• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Memorandum ndaj informalitetit, Rama: Godasim peshqit e mëdhenj!

by
17/09/2015 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë firmosur sot një memorandum bashkëpunimi në kuadër të luftës ndaj informalitetit. I pranishëm në firmosjen e këtij memorandumi, kryeministri Edi Rama tha se kjo bëhet me qëllim për të rritur bashkëunimin mes institucioneve.

Sipas Kryeministrit kjo do të bëjë që lufta ndaj informalitetit të arrijë deri tek “peshqit e mëdhenj” të cilët kryejnë evazion fiskal, krim që për shefin e qeverisë e bëjnë prej tashmë 20 vitesh.

Rama nuk la pa përmendur edhe drejtësinë që sipas tij vazhdon të jetë e lidhur ngushtë me korrupsionin. Për këtë arsye, ai e cilësoi reformën në drejtësi një këmbanë alarmi.

“Reforma në drejtësi është kambanë alarmi për vendin. Dhe në këtë betejë duhet të fitojnë të gjithë ata që respektojnë ligjin, dhe nuk përfitojnë në kurriz të qytetarëve apo shoqërisë. Aksioni kundër informalitetit nuk është një luftë kundër biznesit, kundër sipërmarrësve apo më të vegjëlve. Arsyeja pse ne jemi sot në dyert e çdo aktiviteti në gjithë zonat urbane të vendit, është shumë e thjeshtë, sepse janë pikat fundore të një zinxhiri evazioni që hallkën e madhe e kanë të pikat e shpërndarjes ku fillon e gjitha kjo. Pa dyshim që ky memorandum në qëllimin e vet synon bashkëpunimin e fortë mes këtyre institucioneve për të identifikuar dhe ndaluar evazorët e mëdhenj, dhe goditjen e krimit financiar që prej 20 e kusur vitesh nuk është prekur kurrë në Shqipëri. Jemi të vendosur të përballemi me të gjithë sfidat që kjo betejë ka. Edhe pse sfida fundore mbetet përballja me gjykatësit e korruptuar. Asnjë gjykatës nuk duhet të mendojë se drejtësia vonon përgjithmonë. Drejtësia vonon, por nuk harron. Dhe drejtësia nuk do harrojë ata që me çekiçin e gjykatësit shkelin çdo ditë të drejta qytetarësh, komuniteti, apo të gjithë shoqërisë”, tha kryeministri Rama.

Marrëveshja e ditës së sotme synon të koordinojnë punën e institucioneve të linjës për të realizuar me sukses luftën kundër evazionit, kontrabandës, dhe çdo forme të krimit ekonomik.

Next Post

Kukës, arrestohet 42-vjeçari, shiste viça pa kupon tatimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com