• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediu në Uashington: Vakumi në Ballkan ka krijuar mundësi për influencë ruse dhe kineze

by Java News
10/12/2022 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u mbajt Asambleja Parlamentare e NATO-s ku në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet në Ukrainë, agresioni Rus dhe pasojat që po krijon në Europë e më gjerë.

Në këtë takim ka qenë pjesëmarrës edhe deputeti Fatmir Mediu si pjesëtar i delegacionit të parlamentit shqiptar të drejtuar nga deputetja Mimi Kodheli.

Mediu theksoi se vakumi i krijuar në Ballkan, ka krijuar mundësi për prezencë dhe influencë Ruse, por edhe Kineze, nëpërmjet iniciativës Road and Blet dhe 17+1.

Më tej Mediu ishte i ftuar në takimin e Forumit të Inteligjencës, të organizuar nga Kongresmeni Pittinger dhe Senatori Tom Tillis.

Në këtë takim po ashtu u trajtuan qartësisht sfidat e sigurisë nga Rusia, Kina, Irani dhe të tjerë.

Ish-këshilltari për sigurinë John Bolton, në përgjigje të pyetjes së z.Mediu, se ç’duhet të bëjë NATO dhe SHBA në lidhje me sulmet kibernetike të Iranit mbi Shqipërinë, theksoi se ka ardhur koha për shkak se sulmet kibernetike janë tashmë të mirfillta të karakterit të sigurisë dhe sovranitetit, në kuadër të artikullit 5 të NATO-s, për mbrojtjen kolektive, të përcaktohet me qartë se kush quhet akt lufte.

Në diskutim me Senatorin Tillis, Senatorin, Inhofe, Cornyn, shefat e stafit të Senatorit Rubio dhe Menendez, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Kongresmenët Sessions dhe Aderholt, u ra dakort që rreth fundit të Janarit, në bashkëpunim me z.Mediu, të organizojnë një forum sigurie, me pjesmarje të deputetëve nga Europa Juglindore për influencat e Rusisë dhe Kinës, por njëkohësisht dhe sfidat për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në rajonin e Ballkanit./m.j

Next Post
“Pse o pushtet zgjedh dudumin”/ Gjekmarkaj për protestën e pedagogëve: Profesorati i varfër, ende me rrogën e kohës arkeologjike të Fatos Nonos!

Tensionimi i situatës/ Nënkryetari i Kuvendit, Gjekmarkaj: Retorika luftënxitëse e autoriteteve serbe, e papranueshme. Kosova e pavarur...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com