Mediat serbe kanë shkruar se NATO ka zhvilluar stërvitje ushtarake në Kroaci.
Siç ka shkruar portali serb alo.rs. përcjell Telegrafi, ushtria kroate dhe sllovene kanë mbajtur një stërvitje ushtarake dy ditore, stërvitje këto të nën kujdesin e aleancës së NATO-s.
“Ushtrimi ka përfshirë rreth 2.000 ushtarë, në mesin e tyre ishin ushtarë nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, me përjashtim të Serbisë. Municionet e përdorura ishin të NATO-s, të përbëra kryesisht nga armët amerikane”, ka shkruar ky portal.
Portali në fjalë ka bërë të ditur se poligoni në Slunj, mbulon një sipërfaqe prej rreth 200 kilometra katrorë, duke e bërë atë të dytin më të madh në Evropë – e stërvitjet u ndoqen nga aeroplanët amerikanë F16. /a.m.