• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mega-operacion në Bruksel, mbi 1 mijë policë kundër mafias shqiptare dhe ‘Ndragheta-s

by A R
27/10/2021 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 1mijë policë janë përfshirë në një operacion në Bruksel kundër ‘Ndragheta-s dhe mafias shqiptare. Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për një operacion të një madhësie që nuk shihej prej kohësh. Kjo pasi Belgjika është një nga portat hyrëse të kokainës në Europë dhe se vendi konsiderohet me një risk të lartë të përfshirjes së mafias.

Javën e kaluar u zhvillua operacioni i parë në Liezh, që u ndoq nga një tjetër në Antwerp të hënën, ndërsa të martën u zhvillua ai në kryeqytet. Në prangat e autoriteteve kanë rënë disa persona, ndërkohë që janë kryer deri në 130 kontrolle.

“Po shënjestrojmë trafikun e kokainës. Nuk është domosdoshmërisht një çështje sekuestrimi droge në sasi të larta, por shkatërrimin e një bande trafiku droge aktive në trafikun ndërkombëtar të kokainës”, tha zëdhënësi i Prokurorisë Federale belge, Eric Van Dyuse.

E rëndësishme për këtë operacion ka qenë dekriptimi i mesazheve të kriminelëve që i shkëmbenin nëpërmjet një rrjeti komunikimi që mendonin se ishte e sigurt. Në qendër të hetimit ka qenë trafiku i kokainës, që në Europë sipas mediave, menaxhohet kryesisht nga ‘Ndragheta dhe mafia shqiptare, të cilët kanë kontakte direkte me prodhuesit në Amerikën Latine dhe lehtësojnë shpërndarjen në Gjermani, Itali dhe Belgjikë.

Për vite me radhë, rrjetet kriminale kanë trafikuar me tonelata kokainën nga portet e Antwerp-it në Belgjikë, Hamburgu në Gjermani dhe Le Havre në Francë. Brukseli duket se shërben si qendër logjistike ku droga përpunohet në laboratorë dhe ruhet në ndërtesa të ndryshme, ndonjëherë edhe në zemër të qytetit, përpara se të shpërndahet në vendet e tjera.

Në operacionin në Antwerp, policia ka arrestuar 10 persona. 6 prej tyre kanë punuar më parë në port. Në Liezh, 27 persona janë arrestuar në lidhje me një sasi droge me vlerë 80 milionë Euro. Po ashtu gjatë operacioneve janë sekuestruar 8 armë zjarri, mes tyre 5 Kallashnikovë, 80 mijë Euro cash, celularë të enkriptuar, mjete, dhe bizhuteri me vlerë.

Mediat blege nga ana tjetër flasin për aleancat e forta mes klaneve kalabreze dhe ‘Ndragheta-s me mafian shqiptare. Kjo lidhje e fortë është përdorur sidomos për operacionet e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt Europës.

/a.r

Next Post
Miss Serbia pendohet për “shqiponjën” dhe lë garën: Rashë në grackë!

Miss Serbia pendohet për "shqiponjën" dhe lë garën: Rashë në grackë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbreti i Panairit

Sikter Mysafir

April 13, 2026
Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

April 13, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In