• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediat/ Skandali diplomatik përfshin Konsullatën dhe Ambasadën e Kosovës në Tiranë

by Java News
29/04/2020 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i Konsullatës së Përgjithshme në Tiranë, Halim Krasniqi, në përfundim të mandatit, është ballafaquar me akuzën për sulm fizik nga një vartëse e tij. Punonjësja e Konsullatës (emër i njohur për redaksinë) është ankuar se Krasniqi e ka sulmuar fizikisht brenda objektit ku ndodhet edhe Ambasada e Kosovës në Tiranë.

Gazeta ka arritur ta sigurojë letrën që kjo zyrtare ia ka dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përkatësisht ministrit Glauk Konjufca. Rrëfimin e tij për ngjarjen e ka dhënë edhe konsulli i përgjithshëm Krasniqi, po ashtu, nëpërmjet një letre dërguar MPJD-së.

Pas interesimit të gazetës që të marrë një qëndrim prej shefit të Konsullatës ka telefonuar vetë Krasniqi. Ai ka refuzuar të flasë për rastin, teksa ka kërkuar disa herë që të mos botohet artikulli për incidentin në Tiranë, pasi, sipas tij, “kjo nuk përbën lajm”. Përderisa çështja është duke u trajtuar në MPJ, edhe punonjësja ka refuzuar të deklarohet për gazetën. Rasti është duke u trajtuar në Komisionin për Grada dhe Disiplinë, instancë kjo që merret me incidentet më të rënda në misione diplomatike. Skandali ka ndodhur 15 ditë pasi ministri Konjufca ka propozuar tërheqjen e Krasniqit nga Konsullata, për shkak të përfundimit të mandatit katërvjeçar.

Mosmarrëveshjet që kulmuan me sulm fizik

Në letrën dërguar Ministrisë, punonjësja administrative shkruan se mosmarrëveshjet e shumta me shefin e Konsullatës më 15 kulmuan me sulm fizik. Ajo ka thënë se është detyruar të shkruajë nga email privat, pasi me “porosi” të konsullit Halim Krasniqi i janë bllokuar edhe emailet zyrtare.

“Gjatë gjithë kësaj kohe që unë jam pjesë e misionit tuaj në Shqipëri, jam përpjekur maksimalisht të punoj në mënyrë të dinjitetshme e me profesionalizëm për detyrat që më janë caktuar. Jam munduar të fitoj respektin e kolegëve dhe diplomatëve dhe të jem e kujdesshme në përfaqësimin jo vetëm të institucionit, por edhe shtetit të Kosovës”, shkruan në letrën të cilën gazeta e publikon pa ndërhyrje.

Punonjësja, e cila ka thënë se në Konsullatë është angazhuar prej vitit 2018, ia ka kontestuar konsullit Krasniqi përgatitjen profesionale për ushtrimin e këtij posti.

“Megjithatë jam përballur me shumë sfida për shkak të një njeriu, që figurën e cilit nuk di njeri si ta vlerësojë, as profesionalisht as personalisht (si individ). Shumë mosmarrëveshje duke nisur që nga mënyra e komunikimit dhe kërkesat pasi vitet e arsimit të atij personi bien ndesh me funksionin e lartë që mban ai post, ka pasur midis meje dhe konsullit Halim Krasniqi”, shkruan në letrën, e cila ka shkuar në adresë të Konjufcës, si dhe të drejtorit politik në MPJD, njëherësh ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm, Glauk Konjufca./ Koha.net

g.kosovari

Next Post
Kina po instalon kamera jashtë shtëpive të njerëzve, shkak bëhet koronavirusi

Kina po instalon kamera jashtë shtëpive të njerëzve, shkak bëhet koronavirusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Tirana mirëpret Samitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In