• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mediu dhe Basha, bashkëjetesa që kriset për t’u grisur

by
21/09/2015 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Një dosje gjyqësore italiane e botuar në gazetën TemA tejkalon subjektin për të cilin bëhet fjalë. Që është një nga shumë shqiptarët e tjerë të akuzuar për vepra të ndryshme penale në atë dosje. Diferenca e tij me bashkëkombasit e tjerë është se Fatmir Mediu është një personazh i njohur i politikës shqiptare. Kryetar partie dhe ish-ministër, problemet e tij me ligjin në vendin fqinjë janë shumë herë më të vogla, banale, ordinere dhe të parëndësishme në krahasim me akuzat reale e dramatike me të cilat ai është ndeshur në Shqipëri. Si ish-ministrër i mbrojtjes ai ka shpëtuar vetëm me procedurë dhe imunitet nga hetimi gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit në të cilën humbën jetën 26 fëmijë, gra e burra, u plagosën qindra të tjerë, u shkaktuan miliona dollarë dëme dhe shumë fate njerëzore u ndryshuan përfundimisht. Botimi i procesverbaleve të dy mbledhjeve të njëpasnjëshme të qeverisë shqiptare në shkurt dhe mars 2007, të cilat i hapën rrugë procesit të demontimit të armëve në Gërdec, e kanë nxjerrë ish-ministrin në një dritë qesharake dhe po kështu, edhe vetë kryeministrin Berisha, si një nga përgjegjësit e asaj që do të ndodhte më vonë. Madje më shumë se kaq, ato procesverbale dëshmonin një nivel komunikimi për të vënë kujën  mes ministrash dhe eprorit të tyre kryeministër.

Eshtë pranuar gjerësisht se ai shpërthim apokaliptik i marsit 2008 e ka ndarë qeverisjen e Berishës me thikë në dy pjesë; deri atëherë rikthimi i tij ishte pak a shumë normal dhe ish-kryeministri po tentonte që të zinte vendin e një burri të mirë në histori. Mbas atij shpërthimi, tentativat kryeministrore për të mbuluar përgjegjësit zyrtarë e moralë të tragjedisë, e futën atë në kursin e përplasjes me pushtetet e tjera në vend duke dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme ekuilibrat e brishtë mes tyre. Ish-ministri që deri më atëherë vetëm qeshte, u bë serioz dhe bashkë me syzet e shtuara në rekuizitën personale, “meritoi” bindjen pothuaj të përgjithshme, nga e majta dhe e djathta se ishte “çun i mirë, por pa fat”.

Situata sot ka ndryshuar. Politika shqiptare ka efektin e kameleonin dhe ngjyrat e diferencat mes palëve nuk para kanë shumë rëndësi sa kohë shumëkush nxiton të përshtatet në çast me kohën dhe vendin sipas interesit të çastit. Pothuaj në opozitë në mandatin e dytë të Doktorit, pothuaj në opozitë edhe tani në mandatin e parë të së majtës, Mediu është (për aq sa mund të jetë formalisht), bashkëdrejtues i opozitës shqiptare bashkë me Lulzim Bashën. Por më shumë se përkatësia e të dyve si të djathtë, ata i bën bashkë e njëjta gjë: akuzat shumë të rënda që kanë pasur në shpinë dhe nga të cilat kanë shpëtuar së paku përkohësisht me procedurë. Njëri la imunitetin me vullnet dhe nuk e tradhëtoi asnjë çast vullneti për të mos dalë në gjyq, kurse tjetri rifitoi imunitetin si mburojë që nuk e linte të dilte në gjyq.

Tani që në vallën e politikës po hedh hapa njëra pas tjetrës nevoja për dekriminalizim, pyetja që shtrohet është edhe se çfarë fati mund të ketë kjo dyshe përballë ligjit. Për shembull, më shumë se një dyzinë ushtarakësh dhe civilësh të gjetur fajtorë për tragjedinë e Gërdecit nuk mund të bëhet dot deputetë. Po kështu edhe miku i zotit Mediu, G. M. nga Berati, i dënuar në të njëjtin proces me të, gjithashtu nuk mund të bëhet deputet për shkak të dënimit penal. Po Fatmiri vetë pse duhet të ketë fat të ndryshëm nga fati i keq i tyre. A mjafton vetëm të jesh “çun i mirë”? Njëlloj si Lulzim Basha që tashmë është bërë edhe serioz, pavarësisht se ka mbi shpinë shumë kusure?

Ndoshta është një i tretë që i ndan fatet e tyre. Ndoshta tamam tani ka ardhur koha që bashkëjetesa e tyre, në të mirë e në të keq, të kriset sepse nuk thonë kot që kjo është botë e çuditshme dhe e padrejtë shumë shpesh. Duket që pikërisht në këtë moment, Fatmir Mediu është duke dëgjuar në heshtje se fati i mirë ka pushuar së brohorituri emrin e tij. Njëlloj si ky rikthim i të shkuarës së tij kur gjyqtarët italianë e konsideronin si njeri që nuk meritonte të merrte rrethana të përgjithshme lehtësuese deri në apel për ta pafajësuar në gjykatën e lartë në pas. Kurse Basha është duke luajtur sërish me fatin dhe për një fat më të mirë në politikë, mund ta pranojë dhe këtë krisje të rradhës me Fatmirin republikan.

Next Post

Historia drithëruese: Bebja lind me një plumb në kokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sala nga Fieri: Nisim proces të thellë riformatimi të sistemit spitalor në gjithë vendin

Sala nga Fieri: Nisim proces të thellë riformatimi të sistemit spitalor në gjithë vendin

January 15, 2026
Ish-këshilltari i Trump flet për dialogun Kosovë-Serbi: Shkëmbimi i kufijve po përkrahej edhe nga zyrtarë evropianë

Lufta kundër drogës në Ballkan, Bolton: SHBA duhet të krijojë aleancë me qeveritë, jo t’i bashkojë me trafikantët

January 15, 2026
“Bëri Piramidat, Gërdecin e 21 Janarin…”/ Yzeiri: Berisha mban peng PD për interesat e tij

Përmbytja me llumin e gënjeshtrave dhe e vërteta jetime

January 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 16 Janar 2026

January 15, 2026
27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

January 15, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Dosjet në duart e të pandehurve? Si u hakeruan materialet e SPAK-ut

January 15, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

21 Janari, një krim shtetëror pa autorë: 15 vite hetime mes shkeljesh kushtetuese dhe drejtësie të vonuar

January 15, 2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Arratisja e Altin Ndocit shkakton debate tek procesi i “Plumbit të artë”, shtyhet seanca

January 15, 2026
Pezullimi i vizave amerikane, konsulentja: Aplikantët mos të ndërmarrin asnjë veprim!

Pezullimi i vizave amerikane, konsulentja: Aplikantët mos të ndërmarrin asnjë veprim!

January 15, 2026
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, analisti tregon prapaskenat: Berisha po përpiqet të…

Të paktën dikush u paqtua me rrëzimin e qeverisë

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In