• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mëkatet” e Akademisë së Shkencave

by Kosta Barjaba
27/04/2016 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kosta Barjaba

Kohët e fundit Akademia e Shkencave është ndeshur me kritika, shpesh edhe të ashpra. Në rreshtat më poshtë, nuk marr përsipër të polemizoj me askënd. As të mbroj, as të sulmoj Akademinë. Do të flas me përgjegjësinë individuale si anëtar i këtij komuniteti shkencor me 34 anëtarë. Por edhe me përgjegjësinë si qytetar dhe taksapagues i këtij vendi. Dhe do përpiqem t’u jap përgjigje pyetjeve të mëposhtme:

A janë akademikët shkencëtarët shqiptarë më të spikatur në fushat e tyre?

Mendoj se po. Në Asamblenë e Akademisë janë pesë mjekë të shquar, profesorë të njohur, ikona të mjekësisë shqiptare. Njeri prej tyre, punon aktualisht në Gjermani, ku ka bërë emër me punën e vet si mjek dhe shkencëtar. Nga fushat e shkencave natyrore, fizika, kimia, biologjia, gjeofizika, por edhe nga matematika, informatika, teknologjia e informacionit dhe mekanika,  janë shkencëtarë po aq të shquar, të cilët kanë kaluar në auditorët e tyre brezat e të gjithë studentëve shqiptarë, kanë drejtuar katedra, departamente, fakultete dhe universitete. Dhe qëndrojnë me dinjitet krahas kolegëve të tyre europianë. Nga fushat e hidroteknikës dhe ndërtimit kanë qenë dhe janë anëtarë të Asamblesë personalitete kampionë të ndërtimit të digave të hidrocentraleve  të kalibrit europian dhe botëror, që kanë kryer, e them pa hezitim, heroizma shkencorë.  Anëtarët e Akademisë nga fushat e albanologjisë, arkeologjia, gjuhësia, historia, antropologjia, studimet letrare dhe muzikologjia, janë aktualisht referencat kryesore dhe liderë të studimeve shqiptare në kohën tonë. Asambleja e Akademisë ka në përbërje dy prej shkrimtarëve dhe poetëve më të shquar të Shqipërisë, që janë botuar dhe botohen ende në gjuhët e mëdha të botës. I vetmi akademik nga fusha e bujqësisë punon prej vitesh në institucionet kërkimore gjermane dhe nderohet më shumë prej tyre sesa prej nesh. Akademia ka në përbërje edhe shkencëtarë të njohur ndërkombëtarisht nga fusha e sociologjisë, ekonomisë dhe drejtësisë. Peasë-gjashtë anëtëarë të Asamblesë punojnë aktualisht në institucione kërkimore e shkencore në ShBA, Francë, Gjermani dhe Spanjë dhe listave  të punimeve e botimeve shkencore të tyre, të supercituara globalisht, nuk u gjendet fundi!

A ka shkencëtarë po kaq të spikatur që nuk janë anëtarë të Akademisë?

Sigurisht që ka. Disa prej tyre punojnë në Shqipëri, disa të tjerë në institucione shkencore dhe universitete europiane dhe amerikane. Por për një pjesë ka qenë zgjedhja e tyre, një pjesë tjetër kanë qenë dhe janë në proçedura aplikimi për t’u pranuar në Akademi. Akademia është një organizëm shkencor, që ka edhe ajo rregullat, proçedurat dhe hapësirat e veta të pranimit.

A i ka plotësuar Akademia detyrimet që i ngarkon ligji?

Ligji aktual i ngarkon Akademisë gjashtë funksione: Bashkëpunimin me institucione të huaja arsimore dhe kërkimore; propozimin e fushave të reja kërkimore, këshillim dhe ekspertizë për institucionet; botime; organizim veprimtarish shkencore dhe dhënie çmimesh shkencore. Në funksionet e mësipërme që i ngarkon ligji, Akademia ka çfarë të thotë. Duke pohuar këtë, nuk them se Akademia e Shkencave shkëlqen. Por ajo ka në përbërje të vet farën e ekselencës shkencore shqiptare. Gjatë dy viteve të fundit, Akademia ka organizuar dy forume publike të njëpasnjëshme për të ndriçuar sinergjitë midis zhvillimit dhe varfërisë. Në këto forume kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë të Kuvendit, qeverisë dhe opozitës, të cilët jo vetëm i bënë nder Akademisë, por me kontributet e tyre i pasuruan këto forume shkencore. Pjesëmarrja e tyre u vlerësua edhe nga ekspertët e huaj që kontribuan në këto veprimtari. Dhe rekomandimet e koncentruara të këtyre forumeve, Akademia ia ka përcjellë Qeverisë, duke bërë detyrën e saj shkencore, institucionale dhe kombëtare.

A është Akademia përgjegjëse për apatinë e kërkimit shkencor në vend?

Në Shqipëri kanë ndodhur thagma në veprimtarinë universitare dhe kërkimin shkencor. Akademia mund të jetë një përgjegjëse morale, por jo fajtore ligjore për batërditë që po ndodhnin në sistemin universitar, përgjithësisht në sistemin arsimor dhe kërkimin shkencor në Shqipëri. Dhe që kjo Qeveri u preu rrugën. Gjatë viteve të fundit, Akademia ka qenë një mbështetëse e betejave të qeverisë për të vendosur rregull në sistemin arsimor, kërkimin shkencor dhe shërbimet publike. Por Akademia nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë tagër ligjor për të ndërhyrë në performancën, veprimtarinë, tematikat dhe menaxhimin operacional të institucioneve kërkimore ku janë bërë abuzime me fondet publike dhe ku është shpërdoruar besimi i publikut.

A është bërë e gjallë Aakdemia për problemet dhe debatet e mprehta të vendit?

Përmenda më lart forumet publike për varfërinë. Por Akademia nuk ka heshtur as për çështje të mprehta të debatit publik dhe kombëtar. Në debatin më të fundit për mësimin e historisë së besimeve fetare në shkolla, Akademia u përfshi nëpërmjet anëtarëve të saj, të cilët shprehën pikëpamjet e tyre të lira, mbështetëse apo dyshuese, për këtë projekt arsimor dhe kulturor. Faktikisht, anëtarë të Akademisë janë ndër zërat më autoritarë dhe më kritikë për aspekte të zhvillimeve arsimore, kulturore apo qytetëruese të vendit.

A janë akademikët tepër të moshuar?

Kjo është relativisht e vërtetë. Mosha mesatare e anëtarëve të Asamblesë së Akademisë është rreth 66 vjeç. Vetëm dy prej tyre janë mbi moshën 75 vjeç dhe ata janë zgjedhur, në bazë të kritereve ligjore dhe arritjeve profesionale e shkencore,  akademikë të përhershëm. Asambleja e Akademisë shqiptare mund të jetë më e reja në botë! Megjithatë, mosha shtatëdhjetë vjeçare nuk është sot moshë e shtyrë. Për shkak të zhvillimeve demografike të gjitha ciklet e jetës po spostohen. Nga ana tjetër, këto mosha janë produktive sepse janë periudha kur shkencëtarët prodhojnë dhe botojnë rezultatet e kërkimeve të tyre shumëvjeçare. Në këtë shkrim kam vendosur të mos përmend asnjë emër. Por  nuk mund të mos i kujtoj lexuesit se mjaft prej akademikëve shqiptarë kanë  shkruar e botuar deri në çastet e fundit të jetës. Dy prej tyre, të ndarë muajt e fundit nga jeta, ishin deri në çastet e fundit në lartësi të detyrës së tyre si  akademikë dhe patriotë. Shumica e akademikëve ikin nga kjo botë modestë dhe të varfër, por duke i lënë raftet e bibliotekave plot. Me këtë nuk dua të them se akademikët janë heronj. Por në fund të fundit, nuk është turp të plakesh. Turp është të plakesh nga mendimet dhe pa kontribuar për vendin tënd. Megjithatë, në këtë pikë kemi një situatë të kundërt me perceptimin që i ofrohet shpesh publikut. Ligji i ndalon akademikët të jenë anëtarë të Asamblesë mbasi arrijnë moshën 75 vjeç. Çfarë absurditeti! Për më tepër, kjo është një dispozitë ligjore diskriminuese dhe neokratike.

A është korrekt ligjërisht menaxhimi operacional i Akademisë?

Buxheti për Akademinë e Shknecave u kushton taksapaguesve rreth 800 mijë dollarë në vit. Se si janë përdorur dhe menaxhuar këto para publike, nuk më takon mua ta them. Për këtë duhet të flasin institucionet që kanë tagrin ligjor për të kontrolluar dhe audituar.

Next Post

Goditet banda italo-shqiptare, arrestohen 30 persona, sekuestrohen 10 kg kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet raporti: Kush janë personat që e bindën Trump të telefonojë Infantinon për kartonin e kuq të sulmuesit të SHBA?

Zbardhet raporti: Kush janë personat që e bindën Trump të telefonojë Infantinon për kartonin e kuq të sulmuesit të SHBA?

July 6, 2026
27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

Akuzat e forta të Kryeziut: Kurti organizon protestat në Tiranë, është kryekëput njeri i Serbisë dhe i paguar nga Irani!

July 6, 2026
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

“Po këtë investimin çfarë e ke? Kush t’i jep paratë?”, Balla nxjerr videon: Dëgjojeni nxënësin e Saliut se çfarë thotë për dhunën në protestë!

July 6, 2026
Hoxha pas takimit me parlamentarët francezë: Franca mbetet një partner kyç në rrugën drejt BE-së

Hoxha pas takimit me parlamentarët francezë: Franca mbetet një partner kyç në rrugën drejt BE-së

July 6, 2026
E zënë poshtë ndërtesës së shembur për 32 orë, si arriti të mbijetojë 12-vjeçarja në Venezuelë vetëm me një shishe ketchup dhe pak djathë

E zënë poshtë ndërtesës së shembur për 32 orë, si arriti të mbijetojë 12-vjeçarja në Venezuelë vetëm me një shishe ketchup dhe pak djathë

July 6, 2026
“Nuk i thashë çfarë të bënte”, Trump zbulon detaje nga telefonata me Infantinon për Balogun

“Nuk i thashë çfarë të bënte”, Trump zbulon detaje nga telefonata me Infantinon për Balogun

July 6, 2026
Faleminderit që protestoni!

Deputetja e PS: Jemi në rrugën e duhur për një urë komunikimi mes qeverisë dhe protestuesve

July 6, 2026
Tymi i zjarrit në Shijak paralizon qarkullimin në autostradën Durrës–Tiranë

Tymi i zjarrit në Shijak paralizon qarkullimin në autostradën Durrës–Tiranë

July 6, 2026
Lamallari mbledh drejtuesit e AMP-së, thekson luftën kundër korrupsionit në polici si prioritet të panegociueshëm

Lamallari mbledh drejtuesit e AMP-së, thekson luftën kundër korrupsionit në polici si prioritet të panegociueshëm

July 6, 2026
Kush është njeriu që mund të zëvendësojë Xi Jinping? Emri që po fiton gjithnjë e më shumë pushtet në Kinë

Kush është njeriu që mund të zëvendësojë Xi Jinping? Emri që po fiton gjithnjë e më shumë pushtet në Kinë

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In