• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediu: Vëmendja ndërkombëtare ndaj protestës është rritur, qeveria teknike i vetmi opsion

by A R
27/02/2017 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve të News24, u shpreh se qeveria teknike  ishte e vemtja mundësi për të siguruar që zgjedhjet e 18 qershorit nuk do të vidhen. Ai tha se vetëm falë qeverisë teknike do të mund të shmangin prekjen e votave nga banda dhe qeveria e lidhur me krimin.

Kryetari i PR-së u shpreh gjithashtu se vëmendja dhe mbështetja e ndërkombëtarëve karshi kësaj proteste ishte shtuar.

“Kemi vëmendje të shtuar të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara. Kemi një qeverisje që nuk ka asnjë përgjegjësi për të qeverisur vendin. Kanë një tendencë për të kontrolluar përmes manipulimit dhe krimit. Përpara demonstratës kemi pasur një qëndrim të hapur të dy kongresmenëve të OSBE-së që kanë bërë thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri,” tha Mediu.

Qeveria teknike
Mediu: Të gjithë ndërkombëtarët i shohin si detyrim zgjedhjet e lira e të ndershme. Kjo edhe për shkak se jemi vend anëtar i NATO-s. NATO është dhe familje politike jo vetëm ushtarake dhe kanë si parim, lirinë për të zgjedhur. Qeverisja teknike shmang lidhjet e qeverisë me krimin, kontrollin e bandave dhe kështu mund të kemi zgjedhje të lira. Nuk do i kushtonte asgjë PS-së po të kishim qeveri teknike se kështu sigurohen zgjedhjet e ndershme.

Protesta në ditën e dhjetë
Mediu: Forca është në dorë të qytetarëve që e treguan fuqinë e tyre dhe kjo dukej nga pjesëmarrja jo vetëm nga mbështetësit e PD, por edhe ata që janë skeptikë me qeverisjen e Ramës. Pas kësaj proteste, ka plot njerëz të grupeve të ndryshme që vijnë në çadër që t’u dëgjohet protesta. Sigurisht që ka nevojë për marrëdhënie të tjera, dhe këtë kemi folur dhe me kryetarin Basha. Ne kemi vendosur të mos shkojmë në zgjedhje pa një qeveri teknike. Ata do të vjedhin zgjedhjet dhe për këtë do të përdorin miliarda euro. Projektin pilot e përdorën në Dibër, do e përdorin tani.

A duhet të shkojë opozita në parlament?
Mediu: Ne hymë në reformën zgjedhore dhe besuam se me mazhorancën do bëjmë Vettingun, dhe menduam se dhe ligjet do t’i bënim sëbashku. Por kjo u flak tutje, dhe filluan vendimet e njëanshme. Kemi treguar që ky nuk është proces Vettingu, por këtë proces e do Rama që të kontrollojë gjyqësorin, dhe nuk e themi vetëm ne, por kjo flitet edhe vetë brenda mazhorancës. Ky duket që është një proces i nisur e i kapur. Rama po rikthen diktaturën komuniste, kur njerëzit i largonin nga puna, i burgosnin, i internonin, apo dhe eliminonin.

Thirrja e Bashës: Ngrihuni, thyeni xhamat
Mediu: Protesta duhet të vazhdojë në mënyrën si është organizuar. Opozita ka krijuar një marrëdhënie solide me qytetarët dhe do të ketë zhvillime të mëtejshme. Dhe do kemi mbështetje akoma më të madhe të ndërkombëtarëve.  Këtë thirrje të Bashës nuk e kam dëgjuar, dhe nxirren plot aludime nga kjo qeverisje. Ne kemi treguar se kemi ndërtuar protestë shumë paqësore, s’kemi shkaktuar asnjë dëm të vogël edhe pse kemi pasur provokime./a.m.

Next Post
ANALIZA/ Çfarë kanë të përbashkët Gruevski- Meta- Basha- Thaçi e Veseli?

ANALIZA/ Çfarë kanë të përbashkët Gruevski- Meta- Basha- Thaçi e Veseli?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
FOTO / Dhunohet pllaka e dëshmorit të 21 Janarit, Balla akuza Berishës: Nuk paske asnjë kod njerëzor!

FOTO / Dhunohet pllaka e dëshmorit të 21 Janarit, Balla akuza Berishës: Nuk paske asnjë kod njerëzor!

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In