• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mediet serbe shuplakë qeverisë së Vuçiç: Kosova po na jep leksione për UNESCO

by A R
29/10/2015 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta beogradase “BLIC” shkruan se pasi që Bordi Ekzekutiv i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) e miratoi propozim-rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, Kosova dhe Serbia kanë nisur lobimin për dhe kundër anëtarësimit, si në botën reale, ashtu edhe në atë virtual BLIC shkruan se, megjithatë, pala kosovare i ka dhënë Serbisë një leksion serioz.

Më tej thuhet se Serbisë i kanë mbetur më pak se një javë që me të gjitha mjetet në dispozicion të sigurojë përkrahjen e atyre shteteve anëtare që ende janë të pavendosura.

Mirëpo, shkruan “BLIC”, nëse merren parasysh përpjekjet aktuale të Serbisë dhe Kosovës, duke përfshirë edhe atë në internet, nuk mund e të mos thuhet se Kosova e ka marrë punën më me seriozitet dhe profesionalizëm.

BLIC krahason dy faqe të internetit, atë të Qeverisë së Republikës së Serbisë “kushtuar Kosovës dhe Metohisë” dhe faqes së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, e cila kontribuon në promovimin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Në shkrim thuhet se edhe për laikun më të madh të marketingut dhe teknologjisë informative dallimi mes dy uebfaqeve është jashtëzakonisht i madh. Redaksia e BLIC-it ka kontaktuar me ekspertë të kësaj fushe të cilët janë të pajtimit se pala kosovare ka investuar dukshëm më mençur në promovim. Dragan Varagiç, këshilltar për biznesin në internet, qysh në fillim ka bërë dallimin në kuptimin e qëllimit të dy uebfaqeve gjegjëse.

“Uebfaqja e MPJ-së së Kosovës është në përgjithësi më moderne, por faqja e Qeverisë së Serbisë nuk ka karakter promovues. Dizajni të cilin e shohim në uebfaqen serbe është së paku dhjetë vjet i vjetër, por duket se është menduar për përdorim të brendshëm, dhe jo për qëllime promovuese”, thotë Varagiç, transmeton lajmi.net. Varagiç thekson se është fare e qartë se uebfaqen e MPJ-së e kanë punuar ekspertë dhe së është faqe bashkëkohore, me dizajn të bukur dhe atraktiv.

Gjithashtu, Varagiç thotë se do të jetë shumë interesante të shihet reagimi i Serbisë, dhe se a do ta angazhojnë serbë dikë (dhe kë) për të arritur te grupi qëllimor. Ai pret që delegacioni serb do të vendosë për të investuar më shumë në lobim përmes rrjeteve sociale.

Një analizë të detajuar të dy uebfaqeve e ka ofruar edhe studio “Mida”, e cila punon në zhvillimin e uebfaqeve promovuese.

“Pas analizës së dy uebfaqeve, qëllimi i të cilëve është i ngjashëm, por nga dy aspekte të ndryshme, edhe për përdoruesin më të zakonshëm është fare e qartë në shikim të pare se cila faqe e internetit është përgatitur për qëllime marketingu, e cila për qëllime informative.

Kosovoinunesco.com është pa dyshim produkt i një agjencie profesionale të marketingut me një portofol dhe përvojë ndërkombëtare në zhvillimin e uebfaqeve të niveleve më të larta dhe të orientuara nga marketingu, të cilat mund t’i shohim vetëm te kompanitë multinacionale”, thotë për “BLIC” Nikolla Pantoviç, drejtor në “Mida”. Ai shton se MPJ e Kosovës sigurisht “nuk e ka angazhuar rastësisht një agjenci të tillë”. “Krijimi i një uebfaqeje të tillë kërkon angazhimin e një ekipi prej ekspertë në fushat e dizajnit, programimit, shkrimit kreativ dhe marketingut. Është interesante se agjencitë të cilat e kanë përgatitur këtë uebfaqe e kanë për klient edhe USAID-in. Kjo faqe është bërë për qëllime promovuese, prandaj edhe domeni është blerë ekskluzivisht për këtë qëllim”, thotë Petroviç.

Next Post

Çudia në Tiranë, në Bllok zaptohen parkingjet me numër nipti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In