Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Kukës pasi transportonte bagëti pa fatuën tatimore të shitjes. Në pranga ka rënë Enver Toçilla, banues në fshatin Novosej.
Toçilla është arrestuar nga seksioni Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë e Policisë Kukës, pasi transportonte 19 krerë viça pa fatuën tatimore të shitjes.
Ai është kapur në hyrje të tunelit të Kalimashit, ku në automjetin e tij me targa 04-876-Al, po transportonte kafshët, por ndërkohë nuk ishte i pajisur me dokumentet përkatëse.