• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meka dhe Arnautët

by Auron Tare
27/05/2026 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Auron Tare

Me fillimin e pelegrinazhit në vendin e shenjtë të Mekës, disa radhë mbi historinë e shqiptarëve me këtë vend të shenjtë.

Mbërritja e shqiptarëve për pelegrinazhin e shenjtë në Mekë nuk ka një datë të caktuar, pasi mbajtja e shënimeve nga ana e shqiptarëve ka qenë një nga “mallkimet” e mëdha të këtij kombi. Edhe pse pjesëmarrës në shumë ngjarje historike, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim, fatkeqësisht burimet shqiptare janë shumë të pakta. Megjithatë, falë protagonizmit të tyre, si dhe veshjeve që i dallonin nga kombet e tjera të Perandorisë Osmane, shpesh udhëtarë apo artistë të huaj kanë kapur momente të veçanta të arnautëve në hapësirat lindore.

Prania e arnautëve në Mekë duhet të ketë filluar me ndikimin e Stambollit në Gadishullin Arabik dhe marrjen në mbrojtje të Mekës dhe Medinës nga sulltanët osmanë. Karvanët e shenjtë të pelegrinëve sulmoheshin dhe grabiteshin nga fiset beduine të shkretëtirës, të cilat krijonin një problem shumë të madh për autoritetet e Stambollit. Masakra e vitit 1750, ku beduinët masakruan mbi 20 mijë pelegrinë, e bënte rëndësinë e ruajtjes së karvanëve një nga problemet më të mprehta të sulltanatit.

Për rëndësinë e madhe që kishte pelegrinazhi i përvitshëm, Stambolli krijoi një “zyrë” të posaçme që merrej me organizimin dhe mbrojtjen e karvanëve që shkonin në Mekë. Amir al-Hajj ishte përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e pelegrinazhit dhe, me gjasa, në këtë periudhë, për famën e tyre si luftëtarë të pamëshirshëm, ruajtja e karvanëve të pelegrinëve iu dha arnautëve.

Një prej emrave të parë që kam hasur si përgjegjës i karvanëve të Mekës është Abdullah Pashë Qypriliu në vitin 1716, nga dinastia e famshme shqiptare e Qyprilinjve. Në periudhën e Mehmet Aliut dhe kontrollit të tij mbi territoret egjiptiane dhe siriane, roli i shqiptarëve u bë edhe më i dukshëm, ku kemi edhe pikturat e njohura me motive shqiptare të Leon Gérôme. Një veçori shumë interesante ishte fakti që, nën Mehmet Aliun, karvanët e pelegrinëve mund të përdornin vegla muzikore, një element ky i ndaluar nga vahabistët arabë.

Një nga shënimet më interesante mbi shqiptarët në Mekë, ende i panjohur nga studiuesit, është dëshmia e eksploratorit të famshëm britanik Sir Richard Burton, i cili udhëtoi i maskuar si tregtar persian në një karvan të nisur nga Kajro. Njohës i shkëlqyer i gjuhës dhe zakoneve orientale, ai ishte i krishteri i parë i dokumentuar që kishte mundur të hynte në Mekë, ku kishte kryer të gjitha ritet fetare.

Me shumë mundësi, Sir Richard Burton, anëtar i Royal Geographical Society dhe një nga eksploratorët më të mëdhenj të shekullit XIX, qëndroi në Kajro për një kohë të gjatë. I influencuar shumë nga kultura myslimane, ai duhet të jetë konvertuar në bektashi, por ky mbetet një fakt i pakonfirmuar.

Gjithsesi, në librin e tij me kujtime Personal Narrative of a Pilgrimage to Al-Madinah and Meccah, Sir Richard Burton, i cili i njihte mirë shqiptarët nga koha e kaluar në Egjipt, ku kishte lidhje me dy nga djemtë e Mehmet Aliut që kishin financuar ekspeditën e tij për zbulimin e burimeve të lumit Nil, shkruan se administrata egjiptiane ishte e dominuar nga shqiptarët. Sipas tij, ata ishin edhe njerëzit që përgjigjeshin për karvanët e pelegrinëve drejt Mekës. Me mbritjen e tij në Mekë   Sir Richard shkruan se atje rastësisht takon një familje të madhe arnautësh nga Kajro që me vete kishin një  të ri me emrin Giorgo i krishterë shqiptar i kapur rob nga piratët e Algjerit dhe hyrë në shërbim të arnautëve në Egjypt. Burton me një lloj trishtimi të dukshëm shkruan se “ai nuk ishte i krishteri i parë në Mekë”.

Next Post
PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

Debat për garën e Berishës në PD/ Mustafaj: Demokratët duhej të votonin kundër! Caca: Proces formal, partia po gënjen veten me shifra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E trishtë! Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

“Të zbatohen rregullat pa asnjë tolerim”- Ministrja Ismaili reagon për ndarjen nga jeta të Ana Dyrmishit: Tragjedia duhet të na bëjë edhe më të përgjegjshëm

August 28, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

“Nuk do e lëmë trashëgiminë tonë të degradohet”- Ministri Blendi Gonxhe: Asnjë banesë monument kulture nuk do të lihet në mëshirë të fatit

August 28, 2026
Intervista e Linda Ramës: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor!

Intervista e Linda Ramës: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor!

August 28, 2026
Ish-ushtari holandez kthehet në Sarajevë me biçikletë 33 vjet pas luftës, kërkon gruan që ndihmoi në vitin 1993

Ish-ushtari holandez kthehet në Sarajevë me biçikletë 33 vjet pas luftës, kërkon gruan që ndihmoi në vitin 1993

August 28, 2026
Zjarr masiv drejt fshatrave Labovë në Gjirokastër, flakët nisën nga një automjet e u përhapën nga erërat e forta

Zjarr masiv drejt fshatrave Labovë në Gjirokastër, flakët nisën nga një automjet e u përhapën nga erërat e forta

August 28, 2026
Gjendet në grykëderdhjen e lumit të Semanit një kufomë e dekompozuar

Gjendet në grykëderdhjen e lumit të Semanit një kufomë e dekompozuar

August 28, 2026
Alarm në Nepal, krijohet një liqen i ri pas shembjes së akullnajës, rrezik për përmbytje të reja

Alarm në Nepal, krijohet një liqen i ri pas shembjes së akullnajës, rrezik për përmbytje të reja

August 28, 2026
Kanosi policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Kanosi policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

August 28, 2026
Dashamir Shehi kritikon protestat e Berishës: Patetizëm politik, kjo rrugë nuk e çon askund

“Ripëtëritja e Berishës si Rilindja e Ramës”, Shehi: Edhe Enver Hoxha bënte si këto, por…

August 28, 2026
Shorti i Europa League, Juventusi buzëqesh. Benfica dhe dy ekipe angleze për Milanin

Shorti i Europa League, Juventusi buzëqesh. Benfica dhe dy ekipe angleze për Milanin

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com