Noli, për shkak të ambicieve të tij politike, i priu një kryengritjeje shkatërrimtare në Shqipëri (1924); Konica, për interesat e tij meskine, bëri aktin e shëmtuar të tradhtisë: në cilësinë e ministrit-ambasador ia dorëzoi vulat e shtetit që përfaqësonte ambasadorit të shtetit pushtues (Italisë), shkruan akademiku Mehmet Kraja në Shtojcën për Kulturë të gazetës Koha Ditore.
Mbi diasporën shqiptare në Amerikë
Diaspora shqiptare në Amerikë u krijua në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, atëherë kur nis edhe fuqizimi ekonomik dhe politik i Amerikës dhe roli i saj në Europë fillon të bëhet gjithnjë e më i ndjeshëm.
Emigrimi i shqiptarëve në Amerikë, gjatë kësaj periudhe, është më intensiv nga Shqipëria e Jugut, për shkak të ndikimit grek në këtë zonë.
Një numër syresh udhëtuan në Amerikë me anijet greke, në shumicën e rasteve si klandestinë.
Njëlloj simbolike për rrugëtimin e shqiptarëve drejt “ëndrrës amerikane”, si edhe e popujve të tjerë të Europës, paraqet “Titaniku”: ndër të mbyturit dhe të mbijetuarit e “Titanikut” ka pasur edhe shqiptarë. (b.an)