimin e planit të masave përgatitore për sezonin turistik veror për vitin 2016 nga ana e qeverisë shqiptare.
Sjellim në vëmendje se ligji për menaxhimin e mbetjeve urbane ngarkon 61 bashkitë e vendit për administrimin dhe menaxhimin e tyre. Referuar gjendjes aktuale dhe përgjegjësive që jep legjislacioni kërkohet veprimi dhe angazhim serioz i pushtetit vendor.
ISHMP kërkon nga kryetarët e bashkive që si përgjegjës të drejtpërdrejtë të ngarkuar nga ligji për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve që krijohen brenda territorit të tyre administrativ, të jenë proaktivë në zgjidhjen e situatave akute dhe problematikave që kanë.

Sigurojmë opinioni publik, se ISHMP po monitoron hap pas hapi zbatimin e detyrave të lëna, me qëllim sigurimin e një mjedisi të pastër e shëndetshëm për qytetarët shqiptarë./a.m.

Next Post

Ish kreu i Gjykatës Kushtetuese, Abdiu: Pse ka dështuar dekriminalizimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani i përgjigjet negativisht letrës së Trump, refuzon negociatat për programin e tij bërthamor

“I bënë llogaritë gabim”- Presidenti iranian Pezeshkian: Irani qëndron i vendosur kundër SHBA dhe Izraelit!

September 26, 2026
EMRI/ Operacioni “Larushku”, arrestohet i dënuar me 6 vite burg për drogë (VIDEO)

EMRI/ Operacioni “Larushku”, arrestohet i dënuar me 6 vite burg për drogë (VIDEO)

September 26, 2026
Berisha: Vlora Hyseni u kthye për t’u dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan!

Berisha: Vlora Hyseni u kthye për t’u dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan!

September 26, 2026
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë

Sa janë rritur kontributet? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit

September 26, 2026
Karremi i Putinit për Trump-in

Senatorët republikanë dhe demokratë i drejtohen Trump: Mos e fto Putin në Miami, shqetësim serioz!

September 26, 2026
“Fjala e Ramës në OKB ishte e turpshme”- Berisha: Nuk përmendi as Kosovën dhe as UÇK-në! Ka ngritur narkoshtet

“Fjala e Ramës në OKB ishte e turpshme”- Berisha: Nuk përmendi as Kosovën dhe as UÇK-në! Ka ngritur narkoshtet

September 26, 2026
VIDEO/ Ambasadori i SHBA merr zyrtarisht detyrën, Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave pas gati 2 orësh takimi

VIDEO/ Ambasadori i SHBA merr zyrtarisht detyrën, Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave pas gati 2 orësh takimi

September 26, 2026
Lula ndalon lojërat e fatit online përpara zgjedhjeve presidenciale në Brazil -

Prsidenti Lula ndalon lojërat e fatit online përpara zgjedhjeve presidenciale në Brazil!

September 26, 2026
Pse Moody’s rrit vlerësimin për ekonominë e Shqipërisë?

Pse Moody’s rrit vlerësimin për ekonominë e Shqipërisë?

September 26, 2026
Fasoneritë kërkojnë ndihmë! Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027

Fasoneritë kërkojnë ndihmë! Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com